“Përgjoi...”, por gjykata i jep dy vjet rrogë
Zbulohen dosjet e fshehta të SHIK-ut. Kre të rinj të Shërbimit Sekret kanë gjetur dokumentacionin e përgjimeve të takimeve dhe bisedave telefonike të njerëzve të opozitës.
Pak kohë më parë Klosi ka shkarkuar nga detyra sekretaren e paraardhësit të tij. Njeriu i Gazidedes është zbuluar se ka hapur pesë dosje të fshehta, ndaj personave të imunizuar, duke shkelur rregullat e shërbimit. “Zonja e sekretëve”, e graduar si kapitene e parë në shërbimin informativ, ka mbetur kështu në mes të rrugës. Ngjarja e fundit ka provuar, me sa duket, të mërbashmen të opozitës, të cilët janë ankuar për mikrofonët e SHIK-ut. Klosi ka pranuar se fundi se veprimtaria e mëparshme e sekretit ka kaluar kompetencat në përgjim e personave të rëndësishëm.
Në faqen 4
TË RUHEMI NGA KAOSI
Është ende shpejt për të dhënë një përgjigje se nga kërcënimi i anarkisë, e cila befasisht triumfoi dje në ngjarjet e marsit 1997.
Ndërkohë popullsia është ende e gjitha e armatosur me armë automatike, ndërsa tensionet politike, lufta politike dhe problemet sociale janë thuajse në të njëjtin sens lëvizjeje. Klasa politike shqiptare siç duket nuk don ta kuptojë se vetëm kompromiset si instrument debipruës në qeverisje dhe pragmatizmi si filozofi aktive në politikë, janë më në fund mjetet më të provuar si të suksesshme në ecjen përpara të shoqërive Perëndimore në këtë gjysmë shekulli. Është e kuptueshme se, të dalësh nga një sistem tërjet të dhunshëm totalitar mbas pesëdhjetë vjetësh, dhe gjithmonë brenda një gjendje varfërie, natyrisht që duhet shumë sistem dhe tepër këmbëngulje në të gjithë radhët e shoqërisë shqiptare për të pasur, përpara sëspse, nëse nuk jemi në gjendje ta kuptojmë këtë, atëherë nuk jemi në gjendje të kuptojmë edhe diferencën e gjykatës revolucionare që ka dalë mbas një përmbysjeje dhe dhunë të shtetit, me një komision hetimi parlamentar, i cili është vazhdimësi e kontrollit të një shteti të ngritur dhe të mbajtur me pushtete të ngritura dhe të rrezurara me anë të votës së lirë. E pra, në funksion së kësaj, për faktin se shteti dhe sistemi i tij është ende ai që ka dalë nga vota e lirë e marsit të vitit 1992, kuptohet se çdo pakënaqësi individuale, çdo shkelje apo dhunim që i është bërë një individi të veçantë nga shteti apo nga institucionet e tij, patjetër që ligjërisht është një padi individuale e ngritur brenda të gjitha normave proceduriale përpara organeve gjyqësore. Kush e ka kuptuar se një komision parlamentar hetimor është një gjykatë revolucionare, është gabuar. Nëse jemi përpara ngjarjes të rënda që kanë pllakosur befhas shoqërinë, edhe brenda tyre, edhe një rritëm të befët të gjithë institucioneve, është e kuptueshme se hetimi duhet të na japë arsyen e mjaftueshme të shkaqeve që ja sollën këtë gjë. Anarkia kurrë nuk vjen si pasojë e katastrofave natyrore, ajo si rregull ka ardhë nga orientimi institucional i shtetit, prandaj nëse vërtet duam të shpjegojmë nga kërçënimi i anarkisë, doemos duhet të nxjerrim konkluzione të duhura, si të forcojmë shtetin institucionalisht, në një krah, kurse, në krahun tjetër, si ta disiplinojmë me forcë politikën për të kaluar nga një luftë pasionale që kërkon të përdorë çdo mjet për të mbajtur pushtetin politik, (ose çdo mjet për të ardhur në pushtet), - në një luftë të arsyeshme: të ndërmarrë brenda rregullave të përcaktuara ligjore, në natyrisht janë gjithmonë të paprekshme. Kjo mendoj se është rruga më e arsyeshme për të dalë nga kriza jonë, e cila po vijon të qerthullohet brenda rrezikut të pandërprerë të anarkisë, sepse, në pamë tani që, pas shkatërrimit të rendit shtetëror, shoqëria gjithmonë e plakos vrasa, krimi dhe drejtimi i saj nga banda të pandërgjegjshme kriminale. Në asnjë rast, deri më sot, nuk kemi qoftë edhe një precedent që drejtësia shoqërore të jetë vendosur me anë të një padrejtësie.
…ulli.
Është e kuptueshme se, të dalësh nga një sistem të jet gjendje varfërie, natyrisht që duhet shumë sistem dhe tepër përkushtim për të bërë diçka serioze. Por koha po tregon se ende nuk po duam të kuptojmë se shteti nuk është pronë politike e një grupi njerëzish, dhe politika në vetvete, si luftë, nuk është pasion, por arsye. Në këtë rast, ne jemi larg arsye së mjaftueshme për të ndërtuar sistemin tonë të sigurt ligjor, sepse pasioni aktual politik lidhet gjithmonë me pronëzimin e pushtetit, kurse egoizmin individual që karakterizon politikanët sot, është tepër arkaik dhe aspak krijues. Brenda këtij lloji primitivizmi, kuptohet se pasioni politik për mbajtjen më çdo kusht të pushtetit, edhe sot nuk e ka dëshirën që të kuptojë se drejtësia është ligj dhe jo forcë. Në demokraci, pushteti nuk të jep forcë për të shkelur ligjin, por përkundrazi, të jep forcë për ta respektuar atë me të gjitha mjetet e arsyes kushtetuese apo ligjore. Por presionet e sotme, tendencat për hakmarrje apo shuarje mjeljesh të pasura me origjinë primitive, duken se përseri do ta shtyjnë në kohë stabilizimin racional të shoqërisë sonë, sepse politika përsëri me pushtetin ka shenja se don të laje hesapet me kundërshtarin pa e përfillur drejtësinë dhe ligjin. Në një gjendje të tillë ndoshta ndodhet edhe Komisioni Parlamentar për Hetimin e Ngjarjeve të Janar-Qershor të vitit 1997. Në fund të fundit ngjarjet janar, ngjarje, dhe shteti është shtet. Nuk mund të ngatërrohet natyra e shtetit me natyrën e pro…
Prodi në Tiranë, frikë atentati
Një spiunim vë në lëvizje makinën gjigande të rojëve
Specialët kërkojnë ende kudo personazhin enigmatik
Kalohen në sitë vizitorët e “Fierës” dhe të lokaleve përreth
Një spiunim vë në lëvizje makinën gjigande të rojëve Specialët kërkojnë ende kudo personazhin enigmatik “ KOMISION ME VETË”. TË AKUZUARIT MBROHEN TIRANË - Prodi në Tiranë mes frikës për atentat. Kanë njoftuar vetëm disa fjalë: “Ruajuni, duan të bëjnë atentat kryeministrit italian”, që të ngrinte në tension dhe ankthi mes njerëzve të sigurimit të personaliteteve, për të mërkurën në mbrëmje famëmirësit gjithçka ka përfunduar pa asnjë problem. Burime të Ministrisë së Rendit kanë konfirmuar për Gazetën se kanë ekzistuar sinjale alarmi një ditë para ardhjes së kryeministrit italian në Tiranë, e kjo ka sjellë gadishmëri numër një të të gjithë efektivave të policisë dhe SHIK në mbrojtje të personaliteteve të huaja dhe të vendit. Ndonëse burimet zyrtare ngurrojnë të konfirmojnë diçka të tillë, nuk ka qenë e vështirë të lexohej tension nën nervozizëm ndër radhët e njerëzve të eskortave përkatëse dhe të policisë vendase, e angazhuar plotësisht në operacionet e sigurimit të Presidentit Nanos. Aq sa në një moment është ndryshuar pa dhënë arsye protokolli i parashikuar më parë, ku dy kryeministrat nuk dolën në konferencën e përbashkët për shtyp.
Berisha: Kontrolloni paratë e Meksit e Shehut
Meksi, Shehu dhe Berisha gjatë kohës kur ishin bashkë në krye të PD
TIRANE - Berisha kërkon hetime për pasurinë e ish-ministrave. “Komision parlamentar për të hetuar mbi të gjithë ish-funksionarët dhe njerëzit e lartë aktualë të shtetit”, ka deklaruar Berisha në një konferencë shtypi. Shqetësimet e liderit të PD kësaj here janë drejtuar edhe kundër njerëzve të tij të afërt, Meksi e Shehu, por edhe ndaj rivalëve të tij të tashëm, qeveritarëve aktualë socialistë. Ideja e Berishës është përkrahur ndërkohë edhe nga një nga krerët e Parlamentit, Namik Dokle. “Duhet një operacion me duar të pastra për të gjithë politikanët”, ka deklaruar dje për Gazetën, nënkryetari socialist i Parlamentit, Namik Dokle.
Lidhet Shqipëria e Mesme
GAZETA e Durrësit
DURRËS - Shqipëria e Mesme bashkohet në një Lidhje.
Është e para iniciativë e shoqatës “Durrës” për tu lidhur me shoqatat simotra të Elbasanit, Tiranës dhe Krujës me qëllim ngritjen e zërit për krijimin e një Lidhje të përbashkët që do unifikojë interesat kulturore, politike dhe ekonomike.
Në faqen 8
Policët rebelë përpara Drejtësisë
GAZETA e Shkodrës
SHKODËR - Historia e rebelimit të policëve kriminalë para Drejtësisë.
Prokuroria Ushtarake ka vënë vulën në dosjen që hetonte ngjarjen e 19 janarit të këtij viti. Pasditen e asaj dite rreth 15 policë të sektorit kriminal, janë ngritur kundër shefit të ardhur, Mit'hat Havari.
Në faqen 6
GAZETA e Vlorës
PS e PD në zgjedhje me njëkë
VLORE - Qyteti bregdetar vazhdon betejën për kandidatin e preferuar të kryebashkiakut. Duket kalojnë dhe jo luftë vazhdon të bëhet gjithnjë e më e ashpër. Në skenë kanë dalë dhe kandidatë të tjerë të pavarur, ndërkohë që PS dhe PD kanë vendosur të zbresin në fushën e betejës me dy miqë, të njohur dhe me reputacion në qytetin e Vlorës.
Kolera: alarm në Ministri
Rreziku i verës
TIRANE - Alarmi për kolerën trondit Ministrinë e Shëndetësisë. Në një relacion të tij për ministrin Solis, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, kërkonte ndërhyrje të menjëhershme nga ana e ministrisë, pasi sipas tij “rreziku i shpërthimit të epidemisë së kolerës, është eventual”. Asgjë nuk mund të pengojë hyrjen e kolerës në Shqipëri, vazhdonte më tej relacioni që i kërkonte ministrit të lëshonte një urdhër për gjithë qendrat shëndetësore të Shqipërisë.
Marinsat e NATO-s zbarkojnë në Shqipëri
Shpejt manovra të gjera dhe një flotë e tërë në Durrës
LUKSEMBURG - Dje mbledhja e ministrave të Jashtëm të Aleancës ka vendosur një sërë masash në lidhje me prezencën e saj në rajonin e nxehtë të Ballkanit. Kështu janë parashikuar manovra ushtarake me Shqipërinë për në fund të muajit gusht, në kuadrin e Partneritetit për Paqe me pjesëmarrjen e forcave ajrore e tokësore. Në kuadër të këtij partneriteti do të hapet në Tiranë një qendër NATO-Partneritet për Paqe.
Në paralel me këtë ministrat vendosën që në fillim të gushtit të dërgojnë në portin e Durrësit një pjesë të Flotës së NATO-s për Mesdheun. NATO ka parashikuar edhe një program asistence për të ndihmuar Shqipërinë dhe Maqedoninë që këto të krijojnë siguri për sa u përket kufijve të tyre.
Stërvitja e djeshme në afërsi të Durrësit (H. Pustina)
Mister mbi Hrushovin në Tiranë: Zhduket dosja
Është apo nuk është qytetar nderi i Kryeqytetit
TIRANE - Nikita Hrushov ridhël në skenë. Shqiptarët e rikthyen edhe një herë vëmendjen e tyre mbi emrin e shumëpërfolur në vitet ’60-’70. Udhëheqësi i dikurshëm sovjetik, ka vizituar Shqipërinë dhe deri këtu, duket sikur nuk ka gjë të keqe, aq më tepër kur bëhej fjalë për një vizitë të një kreu komunist, në një tjetër vend që satelitonte atëherë rreth BS.
Por gjërat nisin të ngatërrohen pikërisht në hollësitë e kësaj vizite. Ceremonia e famshme e mbjelljes së pemës së miqësisë nga ana e liderit sovjetik, apo ajo e vënies së gurit të parë të themelit të Muzeut Historik Kombëtar po nga ana e tij, vazhdojnë të mbahen mend prej shumë njerëzish.
Meksi, Shehu dhe Berisha gjatë kohës kur ishin bashkë në krye të PD