Pas incidentit flet këngëtari: Nuk kam lidhje me ata njerëz
TIRANË - Ardit Gjebrea nën hetim për trafik femrash drejt Italisë?
Prokurorë të Prokurorisë së rrethit konfirmuan dje se do të hetojnë incidentin e pardjeshëm në shtëpinë e këngëtarit të njohur, kur një person gjysëm i dehur ka qëlluar me grushta babain e kantautorit. Në dukje një incident i rëndomtë, rasti ka mbajtur një akuzë të madhe. “Gjebrea më shiti motrën në Itali”, kjo ka qenë fraza fatale, e cila nuk do të anashkalohet as nga hetuesit e policisë, e as nga ata të Prokurorisë. Materialet tashmë janë gati, pritet vetëm që ato të përfundojnë në një dosje të hapur. “Nëse personi që ka goditur të atin e Ardit Gjebresë rikonfirmon akuzën e tij për shitjen e motrës në Itali, vitin e kaluar, atëherë do të hetohet dhe do të pisten e trafikut të femrave, për qëllime prostitucioni”, tha dje një hetues. Ai nuk donte të prononcohej më tepër, pa u sqaruar më parë të gjitha rrethanat e ngjarjes. Artur Canaj, rreth orës 18.30 të dy ditëve më parë ka thyer derën e jashtme të shtëpisë së Gjebresë dhe ka goditur të atin e tij, Pëllumbin. Ky, edhe pse i gjakosur, nuk ka bërë denoncimin, ndërsa policia që ka ndërhyrë menjëherë ka ndaluar agresorin. Hetuesit ndërkohë kanë në duar një ngjarje, një person të ndaluar dhe një histori ende misterioze.
Dje pasdite Gjebrea nga Athina për Gazeta Shqiptare se, nuk dëshironte të kishte asnjë lidhje me ata njerëz dhe se nuk donte të shprehej më gjatë për këtë histori. Prokurorët sqarojnë se materiali dorëzohet është në fazën e studimit dhe shumë shpejt do të përcaktohen saktë pikat e hetimit.
Dokument: Ç’tha Alia në verën ’90
Teodor Laço: E vërteta mbi verën që solli pluralizmin
Teodor Laco
Diskutimi për R. Alinë në gazetën tuaj, më duket interesant dhe i përligjur. Një politikani që ka qenë në sfërat më të larta të partisë së tij dhe të shtetit për gjysëm shekulli, jo vetëm kur është i gjallë por edhe mbas vdekjes, me figurën e bën atë të vazhdojë të ndje-kohë e të jetë gjurma. Sepse ai ka gjithmonë simpatizantë, dishepuj dhe armiq e kundërshtarë. Më të zellshmit që përpiqen për të mos e përjashtuar atë nga politika, janë rekrutët. Pra, duam apo s’duam, R. Alia vazhdon të mbetet i pranishëm në politikën shqiptare. Kjo shpjegon edhe motivet e interesit së gazetarit italian De Mattéis. Nga intervista e Alisë, më bëri përshtypje nëntëmbëdhjetë mijë tepër i nënkuptuar sesi i drejtpërdrejtë (kjo është brenda stilit të tij), se sikur në takimin e Gushtit ’90 me intelektualë të Tiranës, ata (Berisha, Kadareja etj) të kërkonin në vend të pluralizmit të mendimit (që ishte i tij i betejës prej afro dhjetë muaje), pluralizmi partiak, si do ta kishte dekretuar ...
Për t’i freskuar pak R. Alisë. Letrën e shkroi ish sekretari i partisë Nexhati Tafa, duke dëshmuar një kurajo e përgjegjësi të vërtetë qytetare. Përgjigjen e saj e solli dhe e komentoi F. Gami më 18 korrik ’90, por u largua nga ajo mbledhje fare i pazmuar nga fryma kritike dhe e protestës që vazhdonte ende. Komentet e letrës, do të ishin përsëritje, sepse për figurën e Alisë kam botuar një shkrim të gjatë para pak kohe në revistën “Blic”. Nënvizimet në artikull janë të mijat.
Lexoni në faqen 2
Privatizohet Lidhja e Shkrimtarëve
Debat në botën e kulturës
Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve kërkon të privatizojë ndërtesën.
Për këtë ka bërë një kërkesë në Ministrinë e Ylli Bufit për të nisur procedurat. Ky hap ka shkaktuar “inat” e Ministrisë së Kulturës, zëra të së cilës flasin jo vetëm për një “Stop” kategorik të kësaj iniciative, por dhe për vënien në diskutim të ekzistencës apo jo të kësaj Lidhje.
Në faqen 2
Edi Rama
Nuk e di se sa është e vërtetë ideja e privatizimit të ndërtesës së ish-Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Realizmit Socialist, ashtu siç nuk di nga ana tjetër, natyrisht nëse kjo është e vërtetë, se si është bërë e mundur që një absurditet i kësaj natyre të bëhet objekt diskutimi.
E them këtë sepse, për mua të paktën, as që duhet të diskutohet që ajo ndërtesë duhet të pushojë së qeni, ajo që është dhe të kthehet, sa më shpejt, në një institucion të mirëfilltë kulturor. Njësoj si vetë Lidhja, e cila duhet të gjejë forma të tjera financimi, pasi nuk ka pse të jetojë më nën sqetullën e shtetit. Koha e shkrimtarëve dhe artistëve që jetojnë të lidhur me rrogat e shtetit duhet t’ia lërë vendin kohës së konkurrencës së lirë.
Licencat e marra nga Partia e Punës, sipas të cilave njëri figuron shkrimtar, tjetri regjisor, tjetri aktor e piktor, vetëm e vetëm për të krijuar artificialisht një “mjedis të gjerë” kulturor, duhen zhvleftësuar ashtu siç po zhvleftësohet përditë sistemi që i polli. Se kush është artist a shkrimtar sot nuk mund ta vendosë më shteti po konkurrenca e lirë e ideve dhe e tregut.
Meidani në krah të Berishës
Zgjedhjet e reja/ Pas tratativash të gjata fiton ideja e opozitës
Reagime në PS: Shteti u lëshoi pe
Presidenti: Në komision më shumë peshë PD-së
ZGJEDHJET E REJA/ Pas tratativash të gjata fiton ideja e opozitës
Meidani në krah të Berishës
Reagime në PS: Shteti u lëshoi pe
Presidenti: Në komision më shumë peshë PD-së
TIRANË - Berisha pajtohet me Meidanin për lokal(et), ku njeriu kyç i kompromisit ka qenë Daan Everts i OSBE, i cilësuar nga Nano si “më shqiptar se vetë shqiptarët”. Një dekret i Presidentit që sanksiononte marrjen e vendimeve me dy të tretat e votave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë që PD të lërë prapa të gjitha polemikat për zgjedhjet dhe të pranojë dërgimin e emrave në KQZ. Për dy ditë më radhë Everts ka shkuar sa në selinë e PD sa në Presidencë, duke arritur më në fund të zgjidhë nyjen që pengonte zhvillimin normal të zgjedhjeve të pjesshme lokale. Marrëveshja mes Presidentit dhe kreut të PD ka të bëjë me atë se si duhen ...
Krimi masakron dy policë
ZI NË BURREL
TIRANE - Vriten në shërbim dy policë. Në orët e vona të së mërkurës, maskat kanë qëlluar drejt uniformave blu, teksa patrullonin rrugën nacionale Baz-Burrel.
Sulmi i të paidentifikuarve ka marrë jetën e Sabri Nelit dhe Baftjar Stafasanit. Pas kësaj ngjarjeje tronditëse, ministri Teta ka mbërritur dje në mesditë në qytetin verilindor.
Në faqen 4
Arsimi në Durrës? Turizëm e peshkim
GAZETA e Durrësit
DURRËS - Arsimi në Durrës? Ka nevojë për turizëm, peshkim dhe kuzhinë.
Sipas drejtorit të Arsimit, qyteti bregdetar duhet të specializohet për të ardhmen. Dhe konkretisht në bazë të mësimdhënies duhet të jenë lëndët që do të shërbejnë në aktivitetet turistike të qytetit. Kjo ka dalë dhe nga seminari kombëtar që u zhvillua në Tiranë, por që u mbull në Durrës.
Në faqen 8
Kambistët horoskopi i qytetit
GAZETA e Shkodrës
SHKODER - Nuk janë më shumë se 100 vetë që mëngjesin e sotëm trotuarëve të një rruge në formë T-je.
Ashtu të ngjeshur pranë njëri-tjetrit, numërojnë kartëmonedha, bëjnë “hesape” me llogaritë e vogla elektronike, japin e marrin para dhe pyesin nëse ka ndonjë valutë për të këmbyer.
Në faqen 6
Zhurmë mes kandidatëve, teza por dhe kundër
[Pjesë e dukshme e paragrafit:] dhe të pranojë dergjimin e emrave në KQZ. Për dy ditë me në Presidencë, duke arritur më në fund të zgjidhë njërën atë se si duhen marrë vendimet në KQZ, ku do të tentohet jo më shumica e votave, por dy të tretat. E nëse kjo do të dështonte dy herë rresht, atëherë nën vëzhgimin e OSBE do të realizohej një votim i tretë ku do të mjaftonte vetëm shumica e votave.
Meidani
Gjithë gjykatësit kalojnë në sitë
Nisin provimet për njerëzit e Drejtësisë
TIRANE - Testim ndaj gjithë gjykatësve. Togët e zeza do të provojnë sërisht njohuritë e tyre në bankat e shkollës. Ministri Kondi sqaron se të gjithë ata që nuk do të kalojnë këtë provim kualifikues do t’i thonë lamtumirë statusit të juristit.
Kjo procedurë jo vetëm që do vlerësojë njohjen e ligjeve, por do të shkurtоjë dhe vendet e tepërta në administratën e Drejtësisë shqiptare. Testimet do të përgatiten dhe vlerësohen nga një komision i zgjedhur nga Këshilli i Drejtësisë.
Në faqen 4
OSBE nisëm për çarmatimin
GAZETA e Vlorës
VLORE - OSBE merr në dorë çarmatimin në Vlorë.
Të dërguar nga Tirana kanë bërë dje një takim me Organizatat Joqeveritare, të cilat i kanë vënë në garë: kush paraqet idenë më të mirë për çarmatimin e popullatës, do të paguhet dhe do të zbatojë në praktikë projektin që do të fitojë garën. Iniciativa e çarmatimit ishte e ambasadorit të OSBE-së, Daan Everts.
Në faqen 7
Të armatosur, por me leje
Në Tiranë qindra licenca
GAZETA e Tiranës
TIRANE - Plagosje me dashje, pa dashje, vrasje me paramendim apo edhe me paramendim. Në fund ndalime, arrestime, gjyqe e dënime, për një mijë e një të zeza.
Për krime nga më makabret, por edhe thjesht, për armëmbajtje pa leje. Zhurmë, aq shumë zhurmë saqë pothuajse na kishte dalë fare nga mendja se në Shqipëri ekziston edhe armëmbajtja me leje. Askush nuk e di se çdo muaj në Tiranë jepen të paktën 20 leje për armë nga secili komisariat i saj. Armët mund të merren edhe me leje? E quditshme, por ja që ekziston edhe një mundësi në këtë vend, për të qenë i armatosur, por njëkohësisht edhe për të mos të pasur frikë se do të të dërdhinë gjunjët sapo të të dalë përpara një polic.
Në faqen 5
Serbët mbyllin doganën e Morinës
Sot takimi i dytë shqiptaro-serb
KUKES - Serbët mbyllin pa afat doganën e Morinës.
Mbi 30 furgonë të tregtarëve ambulantë kuksianë janë kthyer mbrapsht dje në mëngjes, pasi nuk janë lejuar të kalojnë drejt Prizrenit. Autoritetet serbe të kufirit nuk kanë dhënë asnjë shkak të qartë për këtë veprim. Tregtarët kuksianë e ndjnë veten të goditur, pasi është ndërprerë një nga rrugët më të hershme të jetesës së tyre: biznesi në qytetet e Kosovës. Ndërsa qyteti përjeton lajmin e fundit, në Kukës ka mbërritur dhe ministri i Këshill- të detësisë, Leonard Solis. Ai është shprehur se ishte i ngarkuar nga Qeveria për të parë se në çfarë gjendjeje ndodhesin spitalet e Kukësit dhe të Hasit. Pas inspektimit Solis ka mbetur i kënaqur dhe pritet që shpejt të vizitojë dhe pjesën tjetër të Veriut.
Në faqen 12