21/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

21 prill 1998

SHBA shpëton “Nanon 4”

Fino kalon. Shpërblime për ministrat e hequr Brokaj mbi Rendin e SHIK-un, Vukaj në Moskë Pas ndërhyrjes së Linos, mbrëmë armpushimi mes Kryeministrit dhe Presidentit Fino kalon. Shpërblime për ministrat e hequr. Brokaj mbi Rendin e SHIK-un, Vukaj në Moskë TIRANË - Lino ndërmjetëson sherrin Nano-Meidani. Ambasadorja amerikane, për tërë këtë periudhë është parë në dyert e Kryeministrisë dhe Presidencës. Ndërkohë, që dje ajo ka qëndruar për gati tre orë me Nanon në takim, para se ky i fundit të niset drejt Meidanit. Ndërkaq, zyrtarë të lartë shqiptarë kanë pohuar faktin se ambasadorja ka pasur pjesën e vet në ndërmjetësimin e paqes në konfliktin e krijuar mes krerëve të shtetit. Çeka, nga ana e tij, ka hedhur poshtë zërat se Lino merr pjesë drejtpërdrejt në krijimin e Qeverisë, ndërsa ka siguruar se ajo qëndron larg ndikimeve mbi faktorin shqiptar. Por, kompromisi mes Nanos e Meidanit ka sjellë të mira dhe për të larguarit do të shpërblehen me të tjera poste. “Për të mos shkaktuar trauma”, e shpjegoi një politikan këtë lëvizje. rrezikshme që mund të prishte ekuilibrat e brishtë ndikuan aq fort në kompromisin Nano-Meta ishte vetë Mariza Lino, zëri i Departamentit të Shtetit për politikanët shqiptarë në stuhí. Sikurse del tani – pas paqes, politikanët e të gjithë palëve flasin me lehtësisht – Lino ka qenë në nga njerëzit më aktive në pak metrat që ndajnë selinë e Kryeministrisë nga ajo e Presidencës. Jo vetëm në dy ditët e fundit, që ka qenë një week-end thuajse i djegur për ambasadorësh, por edhe ditët që i kanë paraprirë atyre kanë qenë të mbushura me takime e kontakte të shumta, jo vetëm për të mësuar, çka do të ishte normale, por edhe për të ndërmjetësuar deri sa të arrihej zgjidhja në zullmën e krijuar nga përplasja e dy institucioneve më të larta të shtetit. Lino këtë e ka bërë me një zell të pazakontë për një diplomat në kohë përplasjesh e krizash politike. Motiv i parë që të shkon ndër mend është se ky është roli i diplomatëve perëndimorë në një vend, ku institucionet e demokracisë nuk janë mësuar edhe aq të shkojnë mirë apo të debatojnë me njëri-tjetrin. Por kjo që lë kushtuar zonja Lino takimeve të saj të shumta, këmbëngulja në paqtimin e palëve dhe me pas heshtja e tyre, pasi ajo dilte nga zyrat e Kryeministrisë apo te Presidencës, na kanë shtyrë të kërkojmë shkaqe të tjera, edhe më të forta sesa një konflikt i ...

Kosova frika e vërtetë e USA

Fatos Baxhaku Të mëdhenjtë e politikës shqiptare janë përfshirë nga ethet e ndryshimeve. Një Kryeministër që dëshiron të ndryshojë disa nga personazhet e kabinetit të tij, një President që nuk është edhe aq i bindur për motivet e hapave që ka hedhur kryetari i partisë që e ka sjellë në krye të shtetit, një administratë që mbetet në pritje të emrave të rinj dhe, në fund, shumë debate e polemika, sikur të kishte mbërritur “fundi i botës”. Në fakt “fundi i botës” nuk kishte ardhur, por diçka e rrezikshme që mund të prishte ekuilibrat e brishta në kufijtë po aq të brishtë shqiptarë, duket të ketë ndodhur, përderisa në krye të negociatorëve të huaj që dje ndikuan aq fort në kompromisin Nano-Meidani ishte vetë Mariza Lino, thjesht e institucional. Njëra syresh mund të ishte një fjalë, të cilën shtypi i sotëm e ka lënë disi në harresë, falë zhurmës politike që u bë kohët e fundit në Shqipëri. “Kosova”, ky është emri që u intereson më shumë amerikanëve dhe aleatëve të tyre evropianë. Pikërisht nga ky emër duhet të nisemi për të kuptuar më mirë ndërmjetësimin e zellshëm të Mariza Linos në favor të paqes Nano-Meidani. Të tjerë amerikanë të rëndësishëm, duke përfshirë edhe shefin e Linos, Talbot, i cili takoi Meidanin e Nanon të shtunën nuk kishin në gojë gjë tjetër veçse këtë emër. Në politikë ka gjëra që nuk thuhen asnjëherë në mënyrë të prerë, ose që thuhen vetëm mbas shumë vjetësh, kur protagonistët e sotëm të nisin të shkruajnë kujtimet e tyre.

INTERVISTE Imami: Ja zgjidhja ime

Në faqen 2

GODO Fajin e ka Nano

Në faqen 2

FINO Meidani s'e ka me mua

Në faqen 2

Meidani dhe Nano

Në pranga rojet e Berishës

Arrestohet edhe ish-badigardi i Hajdarit TIRANË - Dy bodyguardët e Sali Berishës dhe Azem Hajdarit, arrestohen në akuzen e implikimit në tragjedinë e Urës Vajgurore. Sokol Ndreu dhe Gjelosh Miri, mësohet të kenë qenë protagonistë të ngjarjes, ndërkohë që i dyti ka biseduar me tre kryerë të opozitës vetëm disa orë para se të ndodhte tragjedia. Por, sipas njerëzve që merren me hetimet, në të kanë qenë edhe socialistët. Konflikti, i cili ka ndodhur vetëm mes dy bandave është i inspiruar nga shërbimet e shtetit dhe politikanët. Për momentin janë zbuluar vetëm rastet dhe autorët e tyre, ndërsa faza e dytë e hetimeve do të zbardhë burimet financiare dhe qëllimin e vërtetë të masakrës. Në faqen 4 Nga mitingjet e PD

Plehrat, kaos në Bashki

GAZETA e të enjtes Plehrat, kaos në Bashki TIRANË - Plehrat përcajnë Bashkinë e Tiranës. Përfaqësuesit socialistë në Këshillin Bashkiak i kanë kërkuar kolegëve të tyre opozitarë që të paraqesin në mbledhjen e të premtes një material me të dhëna të hollësishme me shkaqet që e kanë çuar në këtë gjendje pastrimin e kryeqytetit. Në faqen 5

Ndarja e tokës sherr i ri në Vlorë

VLORË - Ndarja e tokës sherr i ri në Vlorë. Është rikthyer komisioni që do të zgjidhë konfliktet e mëdha të pronave në qytet dhe në fshatrat përreth. Këtë herë janë bërë listat e pronarëve që për vite me radhë kanë pretenduar për pronat në pikat turistike të qytetit. Në faqen 7

Fajdet

PD: "Nano fshiu emrat" TIRANË - Berisha akuzon Arapin se më urdhër të Nanos, ka fshirë nga listat e fajdeve, emrat e 192 pushtetarëve të sotëm dhe të njerëzve të afërt me ta. “Ata kanë përfituar në mënyrë të paligjshme 160 milionë dollarë dhe në për këtë kemi fakte”. Sipas tij vetëm ministri i Financave, ka marrë nga “Cenaj”, plot 700 mijë dollarë. Deklaroi se do bëhen publike emrat e të gjithë atyre që kanë përfituar. Në faqen 9

Policia arreston dy barbarët

SHKODËR - Zbulohen barbarët e kufomës tropojane. Prokuroria ka mundur të gjejë dy personat, të cilët paraditen e 15 prillit vranë me një plumb në kokë Qazim Hasajn e më pas i vunë zjarrin. Kufoma gjysmë e djegur, e gjetur nga disa femra tek grumbulli i madh i plehrave të qytetit, shkaktoi bujë, për faktin se ishte e para herë që ndodhte një barbarizëm i tillë. Në faqen 6

“Droga, plaga e vjetër e të rinjve durrsakë”

DURRËS - “Droga, plaga e keqe e Durrësit”. Në një intervistë, njëshi i policisë së Durrësit, Makuculli, deklaron se qyteti është goditur rëndë nga helmi i bardhë. Ai gjithashtu ngre si problem kryesor ndërtimet pa leje, të cilat duhet të zgjidhen një ditë. Në faqen 8

Berisha në skenë sherr në Itali

Të hiqet nga Canale 5 Pas sherri në Itali. Opozita shqiptare në qendër të vëmendjes me liderin e saj Berisha, por këtë herë si protagonist i skeçit në Canale 5 “Striscia la Berisha”. Është ngritur në këmbë “shoqata italo-shqiptare e emigrantëve”, e cila - sipas Ansa-s - në një konferencë shtypi në Milano ka kërkuar të ndërpritet menjëherë humori me protagonistë shqiptarët. “Nuk mund të bëhet humor me defektet e shqiptarëve në televizion, kanë thënë ata. “Kemi marrë shumë protesta për sa i përket përmbajtjes fyese të programit të drejtuar nga Gene Gnocchi dhe Tullio Solenghi”. Në fakt, në Itali, ekziston një ligj, i cili mund të ndalojë emisione të ndryshme televizive ofenduese ndaj nacionalizmit. Imazhet e “Striscia la Berisha” arrijnë dhe në këto anë të Adriatikut dhe me gjithë vlerësimin për dy komikët e njohur italianë, mbetet pjesa me më pak humor, në gjithë programin satirik. Emisioni, nisi në një periudhë kur në krye të shtetit shqiptar qëndronte Sali Berisha, mbahet, italianët duhen informuar, se situata politike në Shqipëri ka ndryshuar. Në konferencën e shtypit ka folur dhe Admir Nocaj, zëdhënësi i shoqatës që konsiderohet si “më përfaqësuesja e shqiptarëve që banojnë në Itali”. “Humori i komikëve është përqendruar në një stereotip - thotë Nocaj - negativ dhe ofensues për ne, ndaj kemi kërkuar që të ndërpritet menjëherë ajo pjesë e programit, e cila kërkon të bëjë humor me shqiptarët, por pa pasur asgjë në bazë të asaj që na karakterizon me të vërtetë”.

Luftë në kufi Serbët kapin pesë

Deçani i përfshirë nga flakët BEOGRAD - “Terroristët” shqiptarët sulmojnë serbët. Ka qenë një komunikatë ushtarake e cilësuar nga Tanju, ajo që jep lajmin për një konfrontim mes 5 shqiptarëve, të cilët kërkonin të kalonin kufirin dhe një njësie të ushtrisë jugosllave. Sipas këtij burimi, konfrontimi u zhvillua në afërsi të gurit kufitar C 6/4 dhe the nuk pati asnjë viktimë nga asnjëra palë. Po sipas serbëve kishin shqiptarët, ata që hapën zjarr të parët dhe më pas morën përgjigjen e patrullës, e cila i shpërndau. Komunikata vazhdon me njoftimin se shqiptarët u larguan në drejtim të kufirit të tyre. Ndërkohë edhe Ministria Jugosllave i ka bërë protestë të fuqishme ambasadës shqiptare, duke i cilësuar incidentin si shumë të rrezikshëm. Në faqen 4

URA VAJGURORË / Përgjegjës Sokol Ndreu dhe Gjelosh Miri

Viz at italiane: Ja emra të rinj

Vizat italiane: Ja emra të rinj Lista me 188 personat që janë gati për t’u nisur Në faqen 12

Njoftim: TELE-BINGO-2 KOMBËTARE

LISTA E ÇMIMEVE FITUESE TË SHORTIT TË DATES 19.04.1998 TE TELEBINGO KOMBËTARE ÇMIMI MINI - BINGO Fitoni çmimin Mini - Bingo me vlerë 4000 lekë të gjitha biletat me Nr 2352 ÇMIMET E MEDHA Fitojnë të drejtën e konkurimit për çmimet e mëdha. Bileta Nr 2352 Seri 774; Bileta Nr 2352 Seri 724; Bileta Nr 2352 Seri 670787 26 prill 1998 për të ndarë: NJE APARTAMENT; NJE AUTOVETURE; NJE UDHETIM TURISTIK. ÇMIMET PLOTESUESE: Fitojnë çmimin e tretë plotësues me vlerë 60 lekë të gjitha biletat e Serisë 764 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e dytë plotësues me vlerë 180 lekë të gjitha biletat e Serisë 766 (pavarësisht nga numri i biletës) Fitojnë çmimin e parë plotësues me vlerë 300 lekë të gjitha biletat e Serisë 788 (pavarësisht nga numri i biletës) Fituesit e çmimeve Plotësuese dhe Mini - Bingo mund t’i tërheqin ato pranë çdo pike shitjeje të Tele - Bingos dhe Toto - Futbollit. Fituesit e çmimeve të mëdha duhet të kontaktojnë menjëherë me Telebingo Kombëtare me numër telefoni: 414 - 29. Për shortin e ardhshëm janë hedhur në treg 100 Serí me numra nga 001 - 100.