04/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 shkurt 1999

Rikthimi i Pëllumbit kryetar i PS?

Kandidat në Kongres Pas Nanos tërhiqet edhe Meta, por “mbin” Servet Pëllumbi. Profesori është emri më i ri në radhën e kandidatëve për kryetar të PS-së... PS që po qarkullon rëndom tashmë nëpër korridoret e partisë në pushtet, ndërkohë që para tij qëndrojnë emrat e Majkos, Islamit dhe Koçit. Ndonëse është folur një herë se Kongresi mund të mos zhvillohet në atë periudhë kur e kërkoi Nano, në mars apo pak më vonë, por për të mirën e partisë dhe qeverisjes realizimi i tij mund të shtyhej për në vjeshtë, kjo nuk është konsideruar një pengesë për të përvijuar brenda PS figurat e mundshme që do të luftojnë për postin e të parit të socialistëve. Në faqen 3

Rinia: Lejoni prostitucionin

SONDAZHI: PRO 63.5 PËRQIND DERI NË MOSHËN 35 VJEÇ Në faqen 11

Unitet që sjell më shumë të...

KOSOVA Unitet që sjell më shumë të

Unitet që sjell mëcuri të shumëpritur

KOSOVA Ditën e shtunë, në Rambuje, pranë Parisit, vendet e grupit të kontaktit (Gjermani, Francë, Britani, Itali, Rusi, SHBA) do t’u paraqesin Beogradit dhe shqiptarëve një plan provizor i cili ndër të tjera, parashëh një autonomi maksimale për Kosovën. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Presidenti Ibrahim Rugova dhe Akademiku Rexhep Qosja tashmë kanë dhënë pëqimin e tyre për të shkuar në Rambuje. Ky unison i tre prej forcave kryesore politike të Kosovës ka “përkrah qëndrimin unik të Shqipërisë, opozitë - opozitë”. Është uniteti i ëndërruar dhe i shumëpritur në një prej çasteve vendimtare për vendin. Fati i takimit të Rambujesë varet nga vendimi që do të marrë sot Parlamenti në Beograd. Nuk mund të jepet një parashikim i saktë për natyrën e këtij. Në faqen 4

Majko, sot takimi me Klinton SHBA jep 325 milion dollarë

Kryeministri shqiptar bisedime sekrete me shefin e CIA-s Klintoni pret Majkon sot në mëngjes. Kurse, dje pasdite Kryeministri shqiptar ka qenë mik në selinë qendrore të CIA-s, ku ka takuar drejtorin e përgjithshëm, Xhorxh Tenet. Takimi më i rëndësishëm i ditës së djeshme për Pandeli Majkon ka qenë ai me kreun e CIA-s, Tenet, origjinar nga Himara. Burimet zyrtare të informimit nuk kanë dhënë asnjë hollësi rreth bisedës mes dy “shqiptarëve” - madje, takimi nuk është evidentuar as në deklaratat për shtyp të Ministrisë së Informacionit. Në faqen 2

Mirdita ose drama minatorëve

UDHËTIMI Mirdita, apo vendi i mbretërve e minatorëve, siç quhet kohët e fundit, është krahinë që nisi udhën e saj të ekzistencës andej nga shekulli XV. Por historia e saj nis akoma më herët, me perusët, fis i lashtë i kësaj zone. Për këta janë bërë mjaft studime që është arritur... Në faqen 12-13