Ushtria Çlirimtare e Kosovës zbarkon në zyrën e Meidanit. Kryetari i delegacionit shqiptar në Rambuje dhe njëkohësisht njëri nga zërat më përfaqësues të UÇK-së, Hashim Thaçi ka qenë për mbi një orë në zyrën e Kryetarit të shtetit shqiptar në një takim që për nga mënyra se si u organizua dhe për ato që u thanë brenda nuk është se ... mund të konsiderohet sekret, por në një farë mënyre shumë i mistershëm. Dje në mbrëmje Presidenca ka dhënë një njoftim të rezervuar shtypi ndërkohë që takimi mes Thaçit e Meidanit e Dokles vazhdonte ende, duke bërë të njohur vetëm disa episode të fillimit të bisedës, me tepër kortezie. Kurse më pas asnjë nga zyrtarët e Presidencës nuk ka dhënë sqarime lidhur me atë që u bisedua, madje tepër i ngurtë ka qëndruar edhe vetë Thaçi. Vonë është mësuar se Meidani ka këmbëngulur në takim që shqiptarët e Kosovës të .... Në faqen 3
Firmë në vend të gjakut
EDITORIAL
izmi i vazhdueshëm serb në procesin negociator dhe sh-
të gjakut
Shumë amerikanë, përfshirë njerëz të Kosovës në Kongres, u befasuan që liderët shqiptarë nuk ndërmorën iniciativën për ta futur Millosheviçin në qoshe.
Sekretarja e shtetit, Medlin Ollbrajt, vazhdimisht u theksoi mjeteve të informimit se delegacioni serb ka marrë pozicion kokëfortë dhe obstruksionist në bisedime dhe dëshiron të bëjë çfarëdo kompromisesh të rëndësishme. Shumica e liderëve shqiptarë në Francë e kuptuan se derisa të mos ketë kompromis që forcat e NATO-s të implementojnë marrëveshjen kalimtare, ka pak hapësirë për të bërë kompromis për çështjen e nivelit të trupave serbe dhe duke e përfshirë gjuhën për referendum në vetë marrëveshje. Disa ekstremistë, motivet e të cilëve janë të diskutueshme, kundërshtuan çfarëdo kompromisesh dhe, duke bërë diçka të tillë, dobësuan përkrahjen ndërkombëtare për shqiptarët dhe forcuan pozicionin e Millosheviçit.
Në fakt, nuk kam ndonjë dyshim se mosvendosmëria e tyre në ditët e fundit të Rambujesë e ngujoi procesin që dukej të çonte drejt sulmeve ajrore kundër shënjestrave ushtarake serbe. Por, edhe në këtë situatë që kemi tani, nuk mund të thuhet se çdo gjë është e humbur ende. Obstruksionizmi i vazhdueshëm serb në procesin negociator dhe shtimi i forcave gjatë ditëve të fundit nga Beogradi përreth kufirit të Kosovës, mund t’i shtyjë SHBA-të dhe aleatët e saj sërish në buzë të ekzekutimit të sulmeve ajrore, nëse liderët e shqiptarëve të Kosovës pajtohen shpejt me marrëveshjen përfundimtare, sipas planit të Grupit të Kontaktit. Si mik i shqiptarëve për një kohë të gjatë, me dekada përvojash politike, dua të theksoj se vendimet e vështira kurrë nuk janë të lehta. Liderët e vërtetë janë ata që mund të vendosin çfarë është më e mirë për njerëzit e tyre, kur situata nuk është e bardhë e zi. Dhe kështu do t’u thoja atyre që janë dhe që kanë për qëllim të bëhen liderë të Kosovës, se nevojitet guxim i madh për të vendosur të nënshkruhet një dokument substancial, por jo dhe i përsosur, që u jep njerëzve të tyre shumicën e asaj që u duhet, por jo të gjitha. Nuk është e quajtur kompromis thjesht poshtë një marrëveshje të tillë dhe t’i lësh njerëzit e tu të paqur-jnë çmimin.
Shpresoj se liderët e Kosovës do t’i vënë në rend të parë njerëzit e tyre, pa menduar për pozitën e tyre, pushtetin apo përfitimin personal. Vitet që do të vijnë ndoshta nuk do të jenë të lehta, mirëpo ato mund të fitojnë shumë liri dhe prosperitet.
FORCOHET PETRO KOÇI
Në krah i vjen Sokol Bare. FORCOHET PETRO KOÇI. [Foto 1]
Dy pleq martohen në azil
GJIROKASTËR
I kanë thënë “po” njëri-tjetrit në moshën 70-vjeçare.
Një çift të moshuarish, që jetonin prej vitesh në azil lidhën kurorë në gjendjen civile. Evangjela, 67 vjeç, tani nuk do të mbajë më mbiemrin Mak-shi, por do të marrë atë të të shoqit, Jaho Agos, 71 vjeç.
Në faqen 17
Pluhuri i Galerisë fsheh një kryevepër të Rembrand
TIRANE/ Piktura e dëmtuar qëndron në bodrume
Ishin vitet e para të shekullit të XX dhe krejt rastësisht piktori që kishte tashmë rreth 5 shekuj që nuk jetonte, merr rrugën për në Shqipëri.
Në fakt një pikturë e tij. “Çifuti shëtitës” që duket se fati i të cilit ashtu si në historinë e Biblës, ishte të bridhte botën.
Në faqet 12-13
Numri që sot
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte, këtë javë edhe të dielën.
3. Të hënën 8 Mars, shorti i tretë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
• Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës.
Shqiptare ju dhuron ITALINË
Numri juaj i garës për sot
SERIA EF
133186
HASIM THAÇI NGA PARISI NË TIRANË. OLLBRAJT: PO PUNO J PËR PAVARËSINË E KOSOVËS