28/05/1998
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

28 maj 1998

Kush i ka mallkuar shqiptarët?

Një studim amerikan mundohet të shpjegojë fatin apo fatkeqësinë Dean S. Rugg 1. Hyrje Më 1937, Stadtmüller-i, një gjeograf gjerman, pohonte se për 2000 vjet roli gjeopolitik i Shqipërisë kishte qenë ai i një Durchgangsland-i (urëkalimi) ndërmjet Detit Adriatik dhe gadishullit të Ballkanit. Më 1990, Cohen, një gjeograf amerikan, vinte në dukje rëndësinë e konceptit të urëkalimit për botën gjeopolitike në ndryshim. Ky shkrim synon të analizojë lidhjen ndërmjet këtyre dy pohimeve, duke e marrë Shqipërinë si objekt studimi. Megjithëse gjykimet e zakonshme do t’ia ulnin vendit besueshmërinë si urëkalim, Shqipëria ofron oportunitete interesante për t’i përgjigjur pyetjeve rreth konceptit të urëkalimit. Cilat janë disa nga karakteristikat e këtij koncepti? Çfarë lloj modeli mund të zhvillohet për ta shpjeguar atë? Cili është roli i sotëm i këtyre shteteve të vogla? A ofron mundësi koncepti i urëkalimit, i zbatuar në rastin e Shqipërisë për të kuptuar rishqyrtimin e Ballkanit? Mbizotërimi i fuqive të huaja mbi këto shtete të vogla ka qenë një temë e njohur në historinë e Evropës Lindore. Kjo temë u paraqit në mënyrë të përmbledhur mbi gjysmë shekulli më parë nga studiuesja e gjeopolitikës Harriet Wanklyn; a mund ta sigurojnë ekzistencën e tyre shtetet e vogla pa u bërë vegla në politikën botërore? Vijon në faqen 11

Fotografi: vetura të djegura dhe njerëz në një rrugë.

Berisha para Drejtësisë

20 faqe sekrete të relacionit përfundimtar të Ngjelës Gjithë emrat fajtorë të tragjedisë së marsit Braho: “Ka përgjegjësi politike edhe mes njerëzve të pozitës” TIRANË - “Berisha dhe të tjerët janë fajtorë kryesorë të ngjarjeve të Marsit”. Kështu ka deklaruar Spartak Braho në mendimin e tërë komisionit, i përmbledhur në rreth 20 fletë që përbëjnë dosjen e trazirave të vitit të kaluar. Avokati socialist ta shpjeguar se të pritet që ky raport të lexohet në Parlament dhe të merret vota e Kuvendit për të çuar në Prokurori drejtuesit kryesorë të shtetit shqiptar, duke filluar nga Berisha, Zhulali e Zhulali, deri tek të tjerët që kanë qenë krerë të strukturave ushtarake e shtetërore gjatë atyre muajve të frikshëm. Braho ka shpjeguar dhe motivet ligjore se përse akuzohet Berisha e njerëzit që kanë qenë pranë tij, por nga përgjegjësitë morale, juristi i PS nuk ka përjashtuar as opozitën e atëhershme. PO PASTAJ? Fatos Baxhaku Komisioni i përgjegjësisë së marsit i ka mbledhur kapakët e kartontë të dosjeve. Pas muaj të tërë kërkimesh, ai i ka caktuar më në fund njerëzit që duhet të përgjigjen për një nga periudhat më të mbrapshta të krejt historisë së Shqipërisë së kohëve të fundit. Mbledhje, debate juridike e politike, copa letërsh dhe biseda me dëshmitarë, të gjitha këto tashmë janë përgatitur mirë e bukur nga anëtarët e komisionit që kanë dëshiruar prej kohësh mbi një temë të vështirë, mbase më të vështirën që vërtitet edhe shumë e njëzet faqe të hartuara nga deputetët. Tashmë është mësuar përmbajtja e raportit. Diskutimet me sa duket do të jenë vetëm një formalitet në planin moral. Dhe ja ku rikthehet edhe një herë në skenë një pyetje e vjetër, që ngjason me titullin e një filmi: Kush është fajtori? Nëse do t’i përgjigjeshim me titullin e një filmi tjetër po aq të njohur, atëherë - duke u nisur nga ato që janë arritur deri më tani - na duket të thonim: Gjithë fajin e ka paraja. Jeta do të vazhdojë. De[pjesa tjetër e prerë] që qirësisë së kohëve të fundit. Mëblidhet, debatet juridike e politike, copa letrash mirë e bukur nga anëtarët e komisionit që kanë dërsitur vështirën që vërtitet edhe sot e kësaj dite mbi opinionin shqiptar. Kush e shkaktoi gjakderdhjen absurde të pranverës së një viti më parë? A duhet të ndërhyjë Drejtësia, apo kjo temë do të mbetet një tabu e politikës dhe e komisioneve të ngritura prej tyre, të cilat nuk dihet se ku çojnë? Dje një nga anëtarët e “Komisionit Ngjela”, socialisti Spartak Braho ka pranuar të flasë mbi përmbajtjen e dosjes që do të bëhet shumë shpejt objekt diskutimi në Parlament. “Fjalën e fundit duhet ta thotë Drejtësia”, ka shtuar Braho pasi ka bërë fajtorë Berishën dhe njerëzit e tij. “Ne nuk jemi gjykatë”, ka qenë përmbajtja e fundit të interesit që pati. Të njëjtën gjë, pak a shumë ka shprehur në një shkrim të botuar në Gazetën Shqiptare edhe avokati Ngjela, kryetari i komisionit. Komisioni pra jep vetëm një vlerësim moral, shumë shqiptarë politikë të ngjarjeve të këtij marsi. Mirëpo kjo ishte kohë që kishte ndodhur. Këtu, që para se të ndodhur një gjashtë muaj lodheshin deputetët e ndërruar, e kishin dhënë me lotët e tyre nënët që kishin humbur djemtë që nga Tropoja deri në Vlorë e Sarandë. E kishin dhënë fëmijët e moshës jetimë në të varfërit e tyre, të gjithë dhe sidomos në jug, por edhe ata të gardistëve dhe të oficerëve të SHIK-ut të vrarë nga nga marzia e atyre që i përdorën mish për top. Se cili është morali para vdekjes këtu dhe qiparët e dinë shumë mirë. Nënat e veshura me të zeza nga Veriu në jug mund të kenë plot e plot gjëra për të thënë, sigurisht edhe me

Viz at italiane: Ja emrat e rinj

“Sporteli” i vizave Italiane te GAZETA SHQIPTARE Dërgoni letrat tuaja tek: Rr. Dibrës 370 Tiranë Përgjigjet Konsulli Italian në faqet e “Gazeta Shqiptare” Vizat italiane: Ja emrat e rinj Lista me gati 200 persona Në faqen 11

Dosja “Ceka”, vijë origjinalët

GAZETA e Durrësit Dosja “Ceka”, vijë origjinalët DURRËS - Dosja e kontrabandës pajiset me dokumentat origjinale, të cilat më në fund kanë mbërritur nga vendet nga janë nisur arët me mallrat. Dosja, e cila është përfolur si dosja “Ceka”, përfshin 50 raste, shumica të denoncuara nga Divizioni XII dhe të tjera nga policia doganore. Në faqen 8

Polemikë pas akuzave për zhdukjen e 100 milionë dollarëve

Ruçi: “Ceka të nxjerrë provat” Lideri i PS për Malajn: Është i suksesshëm TIRANË - Gramoz Ruçi del kundër Cekës dhe mbron Malajn për kontrabandën. “Ministri ka sukses, ka arritur të sigurojë 90% të ardhurave nga doganat, dhe ky 10% që mungon nuk duhet të fryrë shumë, duke dhënë të kuptohet se në Shqipërinë nuk bëhet tjetër gjë, por vetëm kontrabandë”. Sekretari social-ist është shprehur se suksesi i Malajt nuk shuhet vetëm nga ngritja edhe një herë në këmbë e Financave të shtetit shqiptar, por dhe së fundi në nënshkrimin e marrëveshjes ESAF-2 me FMN. “Dhe kur 120 vende të tjera anëtare të FMN festojnë lidhjen e marrëveshjes, vetëm në Shqipëri duket sikur nuk na bën përshtypje dhe grindemi”, është shprehur lideri socialist. E më pas ka lëshuar një shigjetë kundër vetë Cekës. “Unë i besoj më parë fakteve sesa shifrave që jep Ceka. Ai nuk ka bërë asnjë denoncim gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm kundër atyre që merren me kontrabandë”, ka deklaruar Ruçi.

LAJMI I FUNDIT — Bingo: Lind milioneri mesnatës

TIRANË - Milioner vetëm me dhjetë lekë. Ka marrë një biletë të thjeshtë bingoj dhe në numrin 36 ka lexuar kthimin triumfues. E.S. nga Tirana është shpërblyer nga i varfër në milioner në kufirin mes dy lotove, Bashkë me një shokun e tij ai kishte vetëm një javë që frekuentonte sallën e “Magic Bingo Albania” në sallën e Pallatit të Kulturës. 30 vjeçari i papunë kishte arritur të fitonte tre bingo deri në orën 23.30, kur fati arriti kulmin. Njëra prej nëntë biletave të posaçme është fshirë me një shpejtësi rekord e në shifrën 36 ai ka fituar Bingo. Milioneri i orëve të vona të natës nuk ka pranuar të bëjë publik emrin e tij nga frika e “maskave” dhe ka lëshuar vetëm inicialet. Loja e nisur tre vjet më parë në Shqipëri, ishte e paqjallur për të, por brenda një jave ai ka mësuar shumë mirë e mbreki ka arritur të fitojë çmimin e madh. Ekstrabingo

HAPET “FIERA DEL LEVANTE”

TIRANË - Me urimin e Nanos dhe Prodit, është çelur dje edicioni i parë i “Fiera del Levante” në Shqipëri. Presidenti i Fieres, Francesco Divella, ka kujtuar dy vjet punë të lodhshme për të realizuar këtë projekt, që ai siguroi se nuk do të ishte i vetëm. Nano e ka cilësuar aktivitetin si një spektakël ekonomik, kurse Prodi si një pikë mbërritje dhe një pikë nisje njëkohësisht. Panairi ku marrin pjesë 280 firma dhe ente publike do të qëndrojë i hapur dhe katër ditë të tjera. 1ª FIERA DEL LEVANTE IN ALBANIA TIRANA 28-31/5/98 Ceremonia e hapjes në Tiranë Ceremonia e hapjes në Tiranë (foto: H. Pustina)

GAZETA e Shkodrës — Ditë plumbash, shtatë viktima

SHKODËR - Krimi kthehet në Shkodër. Kapriçioja e muajit, i cili nuk do të dalë për u përgjakur, ashtu siç hyrij, solli sërish dhe në mengjes pranë qendrës “Don Bosko” një viktimë. Ilir Maliqi 26 vjeç, është vrarë rreth orës gjashtë e dhjetë të mëngjesit me breshëri automatiku.

GAZETA e Vlorës — Prodi: Konsullatë në Vlorë

VLORË - Nano dhe Prodi premtojnë dhe vënë kushtet. “Gomonet që nisen me orare si autobuzët urbanë, duhet të ndalohen” - i ka kërkuar kryeministri italian, Nanos, duke i premtuar njëkohësisht se do të bëjë ç’është e mundur për hapjen e shumë të përfolures konsullatë në qytetin e Vlorës.

VIKTIMAT SHQIPTARE TË DOPINGUT

GAZETA SHQIPTARE Sport Droga dhe Sporti, një binom, i cili nuk mund tendahet, por që edhe nuk mund të qëndrojë dot bashkë. Kur 65 vjet më parë u zbuluan nga hormonët mashkullorë më të rëndësishëm, androstero[pjesa e prerë] testosteroni, ato u konsideruan si “ilaqet e forcës” dhe thonë që vendosmë në sport. Për vashësit se ato rrisin volumin e muskujve dhe ndihmojnë në përfitimin e forcës, janë steroi-det ato që sjellin demtime. Në faqen 13, 15 Imazh me sportistë dhe tableta/kapsula.

GAZETA e Shkodrës