RRJETI BIN LADENIT TRADHTOHET NGA BRENDA. PRANGA DREJTORIT TË POLICISË
Zbulohet rrjeti Bin Ladenit që përgjonte Ambasadën Amerikane.
Dhe, njëri syresh, Maksi Çiçiku është ndaluar dje në orët e vona të mbrëmjes në shtëpinë e tij nga policia shqiptare. Një superaksion i njerëzve të rendit, ku kanë marrë pjesë veç uniformave blu dhe forcat speciale ka nisur mbrëmë vonë në një pjesë të Tiranës, qëllimi i të cilit ka qenë ndalimi i të gjithë anëtarëve të superrrjetit që kishte ngritur arabi i famshëm në kryeqytetin shqiptar
Fehmi Abdiu: Po më lënë të vdes
INTERVISTË/ Shteti nën akuzë
“Nëse Solis nuk zbaton urdhrat e Kryeministrit me dëshirën e tij, atëherë kjo është akoma më keq. Më vjen keq nga neglizhenca e këtyre instancave” Në faqen 3
Atentat në Durrës 4 viktima
HAKMARRJA
masakron tre vetë - mes tyre edhe një prostitutë rumune - dhe të plagosur rëndë një vajzë të re. Atentati ndaj tyre ka ndodhur të enjtën në mbrëmje, pranë Rrashbullit, teksa ata kanë qenë duke u kthyer me makinën e tyre nga Plazhi / Durrësit... Në faqen 17
Meidani fton në takim Rugovën
Pas Majkos me Demaçin e Qosen
Tirana zyrtare ka vazhduar të intensifikojë kontaktet me të gjithë faktorët politikë të Kosovës, për të njësuar qëndrimin që duhet të mbajnë shqiptarët në negociatat e pritshme me serbët dhe komunitetin ndërkombëtar mbi statusin e Kosovës. Dje, Meidani i ka nisur një ftesë Presidentit Rugova, për të ardhur në Tiranë në të njëjtën kohë kur një tjetër personalitet i Kosovës, Rexhep Qosja, kishte mbërritur në kryeqytetin e shtetit amë, konfirmojnë burime... Në faqen 4
Terror ndaj shefit të policisë
Terror në zyrën e komisariatit të Laçit. Breshëri të zgjatura nga një polic i dehur, që brenda zyrës së shefit, kanë bërë të struken, të mbykuren në mbrëmje, të gjithë efektivën, ndërsa dy shoferët e Fran Ndolit të fshehur në tarracën e Komisariatit. Në faqen 19
Telekomi shqiptar
Sqarim i Telekomit Shqiptar për kartat telefonike Lexoni në fq.15