VENDIM I PARLAMENTIT GJERMAN. KRYQI I KUQ SHQIPTAR REGJISTRON EMRAT E SHPËRNDAN NDIHMAT
Për familjet shqiptare të viktimave dhe njerëzve të cilët janë dëmtuar, apo persekutuar gjatë luftës kundër nazizmit. Parlamenti i Republikës Federale të Gjermanisë do të akordojë një ndihmë humanitare të pa përsëritshme, me vlerë në mijëra dollarë. Parlamenti i Gjermanisë ka vendosur të ndihmojë të gjithë viktimat kudo në botë, të cilët kanë pësuar dëme nga perndjekja gjatë Luftës së Dytë Botërore. Midis shumë njerëzve, të cilët janë dëmtuar gjatë këtyre viteve në të gjitha shtetet, ku Gjermania e kohës së Hitlerit kishte shpallur luftë
Në faqen 11
Transformatorët e djegur të fajit
EDITORIALI
Nuk ka dhimbje më të fortë sesa të kujtosh kohët e lumtura në ditë të këqija”, thotë Dante. Shqiptarët, të mbuluar me dy batajnie, duke u dridhur nga të ftohtit dhe nga inati i pafuqishmërisë, mallkojnë Qeverinë e sotme, të mëparshmen dhe të parapërparshmen nën dritën e zbehtë të qiririt. Mbase kujtojnë me nostalgji sobën e druve, e cila edhe mund të nxirrte tym, por të paktën të ngrohte.
Në fakt, “qeveria e errësirës” e quajtur kështu qeveria e sotme nga mungesa e shpeshtë, gati totale e dritave në Tiranë dhe në qytetet e tjera kryesore - më tepër ka trashëguar sesa pjesë luani në transformatorin e djegur të fajit të qeverive shqiptare. “KESH-i është si miliçonga”, thotë një elektriçist. “Duhet të punojë në verë për t’u mbajtur në dimër”. Gjatë verës KESH-i ynë ka bërë gjumin e dimrit dhe sot dukën pasojat. Megjithatë, faji, në gjuhën e burokratëve dhe drejtorëve shtetërorë,
Vijon në faqen 3
Poliçani, politikanët e zënë peng
DOSSIER
Poliçani, do të kishte mbetur një fshat i humbur diku në Jug të Shqipërisë, nëse dikujt nuk do t’i shkonte në mend për të ngritur aty një kombinat armësh. Me ngritjen e uzinës së municionit, nga viti 1960, fshati që i përkiste Beratiti u bë qytet dhe më 1972, i kaloi rrethit të Skraparit.
Në faqet 12-13
Majko kokë më kokë me Klinton “Ne jemi Qeveri proamerikane”
Presidenti i SHBA: “Të lutemi për Kryeministrin e Shqipërisë”
TIRANË - Majko i është angazhuar Klintonit se qeveria e tij do të ndjekë një politikë tërësisht proamerikane në rajonin e trazuar të ballkanit gjatë bisedimeve kokë më kokë që zhvilluan dje menjëherë pas përfundimit të ceremonisë së lutjeve, ku presidenti amerikan i kërkoi qindra të pranishmëve nga të gjitha kontinentet që “të lutemi për kryeministrin e Shqipërisë, që të ketë shumë sukses në rrugën që ka nisur”, bëri të ditur Ministria shqiptare e shtypit.
Në faqen 3