08/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

8 maj 1998

Njeri hije mes Berishës e Meidanit

Gjer(man) i panjohur tenton pajtimin e madh mes të dyve Në tryezën që do bashkojë rivalet do jetë edhe Alia Prapaskena e tratativave sekrete. Lideri i PD: S’jam kundër Gjerman i panjohur tenton pajtimin e madh mes të dyve Në tryezën që do bashkojë rivalet do jetë edhe Alia Berisha do të takohet me Meidanin? Duk(e) se një njeri misterioz është ofruar të ndërmjetësojë takimin mes kreut të shtetit dhe paraardhësit të tij, tani kryetar i PD në opozitë. Rudolf Dekker, ish-parlamentar gjerman i CDU ka patur pak ditë më parë një takim me Berishën dhe Meidanin ku duket ka avancuar idenë e një pajtimi, më tepër të liderit të PD me institucionet e shtetit shqiptar. Të paktën, kështu kanë pohuar njerëzit e faret të Dek(e)rit në kryeqytetin shqiptar, të cilin ky i fundit e ka vizituar disa herë gjatë këtyre viteve. Njeriu nga Gjermania, duket se ka marrë vello(n) e ndërmjetësit për të realizuar një takim të tillë mes Meidanit dhe Berishës, ka marrëdhënie të forta me politikanë amerikanë dhe me politikanë të komunitetit ndërkombëtar. Alia më shumë duket të jetë sfond i këtij takimi.

MEKATET E TE HUAJVE

Aleksandër Meksi Kur një vend nuk qeveriset dot, ose ka qeverisje të pasuksesshme (lexo: të dështu(ar)), ka dy rrugëdalje: atë demokratike dhe atë të dhunës. Rrugën e dytë shqiptarët e kanë provuar disa herë. Veç shkattër(r)imit dhe viktimave njerëzore ajo mbart në vetvete dhunën e njerëzve të dhunës e për këtë nuk mund të ndërtohej demokraci. Duhen ndërruar njerëzit dhe metodat që të ndodhi një gjë e tillë. Dhe kur flasim për demokraci njerëzit largohen me mjete dhe mënyra demokratike ose vetë, çka është e rrallë për shqiptarët. Një vit më parë, me dhunë shqiptarëve iu imponua një qeverisje që nuk mund të ishte veçse e pasuksesshme. Ky shembull është i mjaftueshëm për të gjetur rrugë të tjera dhe ato duhet t’i gjejmë dhe pranojnë vetë shqiptarët. “T(h)uhet” se të parën na e gjetën të huajt, mossuksesi publikisht dezavoinmin e tyre kur kjo u bëhej, dhe ju e dini mirë që e kanë bërë. Rezultatet e arritura, ashtu si suksese dhe vështirësitë, njihen nga të gjithë dhe mendoj se nuk do të harrohen lehtë për shumë vite. Nëse, siç po dëgjojmë pararshtur, në dhe shqiptarët, gjithçka është bërë gabim, do të thotë që atëherë na kanë mësuar dhe ndihmuar keq dhe vetëm tashti do të na ndihmojnë drejt. Sido që të jetë, këtë duhet të na e thonë ata. Mendoj që është në të mirë të stabilizimit të Shqipërisë, që të huajt të na e thonë zyrtarisht që ekspertët e tyre dje kanë punuar gabim dhe paratë e taksapaguesve të tyre për këtë arsye, shkuan dëm (dhe në atëherë “bëmë mirë” që prishtëm çka bënë ata) ose që kanë punuar mirë e drejt, pra dhe ne kemi punuar mirë dhe kështu në të ardhme duhet vazhduar të ecim, sigurisht, edhe më mirë. E njëjta gjë duhet të na thuhet për dhjetëra e dhjetëra ekspertë shqiptarë që punuan me ata për Shqipërinë dhe që u përgatitën nga ata për ta Shqipërinë. Shumica dërrmuese e tyre janë sot jashtë zyrave të tyre të shtetit, duke lënë një boshllëk, për mbushjen e të cilit do të duhet kohë e mjete financiare që të pakë. Këto dy aspekte kanë rëndësi të dorës së parë dhe urgjente, që të mos përfundojnë sërish në zjarr e tallona. Kur flasim për konsensus, e kemi fjalën për konsensus me bazë të gjerë (jo marrëpopullor siç na mësonin librat me kapak të kuq), pasi ekstremet gjithnjë do të jenë kundër. Pozita ka bërë thirrje për konsensus në hartimin e Kushtetutës, e kam dëgjuar disa herë nga ata që lozin politikën e arbitrit, veçse që të bësh duhet dhe një provë. Kuvendi Popullor të pezullonte e të shfuqizojë nga e para ligjet kushtetuese të miratuara në këtë sesion, t’i përmirësojë e t’i miratojë me konsensus. Në fund të fundit, një Parlament i zgjedhur me një ligj thuajse mazhoritar nuk mund të ndryshojë Kushtetutën. Këtë na e mësuan mirë të huajt pas 26 majit, kjo vlen padyshim edhe sot. Veçse atëherë opozita mund të ulet për të bashkëhartuar Kushtetutën dhe që të hapë sa më parë rrugën për zgjedhjet e reja në Kuvendin e të gjitha strukturave kushtetuese, në përputhje me Kushtetutën e re të miratuar përfundimisht me Referendum. Kjo do të ishte e vetmja zgjidhje demokratike. Ndërkohë, ata që morën pushtetin, le të “qeverisin” dhe populli do të shohë frutet e metodave dhe mjeteve që i punë me fugi, afësitë e përkushtimin e tyre për çështjen e popullit apo të partisë. Nëse nuk qeverisin dot, është punë e tyre, të veprojnë dhe e popullit së bashku me opozitën për sa kohë t’i duroja. të gjetur rrugë të tjera dhe ato duhet t’i gjejë gjetën të huajt, mosuksesi është dhe i tyre, nuk ka pse t’i dëgjojmë prapë. Gjërat t’i themi drejt (sich thote populli: Rri shtrembër dhe fol drejt). Sot nga një pjesë e mirë e shqiptarëve, dhe për mendimin tim më të drejtë, kundërshtohet zgjedhjet e 29 Qershorit dhe rezultati i stisur i tyre, pra Parlamenti i sotëm. Diçka duhet bërë. Shqiptarët kanë nevojë të ndihmohen dhe gjendja ekonomike dhe sociale përkeqësohet gjithnjë e më tepër. Shqipëria nuk rregullohet me mentalitetin e 1989, me aksione me goditje të përgjakurand, (rasti i Kushtetutës), me fushata kursimesh, me sharje e gënjeshtra, me taposje të gojës kundërshtarëve. Duhet diçka tjetër. Përvoja e Parlamentit të vitit 1991, ku edhe atëherë kundërshtohej vlera e përfaqësimit të partive të ndryshme politike, tregon se ka vetëm një mundësi për të siguruar një stabilitet gjithë në relativ të përkohshëm: Konsensusi ndërmjet partive të përfaqësuara në Parlament për të bërë lëvizje dhe veprime politike në përputhje të plotë me një shtet ligjor e ekonomi të tregut të lirë sipas modelit Perëndimor, që nuk duhet ngatërruar me bashkëqeverisje, që në Shqipëri ka rezultuar gjithnjë e dështuar. Nëse do të bien dakord, jo për fjalime por për veprime, atëherë vendosja e Shqipërisë dhe e reformës në rrugën e duhur do të jetë e lehtë; në të kundërt, do të vazhdojnë zënien e të pandalur të këtyre muajve. Vazhdohët të flitet dhe të veprohet me infantilizëm politik për të shkallmuar gjithçka, për të filluar nga e para, pasti parajsë. Gjithçka kanë bërë të gjitha gabim. Reforma e gjithanshme që është bërë në Shqipëri (ligje apo dekrete), është bërë me asistencën e një drejtimi, miratimin dhe mbështetjen e vendeve dhe institucioneve Perëndimore, të cilat e kishin “mirësinë” ta thonë

Fotografi të dy politikanëve.

Durrsakët rrezikojnë pensionet

GAZETA e Durrësit Durrsakët rrezikojnë pensionet DURRËS - Durrsakët në pleqëri rrezikojnë pensionet. Miliona lekë borxhi që ndërrmarrjet shtetërore ashtu dhe ato private i kanë INSIG-ut, të cilat nuk janë paguar prej vitesh. Ky i fundit ka bërë të njohura për herë të parë shifrat marramendëse dhe ndërmarrjet që nuk i paguajnë, mes tyre ka nga më të mëdhatë e deri te më të voglat. Në faqen 8

“Si shpëtova nga kthetrat e vdekjes”

GAZETA e Shkodrës “Si shpëtova nga kthetrat e vdekjes” SHKODËR - Vetëm një javë më parë, ai është përballur me vdekjen. Ndoshta fati, ndoshta trupi i tij i shëndoshë, ka ndikuar që të shpëtojë gjallë pas përplasjes së dy skafeve. Ngjarja e rëndë në ujërat neutrale shkaktoi tre të vdekur e gjashtë të plagosur, ndërkohë që 47 vjeçari Zef Haxhari arriti të kthehej në fshatin Barbullush në shtëpinë e tij. Në faqen 6

Zgjedhjet, bëhen listat

VLORE - Nis numërimi i votuesve në Vlorë. Bashkia ka përgatitur komisionin që po punon për hartimin e tyre. Regjistrimi bëhet me ndihmën e zyrës së OSBE-së, e cila në të vërtetë kishte premtuar se do të bënte gjithë regjistrimet. Ndërkohë mbeten ende mister kandidatë që do të konkurrojnë për postin e kryetarit të Bashkisë.

Shëndeti, tani kushton më shumë

“Më shumë taksa për më shumë shërbime” Ministria Shëndetësisë ka gati ligjin që rrit kontributet TIRANË - Për të ruajtur shëndetin tonë do të duhet të paguajmë më tepër. Sipas projektligjit të sigurimit shëndetësor. Shifrat finale të kontributeve ende nuk janë përcaktuar, por burime nga Ministria bëjnë të ditur, se ato do të rriten ekonomik i popullsisë”, tha dje Sokrat Proko, nëndrejtor i Institutit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas tij ligjit ekzistues shum(sh)at, dhin për të zëvendësuar shpenzimet në rast sëmundjeje, lëvizin nga 3,4 për qind e pagës deri në 7 për qind të pagës. Në pro-

“Më shumë taksa për më shumë shërbime”

TIRANE - Për të ruajtur shëndetin tonë do të duhet të paguajmë më tepër. TIRANE - më tepër. Sipas një projektligji që po harton Ministria e Shëndetësisë, parashikohet rritja e masës së kontributeve për sigurimin rritet. “Gjithçka varet nga niveli të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor. Sipas ligjit ekzistues shumat, që qytetarët duhet të derdhin pagës. Në projektligjin e ri parashikohet ulja e këtyre kontributeve të rritet.

“Si lindi dosja Kontrabandës”

INTERVISTE/ Flet kreu misionit të huaj që vëzhgon doganat Cea: “Më kanë kërcënuar me vdekje” INTERVISTE/ Flet kreu misionit të huaj që vëzhgon doganat “Si lindi dosja Kontrabandës” Cea: “Më kanë kërcënuar me vdekje” TIRANE - “Duhet t’ju them diçka menjeherë: Në atë dosje për kontrabandën e cigareve që i kam dorëzuar ministrit Malaj në janar, nuk është emri i asnjë politikani, as të maxhorancës dhe as të opozitës”. Naltalina Cea, shefja e Misionit të Bashkimit Evropian, DG XXI, dëshiron të sqarojë diçka për përmbajtjen e dosjes aq shumë të përfolur, në fund të një dite tjetër plot polemika. “Dua të shtoj pastaj diçka tjetër, nuk jam as unë dhe as bashkëpunëtorët e mi, ata që bëjnë hetime antikontrabandë. Ne ofrojmë asistencë”. Ajo na pranon në zyrat e saj, një vilë në ish-bllokun e Tiranës, me tela me gjemba përreth, që duket se është bërë fortesa e luftës kundër kontrabandës në Shqipëri.

Prefekti: Hajdari të mos vijë

VLORE - Hajdari, Pollo, Topalli... të shfaqen në Vlorë. Të dëgjuarit e Berishës do të kërkojnë për të parën herë qytetin e re- herë aq qyte[t]in e re- [?] val[v]e, që prej muajsh i ka refuzuar. Por gjendja në Vlorë duket e tensionuar. Dhjetëra tensione që mbajnë vulat e shoqatave të Orantos, Veteranëve, Komitetit të Mbrojtjes së interesave Popullore, kanë mbërritur në prefekturë dhe kërkojnë ndalimin e mitingut në Pallatin e Sportit. Ky i fundit është kërkuar dhe nga veteranët, që kërkojnë të festojnë “9 majin”, fitore mbi fashizmin. Prefekti Tare Hamo kërkon që të shtyhet ardhja e përfaqësuesve të PD-së. Fotografi e një turme njerëzish me flamur.

Luftime në vijën e nxehte: vritet ushtari i parë

KOSOVE BEOGRAD - Vritet ushtari i parë i Jugosllavisë. Dje në një shkëmbim zjarri mes shqiptarëve dhe serbëve është vrarë një ushtar me origjinë hungareze. Sipas informacionit të “Tanjug” ka humbur jetën edhe një shqiptar dhe janë plagosur edhe të tjerë. Ndërkohë nesër skadon afati i ultimatumit që Grupi i Kontaktit i vuri në mbledhjen e tij të fundit të Romës Jugosllavisë. Sot G-8 do të mblidhet në Londër për të diskutuar edhe për Kosovën dhe mbi masat e reja që duhen marrë në rast se Millosheviç nuk do të ketë ndryshuar sjellje gjatë këtij afati kohor.