24/04/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 prill 1998

Klosi të SHIK-un?

MBASE NE VEND TE TU VIJEN BARE TIRANE - Fatos Klosi do të shkarkohet? Zëvendësimet në Ministrinë e Brendshme kanë përcaktuar dhe detyrat e reja të të lëvizurve. Zërat e drejtuesve të rendit për emërimin e Bares në krye të departamentit të sigurimit, kanë tronditur pozitat e Klosit. Pas kalimit të kompetencave të DSK, ish-SHIK-ut, në duart e Kryeministrit, zëvendësimi i injëriu të Meidanit nuk ka habitur askënd. Në faqen 3

Kosovë, 22 të vrarë në kufi

Dy helikopterë serbë në hapësirën shqiptare, ushtria në alarm PRISHTINE - Gjak në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas burimeve serbe të servirura nga ANSA dje në kufi janë vrarë 22 shqiptarë. Ndërkohë në përgjigje të kësaj shifre burimet e Prishtinës në Tiranë thonë se 16 prej tyre janë serbë të tjerë shqiptarë. Ndërkohë situata vjen e po rëndohet, sidomos tani në prag të mbledhjes së ardhshme të Grupit të Kontaktit, ku pritet të shqyrtohet edhe çështja shqiptare dhe helikopterë të vendosur shumë për Kosovën është në qendër të vëmendjes. Sipas Ilir Çanos dje në orët e mesditës janë parë të fluturojnë mbi hapësirën shqiptare dy helikopterë serbë. “Gjithçka është ka qenë në gjendje gadishmërie numër një. Ne u munduam që të vepronim me maturi që të mos binim pre e provokimeve serbe”, vazhdoi për Gazetën Çano. Në faqen 12 22 të vrarë në një përleshje të paralajmëruar verën, të shtënat e topave serbë që bëjnë kërdinë mbi shtëpitë e shqiptarëve të pambrojtur. Thuajse në të njëjtat orë politikanët shqiptarë e kishin mendjen diku tjetër. Do të bëhen apo jo më në fund ndryshimet në qeveri? Cilat do të jenë emrat e rinj të kabinetit Nano dhe a do t’i pranonte Presidenti Meidani ndryshimet e fundit? Do të bëhet de-kretimi? A u arritën kompromiset që fliten nëpër dhëmbë në takimet e fshehta të politikanëve shqiptarë? Këto pyetje i lodhin jo vetëm politikanët shqiptarë, por edhe morinë e njerëzve që i mbajnë përditë sytë e mbërthyer mbi ekranet televizive apo mbi gazetat më të mëdha. Krismat në kufi kanë nisur të bëhen gjithnjë e më këmbëngulëse, njëjësöj sikur të thuash: “Ç’bëhet me Ministrin?” Kësaj pyetjeje i sigurisht politika shqiptare nuk e di si t’i përgjigjet. Masa të jashtëzakonshme gadishmërie, zgjatimi i gjuhës, shtabe të posaçme, të gjitha këto kërkojnë, ma do të kishin kuptim sikur shqiptarët të mos e dinin kushtet katandisur ushtria e tyre. Depot e armëve të…

Agolli-Nano, nis sulmi II

Shkrimtari i vjetër hidhet në krahun e Presidentit: Fajin e ka Kryeministri “Po shndërrohen në Qeveri klanesh, nesër do jetë vonë” Meidani rrufè në Parlament. Brokaj jep dorëheqjen Shkrimtari i vjetër hidhet në krahun e Presidentit: Fajin e ka Kryeministri Agolli-Nano, nis sulmi II “Po shndërrohen në Qeveri klanesh, nesër do jetë vonë” Meidani rrufè në Parlament. Brokaj jep dorëheqjen TIRANE - Dritëro Agolli sulmon Nanon: ka tendenca për një shtet politiko-shoqëror me kahje autoritariste. Shkrimtari i njohur dhe shpirti rebel i PS, ka komentuar mesazhin e Meidanit, duke qëndruar në të njëjtat gjashtë valë me deklaratat e Presidentit. Por, dhe në të njëjtën kohë duke e futur edhe më thellë tehun e kritikës së tij. Agolli, nuk ka nguruar aspak të përgjigjet në telefon për Gazeta Shqiptare, pa hezituar ka nisur duelien e dytë me Nanon. Në faqen 3

MBROJTJA E HARRUAR

Skifterí Në Kosovë kanë nisur të gjëmojnë topat serbë. Në krahun këtej vijës kufitare, që mban emrin kufi shtetëror kanë mbërritur mbrëmë lajmet që mbajnë erë gjak. 22 të vrarë në një përleshje të palajmëruar vërtet, por që duhej parashikuar. Në Kukës edhe mbrëmë janë dëgjuar të shtënat e topave serbë që bëjnë kërdi mbi shtëpitë e shqiptarëve të stërpërulur. Thuajse në të njëjtën orë politikanët shqiptarë e kishin mendjen dhënëruar, ushtarët e pakët që e kryejnë detyrimin e tyre të detyruar më shumë nga ndjenja e frikës prej ligjit të dobët dhe jo prej ndonjë arsyeje tjetër, më në fund një “aventurë” ministrore, e sajuar prej kush e di se cilës konjukturë dhe një ushtri pa Ministër të Mbrojtjes. Kjo është panorama mjerash që u paraqesin politikanët e pushtetarët shqiptarëve që dëgjojnë të trazuar lajmet e përligjurа që vijnë nga përtej kufirit të blin(d)uar. Dje, më në fund, Brokaj, me një gjest personal i dha fund angarësisë që kishte përfshirë dikasterin e tij, aktualisht më të rëndësishmin për krejt vendin, atë të Mbrojtjes. Tani nuk pritet veçse dekretimi i Ministrit të ri, por ka shumë gjasa që edhe kjo punë të vonohet në inatet mes institucioneve dhe politikave shqiptare. Ndërkaq topat e serbëve vazhdojnë të bëjnë kërdinë, madje sipas burimeve zyrtare, helikopterët të tyre hyjnë në hapësirën ajrore shqiptare të pashqetësuar prej askujt. Edhe në emër të atyre që përditë përballen me dhunën e njëres palë makinave ushtarake më mizore në Evropë, por edhe në emër të logjikës më elementare duhet thënë pyetja: A ja vlen një debat i cili në fund të fundit do të jetë pa u përfunduar, a ndryshimin e emrave në një kohë që gjithë e gjëjet e Ballkanit kanë nisur të trazohen sërish? Përgjigjen duhet ta japin si gjithnjë të mëdhenjtë. Le të shpresojmë se do t’ia vënë gishtin kokës.

Kriza e Qeverisë

Majko i përgjigjet Presidentit: Foli shumë por s’i tha gjë TIRANE - “Prisja një mesazh ndryshe nga Presidenti Meidani”. Pandeli Majko, sekretar i Përgjithshëm i socialistëve duket i pakënaqur nga mesazhi i Presidentit për parlamentarët. “Të them të drejtën prisja një mesazh për gjendjen e rënduar në Kosovë”. Në faqen 2

GAZETA e Shkodrës telefonat, 9 mijë numra të rinj

SHKODER - Në qershor mendohet që Shkodra të komunikojë me homologët e saj brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet 9 mijë numrave telefonik. Kërkesat e shkodranëve për një “alo” në shtëpitë e tyre janë shumë më tepër se kaq. Në faqen 6 GAZETA e Vlorës

Kushtetuesja:

M. Leka Kreditorët do shpërblehen

Kakavijë Ndalohet 33 kurdë

Kushtetuesja: Abdiu pas Gjatës

TIRANË - Deputeti Fehmi Abdiu në krye të Gjykatës Kushtetuese. Parlamenti ka miratuar dje kandidaturat e tre anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë. Abdiu, Sokol Sadushi dhe Hajredin Fuga do zëvendësojnë vendet e mbetura bosh pas heqjes së shortit të Kushtetueses. Në këtë mënyrë janë plotësuar të gjitha emërimet e anëtarëve të kësaj gjykate.

Kreditorët do shpërblehen nga konjaku

TIRANË - Kreditorët e M. Lekës do të jenë viktima me fat të fajdeve. Firma administruese “Deloitte & Touche”, ka gjetur një blerës për fabrikën e konjakut ande (?), çmimi i shitjes do të jetë shumë afër borxhit që u ka ende M. Leka kreditorëve. Kjo fabrikë është investimi më i madh i firmës “M. Leka”, dhe është vlerësuar si fitimprurëse nga ana e administratës. Falë numrit të vogël të kreditorëve, që kanë derdhur para tek M. Leka, kjo shitje i jep garanci përshlyerje gati të plotë të kapitaleve të derdhura.

Ndalohet 33 kurdë klandestinë

GJIROKASTËR Bilokadë antiklandestinë në pikën kufitare të Kakavijës. Policia rajonale ka ndaluar, dje në mëngjes, 33 kurdë, të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin shqiptar. Bashkë me të huajt u ndalua dhe një shtetas shqiptar nga Fieri, i cili ndihmonte kurdët të futeshin në Shqipëri. Në orët e para të mëngjesit, sipas burimeve të policisë, një grup kurdësh kanë tentuar të kryejnë kalimin ilegal të pikës kufitare shqiptare, por roja i kanë diktuar ata dhe i kanë ndaluar.

Reportazh, shtëpi e zhurur në ujë

GAZETA e Vlorës VLORË - Një lagje e tërë në Vlorë vuan prej vitesh nga përmbytjet. Banorët e saj kanë kaluar një jetë me çizme llastiku në këmbë për të kapërcyer ujin e përhershëm para shtëpisë së tyre. Tani ky ujë po hiqet, por rreziku i epidemive mbetet sërish në derë të shtëpisë.

Kantinës i shterojnë pijet

GAZETA e Durrësit DURRËS - Kantinës “Gjergj Kastrioti” i shterren pijet dhe pas kësaj largon punëtorët. Justifikimi sipas drejtorisë ishte pamundësia e pagesës për shkak të pakësimit të prodhimit në këtë fabrikë. Ndërsa punëtorët e larguar protestojnë duke akuzuar për paaftësi profesionale drejtuesit aktualë të ndërmarrjes.

Hetim mbi 300 firma s’kanë paguar doganën

“Përfituan gjatë trazirave të vitit kaluar” TIRANË - Në akuzë 300 firma që nuk kanë paguar taksat doganore. Mosfunksionimi i doganave në pikat kufitare jugore gjatë muajve të parë të vitit të kaluar, i ka lejuar tregtarët që t’i shpëtojnë tatimit. Por megjithatë çdo automjet i kaluar është dokumentuar saktë dhe tashmë prokuroria ka nisur ndjekjen penale ndaj këtyre personave. Në rast të kundërshtimeve ndaj tregtarëve rebelë do të veprojnë organet përkatëse. Prokuroria Përgjithshme

Të nderuar aksionerë,

Banka Arabe Shqiptare Islamike / Arab Albanian Islamic Bank Banka Arabe Shqiptare Islamike Arab Albanian Islamic Bank Aksionerëve të respektuar të BANKËS ARABE SHQIPTARE ISLAMIKE Të nderuar aksionerë, Për arsye të pa shmangshme, Mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme dhe Mbledhja e Jashtëzakonshme e Asamblesë së Përgjithshme e Bankës Arabe Shqiptare Islamike, e cila do të mbahej në 28/04/1998 në Tiranë, është shtyrë, dhe këto mbledhje tani do të mbahen në 12/05/1998 në Tiranë në të njëjtin vend dhe në të njëjtën orë. Rendi i ditës i këtyre mbledhjeve do të jetë si më poshtë: Rendi i ditës i Mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme 1. Raporti i Këshillit Drejtues për vitin 1997. 2. Miratimi i Bilancit dhe i llogarisë humbje-fitimi. 3. Emërimi i Kontrolluesit të Jashtëm për vitin 1998 dhe caktimi i shpërblimit të tyre. 4. Shkarkimi i Anëtarëve të Këshillit Drejtues nga përgjegjësitë e tyre për punët që ata kanë kryer. 5. Raporti i Këshillit Fetar. Rendi i ditës i Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Asamblesë së Përgjithshme 1. Reduktimi i kapitalit të Bankës nga 20.000.000 US $ në kap ital në euro të realizueshëm, sipas rekomandimeve të Kontrolluesit të Jashtëm. Përshëndetje të sinqerta, Suleiman El-Khorali Kryetari i Këshillit Drejtues Banka Arabe Shqiptare Islamike