26/01/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

26 janar 1999

KOÇI, ALARM PËR TRAZIRA NË VERI TË SHQIPËRISË

KOSOVA KOÇI, ALARM PËR TRAZIRA NË VERI TË SHQIPËRISË Në faqen 8

Tani me 5 orë drita

Në faqen 10 Vendi në errësirë. Bufi: S’di gjë

Roma-ALBA sërish në Vlorë

Për Tiranën kundërshmon M. Marinë forcat e NATO-s - Në faqen 5 Roma-ALBA sërish në Vlorë

Protektorati kafaz ose dora e fortë

Andi Bejtja Pas incidentit të fundit në Vlorë, ku komisari i policisë mbeti për disa orë në duart e skafistëve të armatosur, janë shtuar më shumë se kurrë zërat nga Italia për dërgimin e një misioni tjetër Alba, apo një lloj protektorati evropian për Shqipërinë. Këtë herë dallimi është i qartë. Nëse dy vjet më parë Alba erdhi për të siguruar stabilitetin e Shqipërisë të armatosur deri në dhëmbë dhe garantimin e zgjedhjeve të reja në qetësi, tani ky mision do të vijë vetëm e vetëm për të ndaluar trafikun e njerëzve, duke e kthyer jo vetëm detin, por edhe tokën në një barrierë të vërtetë. Autoritetet shqiptare reaguan menjëherë, duke u shprehur se Shqipëria nuk ka nevojë për një mision të tillë, por nëse brenda pak muajve lufta ndaj këtij trafiku s’ka rezultuar, ka shumë rrezik që një nga format e protektorateve të bëhet realitet, apo më e keqja, Shqipëria të izolohet edhe njëherë ashtu siç u vetizolua për 45 vite me radhë. Duke e parë problemin nga ky këndvështrim mund të thuhet se Shqipëria jo vetëm “ka harruar” 8 vite tranzicion, por është kthyer shumë më mbrapa. Tashmë nuk flitet, si dikur, për një protektorat, i cili presupozohej që të luajë me eksperiencën e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e shtetit shqiptar, po për një protektorat kafaz, i cili do t’i pengojë shqiptarët të bëjnë ato prapëslliqe që i kushtojnë shtrenjtë Europës. Ky panik, i Italisë në veçanti dhe i Europës në përgjithësi, është i dëshimë dhe për një arsye tjetër: tani e tutje askush nuk do të çajë më kokën për skeljen e të drejtave të njeriut në Shqipëri, për burgosjen e politikanëve, apo të gazetarëve, por do të kujdeset vetëm për stabilitetin e Shqipërisë. Ka shumë rrezik, që nëse në vend vazhdon akoma anarkia dhe nuk ndërpritet kontrabanda dhe trafiku i papërgjegjshëm, faktori ndërkombëtar, në çdo se nuk i imponon dot shqiptarëve protektoratin - mund të përkrahe vendosjen e një dore të fortë në Shqipëri (në kuptimin negativ të fjalës). Dhe kjo do të fortë, kushdo mund të jetë ai, qoftë nga e majta qoftë nga e djathta, mund të qëndrojë sa të dojë në pushtet në qoftë se bllokon trafikun e klandestinëve. Pra, ashtu si në kohën e Hoxhës, do të kemi një pak të heshtur midis Evropës dhe numrit një të Shqipërisë, ku e vetmja kontratë që duhet zbatuar është stabiliteti i vendit, pa u kujdesur shumë për demokracinë e brendshme dhe rindërtimin e institucioneve demokratike. Nëse Shqipëria vazhdon në këtë rrugë duket se partnerësh për stabilitet do të fitojë ndaj partnerësh për demokraci. Çdo gjë do të jetë e paparashikueshme dhe nuk është çudi që edhe njerëz në skenën politike shqiptare të rikthehet Haxhi Qamili, një Haxhi Qamili që mund të vrasë e të presë kë të dojë, vetëm e vetëm që të bllokojë skafet dhe fluksin e refugjatëve. Politikanë të tillë, që e pranojnë këtë shërbim të frikshëm, ar në heshtje nga Perëndimi, ka me shumicë.

Vrasin veten me bar miu

Drama e 3 femrave në Kavajë e Lushnjë Ndërsa po dje një plakë 76 vjeçare u mbyt në një kanal me ujë S.L.A.V. KONSTRUKSION SH.P.K. Shoqëri e përbashkët Italo - Shqiptare L. “Paravani”, nr. 8, Kati i parë, Vlorë Tel/Fax 62 2443 Vlorë Tel/Fax 62 2443 Durrës IMPORT - EKSPORT SHITJE - MATERIALE NDËRTIMI - FURNIZIME - HIDROSANITARE Sherrët në familje helmojnë më Bar Miu tre gra të reja dhe bëjnë që të mbytet në kanal një tjetër 76-vjeçare. Fotoksina, siç quhet ndryshe laci për të ngordhur minj, u ka bërë vizitë gjatë kësaj të shtune dhe të dielë dy 30-vjeçareve në Lushnjë dhe një tjetër në një fshat të Kavajës. Ndërkohë zënkat familjare kanë shtyrë në vetëvrasje edhe një grua, po nga Lushnja, të lidhur në një kanal me dëshpërim. Të shtunën në mesditë, në Spitalin Civil të Lushnjës kanë sjellë në gjendje kome një grua të re, Luiza Gjinollari, 30 vjeç. Në faqen 18

“Gazeta Shqiptare” ju dhuron Italinë

Duke filluar nga 1 shkurt hapet një garë për lexuesit tanë. Gazeta do të dhurojë 4 udhëtime pushimi, 1 javë në vendet më të preferuara turistike në Itali. Kush blen “Gazetën Shqiptare” do të përfitojë: Udhëtimin falas, Vizën Shengen, një vit të prenotuar për 1 javë, një kontribut për shpenzimet e udhëtimit. Më 16 shkurt fituesit në TV

KËSH LESHON ALARMIN: ENERGJI NGA 17.00 NË 22.00. POR NUK DEKLAROHEN MOTIVET