16/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 maj 1998

Opozita të mos ngutët për zgjedhje të reja

Mëkatet e demokratëve në ’97, por edhe fajet e socialistëve gjatë “mbretërimit” Pjetër Arbnori Mos prisni një artikull sistematik mbi një temë të veçantë. Kam hedhur më poshtë disa mendime konstatime që në shumicën e tyre nuk mund të pretendoj se janë të miat, janë të shumë njerëzve dhe në këtë kohë kur të gjithë merren me politikë, domethënë interesohen për fatin e vet dhe të atdheut, nuk prish punë t’i përsërisim. Kemi në opozitë të majtë që përbërë nga një koalicion, ku në themel është Partia Socialiste, që ka një elektorat real dhe si kontomo ka disa parti anësore përtej të cilave nuk arrin as tre përqind, dhe asnjë prej të cilave nuk mund të nxjerrë asnjë deputet përveçse të PDNJ. Kemi një Parlament që ka një nofë të përhapur gjerësisht, ku një pjesë e deputetëve ka fituar mandatitin pa u lejuar konkurrencën opozitare në mënyrë që elektorati real të rritet në një elektorat hipotetik. Kemi një qeveri që nuk qeveris. Në kohën e qeverisjes demokratike nisnin dhjetë punë, gjashtë i përfundonin mirë, dy shkele(s)hko, dy të tjera keq. Tani qeveria nis dhjetë punë në të dhjeta përfundon keq, ose më mirë, nuk nis asnjë asnjëherë. Opozita, e cila që nga viti 1992 deri më 1997 ndonjëherë pushteti pati një kulm, pati më se të krenohët, pati një rënie dhe pati edhe më se të turpërohet. Themel i opozitës është Partia Demokratike që kaloi një krizë serioze, por që tani vërtetoi qartë që ka fuqi për t’i kapërcyer situatat e vështira dhe gjendet në fazën e

Nano ndryshon sërish Qeverinë

Kryeministri hap siparin e reformës në administratë: Lëvizje të reja Nano ndryshon sërish Qeverinë Shkarkohen 4 zëvendësministra, emërohen 6 Shtohen postet, forcohen Rendi dhe Mbrojtja Ndryshimet në Qeveri Dikasteri — Vjen — Ikën Ministria e Mbrojtjes — Ilir Boçka — - Ministria e Rendit — Ilirjan Çano — Sokol Bare Ministria e Transportit — Pëllumb Hoxha — Kujtim Bejtja Ministria B. Ekonomik — Teuta Çasho — - Ministria e Shëndetësisë — Selim Dedej — Dine Abazi TIRANE - Tërmet në administratën politike të qeverisë. Nano largon katër zëvendësministra. Mbledhja e fundit e qeverisë ka caktuar gjashtë zëvendësministra të rinj. “Por, reforma nuk do të ndalet këtu”, ka deklaruar Kryeministri. “Qeveria do të merret me caktimin e 6 zëvendësministrave të rinj”, është shprehur kryeministri shqiptar në mbledhjen e mbrëmshme të Këshillit të Ministrave, duke paralajmëruar fare papritmas se ndryshimet gjithsesi nuk do të ndalojnë vetëm këtu, por do të thellohen edhe më në ditët që do të vijojnë. Në këtë mënyrë, kryeministri shqiptar ka zbatuar në praktikë deklaratën e bërë vetëm pak javë më parë, gjatë mbledhjes së parë me ministrat e rinj, ku ka premtuar se ndryshimet e titullarëve do të ndikohen edhe nga lëvizje në nivelet e dyta dhe të treta të administratës. Majko dhe Ruçi, në prononcimet e tyre për “Gazetën Shqiptare” kanë pranuar faktin se do të lëvizin zëvendësministrat dhe do të shtohen si teknikë sekretarët e përgjithshëm të ministrive. E këta të fundit do të

Tritol shtyllave Jugu në errësirë

Tritol shtyllave Jugu në errësirë Në faqen 7

RUGOVA-MILLOSHEVIÇ: TË NDALOHET DHUNA

Ujërat e zeza çahen tubat

GAZETA e Tiranës Ujërat e zeza çahen tubat TIRANE - Ujërat e zeza shpërthejnë në Tiranë. Drejtoria e Higjienës dhe Epidemiologjisë dha dje se vetëm gjatë kësaj jave ka patur të paktën gjashtë ndotje në tubacionet e ujit të pijshëm në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Specialistë të Ministrisë së Shëndetësisë thonë se në këtë gjendje ku ndodhet aktualisht sistemi i ujit të pijshëm, është shumë e mundshme rënia e ndonjë epidemie. Ndërsa epidemiologët shprehen se janë të gjitha kushtet që të shpërthejë ndonjë epidemi kolere si ajo e para pak viteve. Në faqen 5

Nano FMN: Për paratë mos ki frikë

TIRANE - Nano i shkruan Drejtorit të Përgjithshëm të Fondit Monetar, Mishel Kamdesysë. Kryeministri në fjalëron FMN për nënshkrimin e marrëveshjes trevjeçare me Shqipërinë. “Ju siguroj se Shqipëria do të vazhdojë rrugën e reformave të gjithanshme ekonomike dhe sociale për stabilizimin e plotë vendit dhe garantimin e zhvillimit ekonomik të tij”, i ka shkruar Nano, Kamdesysë. Në faqen 9

Plumba para policisë, vritet 30 vjeçari

TIRANE - Breshëri e viktima në rrugët e Dajtit. Një i ri është rarë nga policia në orët e mëngjesit, ndërsa kishte dalë me kallashnikov në dorë dhe terrorizonte të gjithë. Pasi kishte ndaluar dhe qëlluar në drejtim të të gjitha makinave që kalonin pranë gurores, ndërsa kërkonte një person tjetër, ai ka hapur zjarr edhe ndaj forcave të policisë. Në faqen 6

Lezhë, maskat sulmojnë trenin

LEZHË - Tentohët të grabitet treni i linjës Shkodër-Tiranë. Dikush ka tërhequr frenën e emergjencës, pikërisht kur vagonët po kalonin një tunel në afërsi të Lezhës, për qëllime grabitjeje. Një angleze ka shpëtuar mrekullisht nga agresorët. Fatmirësisht, policia është gjendur në vendin e ngjarjes pas 30 sekondash dhe gjitçka ka kaluar pa probleme, por autorët nuk janë kapur, pasi ndoshta janë prezentuar si pasagjerë. Në faqen 6

Vjen Bregu

Shtuhia mbi Rendin ikën Bare TIRANE - Në krye të policisë shqiptare është emëruar një… TIRANE - Në krye të policisë shqiptare është emëruar drejtori Besnik Bregu, ndërkohë që vjen e një të rëndësishme e krimeve e ka zënë Shkelqim Ramadani. I shumëpërfoluri Sokol Bare është zhvendosur në një pozicion të Ministrisë në pritje të një emërimi të ri. Nano ka firmosur në orët e vona të mbrëmjes emërimin e Ilir Çanos si zëvendës i Tetës. Ndërkohë në Ministrinë e Rendit priten dhe shumë ndryshime strukturore të na strukturën ekzekutive të drejtorëve të saj. Më së fundi, Bare është larguar zyrtarisht, pas pezullimit të tij nga kjo detyrë që prej largimit të Cekës. Në faqen 4

Rrugorët sulmojnë 900 makina

GAZETA e Shkodrës Rrugorët sulmojnë 900 makina SHKODER - Dokumentat e parregullta bllokojnë automjetet shtetërore dhe private në Shkodër. Që prej një jave, në të gjithë prefekturën veriore që përfshin Shkodrën, Pukën dhe Malësinë e Madhe, automjetet në qarkullim kalojnë në sitën e policisë rrugore dhe Insigut. Makinat pa siguracione të rregullta, dëshmi aftësie të drejtuesve, libreza si dhe të meta teknike, bllokohen dhe parkohen në territorin e Komisariatit policor të qytetit. Në faqen 6

Krimi në Vlorë, flet Memushi

VLORE - “Krimi po godet këto në Vlorë”, por policia nuk është në dijet e saj më të mira. GAZETA e Vlorës Krimi në Vlorë, flet Memushi VLORE - “Krimi po godet këto në Vlorë”, por policia nuk është në dijet e saj më të mira: mungon profesionalizmi dhe mjetet për ta luftuar atë janë të pamjaftueshme për ta përballuar”. Drejtori i Policisë së Vlorës shprehet se edhe ligjet nuk janë favorizuese në luftën ndaj klandestinëve dhe të trafikut të femrave. Vrasjet janë shtuar në qender të qytetit por edhe në qytetet përreth. Në faqen 7

Italianët dhe 6 muaj në qytet

GAZETA e Durrësit Italianët dhe 6 muaj në qytet DURRËS - Italianët shtynjjnë qëndrimin e tyre në brigjet shqiptare. Kështu prej gjashtë muajsh do të vazhdojë kontrolli i brigjeve të Adriatikut i “Guardia di Finanza” dhe i forcave tona të marinës ushtarake. Spas gjeneral Simone, do të vijë dhe mjete të tjera që do të shërbejnë në luftën kundër kontrabandës dhe trafikut klandestin në Shqipëri. Në faqen 8

VDES SINATRA, LEGJENDA E MUZIKËS

LOS ANXHELOS - Lamtumirë Frenk! Legjenda e muzikës amerikane ka vdekur në të gdhirë të së premtes duke shënuar mbi plakën e varrit moshën 82 vjeçare. Miliona fansa e kanë ndjekur Sinatrën gjatë gjithë viteve të karrierës së tij. Zemra e tij është përpëlitur që prej janarit të këtij viti, kur ai u shtrua në sallën e reanimacionit të spitalit Cedars Sinai. Gjashtëdhjetë vjet karriere jo vetëm në skenë, por edhe në celuloid e filmave. Frenk Sinatra ka realizuar mbi 100 albume. Ndër këngët e tij, të pavdekshme do të mbeten “My way”, “Strangers in the night”, “New York, New York” dhe “The lady is a tramp”, Francis Albert Sinatra, të cilit fansat e tij i vunë nofkën “Old blue eyes”, lindi më 12 dhjetor 1915 në Nju Xhersi prej prindërish emigrantë italianë. Sinatra është martuar 4 herë. Ndër ish gratë e tij “përfshihen” edhe aktoret e famshme Ava Gardner dhe Mia Farrow. ali.li Frenk Sinatra dhe Xhina Lolobrigida

Rugova dhe Millosheviç shtërngojnë duart (Foto: ANSA)