Dokumente, emra e prapaskena
DOSSIER / NJË I HUAJ ZBULON RRJETIN E FRIKSHËM DHE MASHTRIMIN E MADH BALLKANIK
Në faqet 12-13
Pushkatohen 80 civilë
Në faqen 8
Pushkatohen 80 civilë
Ati i Shenjtë midis D’Alemës dhe Majkos
Mirosh SAKO
Një histori e gjatë në këta 2000-vjeçarë midis Shqipërisë dhe Vatikanit. Si katolicizmi edhe shqiptarët gjatë kësaj historie në mënyrë të përbashkët kanë vuajtur dhunën asimiluese të etnocentrizmit dhe fesë ortodokse serbe. Shprehja më sinjifikative e dëshirës së Vatikanit për të bashkëjetuar me shqiptarët pa varësisht nga feja që ata i përkisnin është interesimi dhe angazhimi nga Selia e Shenjtë i autoriteteve më me zë të këtij të tij në Shqipëri, për të ruajtur identitetin dhe trashëgiminë kombëtare të shqiptarëve për të përcjellë në popull frymën e Religjionit Kombëtarë, ndonëse katolikët ishin në minorancë me pjesën tjetër të popullatës. Niveli i lartë i tolerancës bëri që në shkollat e Shkodrës të përgatitet një inteligjencë e tërë laike me influencë në zhvillimin e Shqipërisë. Mbështetja e Vatikanit nuk njihte ndarje pavarësisht nga pozicione të ndryshme të mbajtuna nga shteti shqiptar në zhvillimin e tij historik. Deri në ditët më të fundit është ndjerë ky interesim në zgjidhjen e problemeve e krizave shpirtërore që kalon kombi shqiptar në të dy anët e kufirit. Është nderin e çdo shqiptari me këtë rast të shprehë ndjenjën e mirënjohjes për klerin katolik, i cili me tolerancën e tij historike aq shumë afër po qëndron në mbështetjen e Shqipërisë se re. Që nga vizita e parë e Kryeministrit Bufi, presidentit Berisha e Medani dhe dhjetëra personaliteteve shqiptare. Zor se Papa Gjon Pali II ka pritur nga ndonjë komb kaq shumë përfaqësues sa nga Shqipëria e shqiptarët jashtë atdheut. Vizita e Majkos, ndoshta një rastësi, vjen menjëherë pas vizitës historike të D’Alemës. Nuk duhet harruar këtu interesi aq i madh i Nënës Terezës që Ati i Shenjtë të lutet për Shqipërinë e shqiptarët. Gjatë shërbimit tim shtetëror në ambasadën shqiptare në Romë, funksioni më dha rastin të takohesha shpesh me Nënë Terezën dhe mjaft autoritete të tjera të Vatikanit. Fakti e desh që të shohëjava në kohë të ndryshme dy zyrtarë të lartë në takimet e tyre me Papa Gjon Palin II dhe nga afër të mësosh sa pa paragjykime ishte Selia e Shenjtë me Shqipërinë. Kjo tolerancë është mësim sa më human që kristianizmi në vigjilje të 2000-vjeçarit të tij i ofron Shqipërisë. Në fillimet e vitit ‘90 ambasada shqiptare në Romë vendosi kontaktet e para me Selinë e Shenjtë. Një vizitë e parë në Vatikan e përgjegjësuesve me të lartë të ambasadës së Shqipërisë në Romë
Kështu blihen vendet e punës
Korrupsion në spitale e tendera
Ragimi “rëndshëm” i rryshfeteve ka nisur në vitin 91 dhe është forcuar më tej në vitet në vazhdim.
Sipas ankesave të timëve të bëra nga shoqatat e huaja dhe të vendit, më tepër se gjysma e qytetarëve, të cilët punojnë në sektorin privat, pranojnë se kanë paguar rryshfete, që me fillimin viteve të demokracisë, atëherë kur ende nuk ishin ndryshuar ligjet dhe sapo kishin filluar të funksiononin ligjet e reja. 38 për qind e atyre që kanë patur qeshje qytetare, përgjigjen se janë detyruar të paguajnë rryshfete për të gjithë punonjësit e këtij sektori.
Në faqen 11
IZOLOHET TE 313
ZBULOHEN TRATATIVAT E FSHEHTA TË MAKS ÇIÇIKUT
Në faqen 6
ALARMI I SPECIALISTËVE
HIDROCENTRALET KANË EDHE 10 VJET JETË
Në faqen 14
Lexuesve
Redaksia e “Gazetës Shqiptare” u kërkon të falur lexuesve të saj në Kavajë, Lushnjë, Fier e Vlorë për mungesën e revistës Specchio të shtunën. Sqarojmë se agjencia e shpërndarjes “Albania Press” në mënyrë të përsëritur dhe kundër të gjitha marrëveshjeve të kontratës vendosi që të mos e shpërndajë revistën pikërisht në këto qytete, pa dhënë asnjë shpjegim bindës. Shpresojmë që kjo të mos ndodhë me numrat e ardhshëm.