Polemika mbi Lidhjen
Debati për “Privatizimin e Lidhjes së Shkrimtarëve e Artistëve” sjell këtë herë në faqet e “Gazetës” kryetarin e kësaj Lidhjeje, Xhehavit Spahiu për të shpjeguar në vetë të parë hapat e ndërmarra për privatizimin e saj. Deri tani janë prononcuar Ministri i Kulturës, Edi Rama, publicisti Fatos Lubonja, që të dy me një linjë të ashpër ndaj kësaj iniciative. Madje, dy penat e njohura, kanë vënë në dukshëm në pikëpyetje ekzistencën apo jo të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, duke e konsideruar këtë si një shoqatë me një të shkruar të errët dhe të padobishme për artin dhe letrat shqiptare. Sot Spahiu, përpiqet të shpjegojë në shkrimin e tij domosdoshmërinë e këtij privatizimi dhe rolin e Lidhjes në artin shqiptar. Xhevahir Spahiu Biseda e hapur synon t’u japë përgjigje pyetjeve: ç’ishte, ç’është dhe si duhet të jetë Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë? Vlerë jetësore më duket se kanë pyetja e dytë dhe e tretë. U ngopëm me “miell historik”, ai s’të jep bukë, shumë-shumë të jep bukë bajate. Cilat janë rrugët, cilët janë mjetet, cilat janë strukturat e reja që çojnë kulturën përpara dhe kthejnë shoqatën më të madhe të krijuesve shqiptarë në një fuqi reale që dinamizon jetën letrare-artistike të vendit? Për këto, ia vlen të flitet. Jetëgjatësia apo është dhënë shkrimtarëve dhe artistëve në pronësi (si dhe studiot piktorëve e skulptorëve), qysh në vitin 1992. Vendimi mban vulë qeverie dhe firmë Kryeministri. Godina është hipotekuar dhe shpronësimi bëhet vetëm me gjyq. Shpronësimin me kohën e pronësimit! 1998-a me 1945-ën i ngjajnë njëra-tjetrës si dy pika uji! Në të gjitha vendet me kulturë të përparafaturat me tonat krijuese iu dhuruan tempujt e tyre, iu dhanë pasaporta shërbimi dhe vila për veprimtarinë ndërkombëtare, iu krijuan lehtësira ligjore dhe ekonomike. Pse u dashka që edhe në këto pika ne të jemi “specie e veçantë”? Vërtet tek ne u hoq dhuna ideologjike, por kërcënon dhuna e egër ekonomike. Pa fuqizim material dhe gjetje të burimeve financiare nuk mund të flitet për pavarësi të plotë të shoqatës dhe të anëtarëve të saj, të vulosur me statut. Lidhja s’ka më asnjë lidhje buxhetore me shtetin. Paratë e dhëna vitin e kaluar, megjithë kërkesën tonë këmbëngulëse, Ministria e Kulturës pranoi të “digjeshin” dhe godina të mos rikonstruktohej. Tani shoqata pret mbështetjen, kërkon burime për t’u gjendur anëtarëve të saj, siç i premtoi në Kuvendin e 3-të, në shkurt të 1998. Shkrimtarët dhe artistët nuk do të lejojnë të nëpërkëmbën; ata do të dinë të mbrojnë të drejtat e tyre dhe, në se e ndjejnë veten të kërcënuar, në rrugë demokratike, do të shkallëzojnë qëndrimet brenda dhe jashtë vendit. I tërë krijimi është bindje e vërtetë. Mos e pështirosni edhe më se pastaj në vend që të lindin vepra, do të lindin kohë të vdekura!
strukturat e reja që çojnë në kulturen përpara dhe kthejnë shoqërinë të flitet. Jetëgjatësia apo jetëshkurtësia e pushteteve që venë e vinë në Shqipëri do të varet shumë nga qëndrimi i tyre ndaj kulturës. Ky vend i rrënuar që të ringjallet ka nevojë për librin, muzikën, pikturën, teatrin. I vetmi kult i jetëndëhës do të ishte kult i kulturës, kult i njeriut të ditur. Le të hapet një shteg i ri për ta nxjerrë kulturën në udhë të madhe. Kjo mund të ngjase kur hedhin rrënjë dhe prin një mendësi e re dhe kjo mendësi është fare e kthjellët: pa kulturë nuk mund të bëjmë demokraci, pa kulturë nuk mund të ketë ardhmëri kombëtare.
Krijuesit shqiptarë përjetojnë braktisjen; e ndjejnë veten shumë larg vlerësimit dhe shumë afër vlerësimit shoqëror dhe shtetëror. Pas goditjeve brimë më brinjë që mori kultura në këto kohë të renda, tani hidhen zëra t’u merret shkrimtarëve dhe artistëve edhe shtëpia e përbashkët! Ka vite që kësaj goditjeje në mes të kryeqytetit i kanë vënë syrin, — një sy i babëzitur, për hatal Sidomos Bashkia. Gjë që s’bëhet: godina u
“Ja kush është Nano i vërtetë”
Ministri rrëfen prapaskenat e Kabinetit qeveritar
Ç’ndodh në tavolinën ovale? Ja veset e virt ytet
INTERVISTE/ Dëshmi mbi jetën e Qeverisë, nga zënka e vogla deri te kontradiktat e thella
Ministri rrëfen prapaskenat e Kabinetit qeveritar
Ç’ndodh në tavolinën ovale? Ja veset e virtytet
TIRANË - “Nano është një personazh kontradiktor. Nga njëra anë ai ka marrë përsipër drejtimin e vendit në një nga periudhat më të vështira, nga ana tjetër, mbase pikërisht nga kjo, ka krijuar në gjirin e ministrave të tij një tension që është pasqyruar edhe në punën e tyre”. Njeriu që flet është një nga njerëzit që ulet bashkë me Nanon dhe të tjerët - të kënaqur, apo jo - shumë shpesh në tryezën ovale, ku bëhen mbledhjet e Kryeministrisë. Kritika i kanë ardhur Nanos jo vetëm nga opozita - natyrisht e interesuar që t’i amplifikojë kontradiktat - por edhe nga gjiri i vetë partisë që e bëri Kryeministër. Çfarë ndodh përtej fasadës së Qeverisë, përtej asaj që duket në lajmet zyrtare dhe në pritjet diplomatike? Cila është sjellja e tij e vërtetë?
Në faqen 2
“Klosi të japë provat e fajësisë së Gazidedes”
MAJKO I KËRKON KREUT TË SHIK: COI NE PROKURORI
TIRANË - “Klosi të dorëzojë provat në Prokurori”. Pandeli Majko ka reaguar në këtë mënyrë ndaj deklaratave që ka bërë kreu i SHIK në revistën “Klan” ku ka akuzuar me disa fakte të reja Gazideden për shkatërrimin e platforma e shërbimit sekret shqiptar. Me Majkon janë bashkuar edhe figura të tjera, të cilët e kanë akuzuar ish-kreun e SHIK se në këtë kriminal, i cili duhet të hetohet dhe të dalë në gjyq sa më parë. Ndërsa nga ana tjetër, Minarolli i PD është shprehur pro hetimeve ndaj Gazidedes, por nëse vërtetë ka prova kundër tij. Kurse politikanëve të opozitës të cilët e kanë kritikuar ish-kryetarin e shërbimit sekret si kriminel, ai u është përgjigjur me të njëjtën mënyrë.
Në faqen 3
Klosi
Gazidede
Sindikatat apelojnë: mësuesit në grevë
TIRANË - Arsimi hidhet në grevë. Sot shkollat do të braktisen nga mësuesit e arsimit të mesëm dhe tetëvjeçar, në shenjë proteste ndaj heshtjes së Qeverisë përballë kërkesave ekonomike që parashtrojnë njerëzit e dijes.
Në faqen 4
GAZETA e Shkodrës
Maskat godasin 30 minuta pas largimit të Presidentit Meidani
SHKODËR - Tëntuan të grabisnin në mes të ditës, por ranë viktimë e plumbave mbrojtës. Tre grabitës kanë qëlluar ndaj një kamioni që në orën dhjetë të paradites së të dielës po kalonte në rrugën e Torovicës. Nga beteja e zhvilluar mes dy palëve, kanë mbetur të plagosur dy nga maskat, njëri prej të cilëve më pas ka vdekur në Spitalin Ushtarak të Tiranës.
Në faqen 6
Xhelili: mungojnë investimet e huaja në qytetin bregdetar
VLORË - “Investimet e huaja në bregdet nuk po trokasin, edhe ato të shtetit nuk kanë nisur rrugëtimin e tyre në ato pika të qytetit ku është premtuar, se do të bëhen ndërhyrje të ndryshme”. Kryetari i Këshillit të Rrethit, Medin Xhelili, deklaron për “Gazetën” për problemet dhe projektet që ka qyteti perëndimor për të ardhmen e afërt dhe të largët.
Në faqen 7
Plehrat, shëmtije në qytet Të ardhurit bllokojnë vendin
DURRËS - Plehrat e Durrësit shëtitën në qytet pasi nuk shkarkohen dot në vendin ku duhej të hidhen. Banorët e ardhur nga Veriu e qytete të tjera, që kanë ngritur shtëpi aty, nuk lejojnë që kamionët të derdhen, duke krijuar pengesa të mëdha në higjienën e qytetit. Sipas kryetarit të Bashkisë, shpejt do të ndërhyhet me policinë për zbrazjen e tyre.
Në faqen 8
Hetime për tragjedinë e dibrovëve
Kërkime për 29 të zhdukurit para 2 vjetëve
TIRANË - Rihapen hetimet për të zhdukurit e Dibrës.
Prokuroria e Përgjithshme i është rikthyer dosjes hetimore që ishte pezulluar kohë më parë. Kush është fati i vërtetë i 29 vetëve nga komuna e Maqellarës në Dibër, të cilët humbën natën e 10 marsit të vitit 1996, vetëm katër kilometra larg brigjeve italiane të Otrantos? Familjarët mendojnë se të afërmit e tyre janë gjallë, por ndodhen në një të tretë largët, ndoshta në Angli, ndoshta të fshehur diku në Greqi. Për të verifikuar këtë misterin prokurorët do të angazhohen edhe nëpërmjet historive e dhimbshme, madje informacion do të kërkohet edhe përmes Interpolit dhe Ministrisë së Jashtme. Ka disa pika që ende kanë mbetur të paplota në hetimet e para dy vjetëve...
Në faqen 4
Fotografi e kërkimeve në ujë; disa persona me veshje mbrojtëse pranë një varke.
Meidani për Rugovën: Ruhu nga Milosheviçi
Përgjigje e re në Kosovë: Vriten 9 shqiptarë
TIRANË - “Bisedimet mes qeverisë së Beogradit dhe shqiptarëve të Kosovës janë një sajësë më të cilën Millosheviçi do ta shtyjë derisa të vendoset më në fund një ndërmjetës ndërkombëtar”, tha dje Presidenti Rugova në një intervistë dhënë për Reuter.
Mbrëmë vonë agjensitë kanë transmetuar lajmin tragjik të një tjetër përgjigjeje të serbëve në Kosovë. Sipas tyre në përleshjet e djeshme në Decan kanë mbetur të vrarë 9 shqiptarë dhe 1 polic serb.
Në faqen 11
GAZETA e Tiranës
21 Dhjetori, atje ku kryqëzohet mjerimi
Gazeta Shqiptare nis sot një cikël të ri reportazhesh dhe shkrimesh nga jeta në lagjet e varfra, rrugicat pa emër dhe hallet e kryeqytetit
Në faqen 5