Ja dokumenti sekret i mashtrimit të Alimucajt
Kështu 205 mijë kreditorë do marrin paratë
Bosi i fajdeve në burg edhe 15 ditë. Akuza dhe bankierëve
Alimucaj ka shitur kapitalet e VEFA-s në Amerikë. Bosi i kompanisë ka justifikuar në këtë mënyrë kthimin e borxhit të kreditorëve. Ndërkohë hetuesit paraqesin provat e mashtrimit të fundit të Alimucajt. Ai tashmë është vetëm një nëpunës i thjeshtë dhe nuk mund të shesë pronat e kompanisë. Prokurorët kanë zbuluar mekanizmin e plotë të zhdukjes së parave. Në këtë lojë, me sa duket, janë futur dhe drejtuesit e bankave.
Në faqen 12
TIRANE - Qeveria miratoi projektligjin që do të shpërblejë 205 mijë shqiptarë. Kaq është numri i atyre që kanë humbur paratë në 9 firmat më kryesore rentiere. Vetëm te Gjallica, e para shumë që i dërgoi revolt, kanë humbur kursimet 81 mijë vetë, shumica e të cilëve kanë shumë marrëdhënie. Ndërsa i parave, do fillojë pas 30 qershorit. Ata që kanë depozituar në valutë, që janë 66 për qind e kreditorëve, kthimet do logariten në bazë të kursit mesatar të ’95 dhe ’96. Kreditorët që do të shlyhen të parët, ata që kanë nën 2 mijë dollarë, janë 108 mijë.
Në faqen 9
Vehbi Alimucaj me pranga dje në shkallët e Gjykatës së Tiranës
(Hektor Pustina)
Vehbi Alimucaj me pranga dje në shkallët e Gjykatës së Tiranës (Hektor Pustina)
Vizat italiane: Ja emrat e rinj
Lista me personat që janë gati për t’u nisur
“Sportello” i Vizave Italiane
te
GAZETA SHQIPTARE
Dërgoni letrat tuaja tek: Rr. Dibrës 370 Tiranë
Përgjigjuni konsullit italian
në faqet e “Gazeta Shqiptare”
Viz[a]t italiane:
Ja emrat
e rinj
Lista me personat që janë
gati për t’u nisur
Në faqen 12
Pajtimi politik: iluzion i Nanos
Opinion Pajtimi politik: iluzion i Nanos Neshat Tozaj Po i hedhim një vështrim të shpejtë zhvillimeve që qeverisjes në të kaluarën, do të vëmë re se ajo kanë mbështetur në dy kritere themelore: kryesisht besnikërinë ndaj atij që mbante pushtetin dhe rrallë ose aksidentalisht në aftësitë. Në të gjitha sistemet qeverisëse që kemi kaluar (Zogu, Hoxha, Berisha) besnikëria ka qenë kriteri prioritar. Është fatkeqësia e shqiptarëve që në disa larg krye të nëpunësit të shtetit, besnik ndaj ligjit, ndaj popullit të vendit të vet dhe dhe ndaj atdheut që i përket. Ama është fakt që në parapa besnikërie që kërkese bi dhe “thyen qafën” kriteri i aftësisë. Ja përse nuk kanë për të na ecur kurrë mbarë punët tona. Unë e kuptoj dëshirën e mirë të Kryeministrit të sotëm Nano për “bashkëjetesë”, për “gjithpërfshirje”, e kuptoj shumë mirë që politika e “përjashtimit” e Hoxhës dhe e Berishës ishin një akt antikombëtar, mirëpo në këtë pikë kyçe duhet evituar gabimi, që ka qenë tashmë rrezikun e madh të dëshmtimit në një program qeverisjeje me Votbesimin e Parlamentit. Për t’u treguar “europian” tingëllon bukur termi “bashkëqeverisje”, mirëpo në Shqipëri ky term dhe kjo praktikë është krejt eklipsuese. Në atëdhunë tonë të dashur Shqipëri, gjatë një periudhe 46-vjeçare, ku ka pasur “fitimtarë” dhe “të mundur”, ku është aplikuar lufta e klasave dhe deklaruar e proletariati, është e pamundur të pranohen “kohabitationin”. Ja përse Berisha, duke njohur mirë të kaluarën, i thërritet të gjitha përbashkësi: ai e ruajti diktaturën dhe e përçau atë deri në... luftën e klasave duke vënë në pushtet klasën dhe i përsekutuar. Berisha bëri të pamunduren për të krijuar një shtresë të re ku të mbështetej PD. Kjo shtresë e lejuar ta pasurohej me gjitha mjetet. Ja përse besnikëria i shërben atij për ta mbajtur me hekur e zjarr pushtetin. Atë nuk e gruan asnjë ndërgjegje, që nuk ua ktheu pronarëve të ligjshëm pasurinë e tyre, por ju dha pasurinë min-tarëve dhe furri njërezve pa skrupuj moralë. Qeverisja e sotme socialiste në koalicion është një murgën e suksesit apo po shkon drejt katastrofës së plotë? Për fat të keq, Nano kërkon që shqiptarët, të cilët, duke qenë opozitarë, e quajnë njëri-tjetrin armik dhe ve-pronjë si armiq të hapur me njëri-tjetrin, i merr për francezë apo për evropianë të tjerë, të rritur në sisteme demokratike që ende sot nuk janë perfekte. Ata që kanë punuar për PD janë kryesisht njerëz të komprometuar me mënyrë mynyra, pranaj kur PS i Vijon në faqen 12
Ceka: Më hoqën për t’i bërë qejfin opozitës
INTERVISTE / ISH-MINISTRI I BRENDSHËM NË VENDIN E HAJDARAGËS
TIRANE - Neritan Ceka merr postin e Hajdaragës. Vendi vakant i Komisionit të Rendit dhe SHIK-ut është plotësuar dje, kur Parlamenti ka zgjedhur liderin e PAD në krye të këtij Komisioni.
I zgjedhur ka mbetur ish-sekretari i shtetit në Ministrinë e Brendshme, Ndre Legisi, i cili ka hapur rrugë Cekës në këtë post, duke përmbysur të gjitha parashikimet. Legjisi ka qenë kandidatura më e përfolur për të kaluar në krye të Komisionit, pas emërimit të Hajdaragës në postin e ministrit të Mbrojtjes, në vend të Sabit Brokaj. Ish-ministri i Brendshëm Ceka flet për “Gazeta Shqiptare”, dhe shpjegon: Largimi im ishte veprim politik për të plotësuar edhe një kërkesë të opozitës.
Në faqen 4
Havari: Zbulova korrupsion në burgje
Akuza të rënda nga Drejtori i Burgjeve për Ministrin e Drejtësisë
Akuzë të rënda nga Drejtori i Burgjeve për Ministrin e Drejtësisë
“Shkarkimi im, hakmarrje personale e Kondit”
TIRANË - Pezull ohet nga detyra Mit’hat Havari. Ministri i Drejtësisë ka propozuar shkarkimin e tij, duke e justifikuar këtë veprim me ligjin e ri të organizimit të Drejtorisë së Burgjeve. Sipas këtij ligji, kreu i burgjeve duhet të jetë civil. Kompetenca e Havarit do t’i marrë përkohësisht zv.ministri i Drejtësisë. Ndërkohë kreu i burgjeve vazhdon normalisht detyrën e tij. “Vetëm firma e Kryeministrit mund të më shkarkojë. Deri atë ditë unë do vazhdoj të zbuloj korrupsionin”, shprehet Havari. Dora e hekurt e policisë e quan këtë veprim si një hakmarrje të ministrit pas acarimit të marrëdhënieve mes tyre. Ndërkohë propo-zimi i Kondit nuk është firmosur ende nga Kryeministri.
Në faqen 4
Kondi Havari
Çarmatimi? Të vihen gjoba
GAZETA e Durrësit
Çarmatimi? Të vihen gjoba
DURRËS - Çarmatimi? Gjykatësit durrsakë impenjohen të propozojnë një rrugëzgjidhje. “Të vihen gjoba-thonë ata - në vend të burgut.” Mbase njerëzit, përballë detyrimeve financiare do të mendohen mirë të mbajnë ose jo një armë me vete, apo në shtëpi”. Edhe pse janë bërë disa ndalime për armëmbajtje, duket se kjo metodë nuk funksionon.
Në faqen 8
Shëndetësia “polic” i ushqimeve
GAZETA e Tiranës
Shëndetësia “polic” i ushqimeve
TIRANË - Zgjidhet konflikti i përhershëm mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Bujqësisë për kontrollin e ushqimeve. PHARE ka bërë ndërmjetësin mes dy institucioneve, duke i lënë vulën e kontrollit Shëndetësisë. Kështu licencat do t’i japë kjo e fundit duke vendosur se cilat firma ushqimore mund të treg-tojnë, pasi të jetë verifikuar origjina e mallit që ata u shesin njerëzve.
Në faqen 5
INSIG kundër policisë S’kontrollon sigurimet
GAZETA e Vlorës
INSIG kundër policisë S’kontrollon sigurimet
VLORË - Alarm i INSIG-ut në Vlorë: policia nuk kontrollon siguracionet e makinave që vijnë nga jashtë dhe për këtë shumë prej tyre ikin pa kontrolluar. Kështu këto ditë do të nisë një kontroll i rreptë nga vetë institucioni, për të kontrolluar dokumentin që është vula e tij përfundimtare. Megjithatë makinat vlonjate janë më të shumta me targa të huaja dhe me siguracione të skaduara. Insigu ankohet për ndihmën e policisë në zbulimin e mashtrimeve.
Në faqen 7
Boksieri Gjoni fajtor ish soz ia
SHKODËR / Lirohet pas gabimit
SHKODËR - Trajneri i boksit Zef Gjoni fiton lirinë, fajtor ishte sozia e tij.
Njeriu i përfolur i ngjarjes së Urës Vajgurore, mund të shkojë në shtëpi e që nesër të merret përsëri me dashurinë e tij, boksin. Akuzat e ngritura për Gjonin e ballafaqimet e shumta të prokurorëve nuk kanë bërë fajde. Njeriu i vënë në qendër të dyshimeve me anë të avokatit të tij ka hedhur poshtë gjithçka.
Në faqen 6
Truproja e Hajdantit
Trupa të tjera në Veri
NATO merret me Shqipërinë
OSBE do të tentojë ndërmjetësim në kufi
TIRANË - Vazhdon situata e tensionuar në kufijtë veriorë të vendit. Dje shefi i shtabit të përgjithshëm gjeneral Aleks Andoni ka takuar sërish krerët e lartë të kufirit dhe është njohur me situatën më të fundit në këtë zonë. Ndërkohë mësohet se trupa të tjera speciale janë nisur në drejtim të kufijve veriorë në përforcim të trupave të tjera që ndodhen atje prej disa ditësh. Nga ana e Beogradit vazhdohet me një ritëm tjetër për fortifikimin e kufirit të tyre.
Në faqen 2
GAZETA e Durrësit
Carmatim(i)?
LEXUESVE
“Gazeta Shqiptare” nuk do të jetë nesër pranë lexuesit. “1 Maji”, festa ndërkombëtare e punëtorëve do të festohet dhe nga stafi i gazetës sonë, por do të rikthehemi sërish të shtunën. Në këtë festë do të bashkohen dhe gazeta të tjera shqiptare, të cilat shtypen në shtypshkronjën “Demokracia”. Në festën e gjithë punëtorëve që ndodhen sot në Shqipëri dhe me urimin që ata të shtohen dita-ditës, “Gazeta” bën një ditë pushim, për të ardhur sërish të shtunën.