19/02/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 shkurt 1999

Bllokohet Rambuje 30 tanke në Veri

Berisha: Këshjella kurth për shqiptarët NATO DERGOI DHE 430 AVIONE LUFTARAKE. GATI NJE SULM 48 ORESH Në faqet 3-4-5

SHBA po lë Europën të gabojë

The New York Times Xhein PERLEZ PARIS Kur ideja për një konferencë paqeje për provincën e shumëvuajtur të Kosovës kishte filluar për herë të parë të mendohej, menjëherë në kujtesë të kthehen bisedimet e Dayton që çuan në fundin e luftës në Bosnje. Pamjet e luftës nga brendësia e Ballkanit ku forcat ishin ndarë në dy fronte dhe negociatorët që udhëtonin nga një anë në tjetrën e frontit, të shqetësuar nga gjendja tepër e rëndë, skena të tmerrshme po shqetësonin vendet e mëdha - e gjithë kjo inkurajoi për të përmbledhur kështu: “Kishte ndodhur në një zonë jashtë zonës ushtarake të bazës në Ohio, më shumë se tre vjet më parë.” Por pas 10 ditë bisedimet në kështjellën e Rambujesë, 30 kilometra në jug të Parisit, janë më shumë me probleme sesa me një rrugëzgjidhje të mundshme. Në bisedimet e Dayton një amerikan u bë drejtues i situatës që nga fillimi dhe deri në fund. Megjithatë Richard Holbrooke, atëherë një asist ent sekretar i shtetit, udhëhoqi bisedimet me forcën e personalitetit të tij, por ai ishte mbështetur nga më shumë se 20.000 forca amerikane që Presidenti Clinton tha se do të ndihmonin në forcën ndërkombëtare të paqes dhe në këtë moment çështja u zgjidh. Në Rambuje, amerikanët janë lojtarë të vegjël. Shefi i treshes së ndërmjetësueseve është një amerikan, ambasadori Christopher Hill, por ai nuk mund të bëjë ndonjë gjë dhe më shumë përgjegjshmëri duke u krahasuar me ritmet e Holbrooke. Më qartë, pengesat e tij janë të mëdha pasi nuk mbështetet nga një numër i madh trupash amerikane. Në këtë kohë, një ushtarak amerikan vëren se Administrata e Klintonit është duke u përfshirë në “qëndrimin e përgjithshëm”. Vijon në faqen 5

Koçi: Kërkojmë policë Europiane për të ndaluar klandestinët Në faqen 7

Dëshon aksioni anti-kioskë Fadromat nuk duan t’i heqin

ELBASAN - Dëshon aksioni i policisë ndërtimeve për heqjen e kioska-ve. Rreth 20 drejtuesit e automjeteve që duhet të shkulin kioskat, kanë bojkotuar aksionin dhe nuk janë dukur fare në shesh. Që në orën 8 të mëngjesit është bërë bllokimi i një prej lulishteve të Elbasanit, pranë postës qendrore nga mbi 100 policë të komisariatit numër një të në pritje për të zbatuar urdhrin e prishjes së rreth 20 kioska-ve që ndodhen në këtë lulishte. Në faqen 18

SHORTI ME 22 SHKURT

Rregullorja 1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës 2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte. 3. Të hënën 22 Shkurt, shorti i dytë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN. • Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës.

ju dhurojmë ITALINË

Gazeta Shqiptare

Numri juaj i garës për sot

SERIA CD 116200