Eçevit Majkos: Kush ju prek, vdes
Kryeministri i fuqisë më të madhe ushtarake në rajon, Turqisë ka garantuar dje Majkon se vendi i tij do mbrojë kufijtë shqiptarë në rast të një agresioni serb. “Integriteti i Shqipërisë është dhe integriteti i Turqisë. Në rast se cënohen kufijtë e vendit tuaj, do reagojmë sikur të ishte cënuar kufiri ynë”, ka deklaruar Eçevi në takimin që zhvilloi dje paradite me Kryeministrin shqiptar gjatë ditës së parë të vizitës që Majko nisi në Ankara. Agresioni serb është intensifikuar në shkallë të gjerë në pjesën jugore të Kosovës, në afërsi të kufirit me Maqedoninë, pikërisht në territorin ku është parashikuar të kryhet ndërhyrja ushtarake e NATO-s. Ndërkohë luftimet dhe provokacionet serbe janë intensifikuar dhe në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Në faqen 4
Kosovës i duhen bllofet e Millosheviçit
OPINION
Jozefina Topalli
Duke ndjerë se momentet e tanishme janë momente kyçe për të ardhmen e shqiptarëve, padyshim që nevoja e një formulimi dhe një qëndrimi të përbashkët të forcave politike parlamentare në Shqipëri, për mbështetje të Marrëveshjes të pranuar në parim nga përfaqësia e shqiptarëve të Kosovës në Rambuje, është shumë e rëndësishme dhe me efekt reflektues.
Kjo është njëkohësisht rruga e vetme për të mos lënë asnjë gur në duart e Millosheviçit, i cili reflekton çelësin e veseve mendore e të karakteristikave bizantine të një personazhi jo të zakonshëm. Fakt është se prej 10 vitesh duke humbur luftëra dhe duke fituar amnisti, duke bërë agresione e duke negociuar, duke ndezur zjarre, Millosheviçi kërkon që të mbajë në dorë jetën dhe vdekjen e miliona njerëzve, ndërkohë që me politikën e tij për një periudhë jo të shkurtër ka hipnotizuar jo pak kancelari Perëndimore. Është pikërisht në Kosovë, para një dekade, në atë Kosovë të privuar nga autonomia dhe të kthyer në një burg administrativ serb, ku komuniteti i vjetër u konvertua në një nacionalist të shfrenuar.
Tani është pikërisht në Kosovë që parabola e Millosheviçit po drejtohet me shpejtësi fatale të një kundërhapj drejt përendimit final.
Për të filluar llogaritja në të kundërt, spastrimi etnik është për Millosheviçin një instrument po aq sa edhe një qëllim. Shpikja e saj masakrat në masë, genocidi, katastrofa njerëzore në Kosovë,
Vijon në faqen 5
Kapet anija shqiptare me tre kile heroinë
Droga nga Afganistani. Pranga 10 durrsakëve
Në faqen 8
Shkatërrohet banda që grabiste kishat e Jugut
GJIROKASTER/ I rrethojnë fshatarët
Fshati minoritar Lugar dëbon me armë bandën e ikonave, një grup grabitësish që vidhinin kishat.
Tre grabitës me maska kanë hyrë dje pas mesnate në dy prej kishave të fshatit Lugar 15 kilometra larg Gjirokastrës, në zonën e Dropullit të poshtëm, ku kanë mundur të grabisin ornamente dhe pajisje të kishave. Pasi kanë grabitur kishën në hyrje të fshatit ata i janë drejtuar kishës tjetër në thellësi, por njëri prej rojeve të fshatit ka dëgjuar zhurmë dhe menjëherë ka dhënë alarmin. Disa prej fshatarëve të Dropullit aplikojnë ende gjatë netëve një skemë vetëmbrojtjeje si ajo e vitit 1997.
Në faqen 17
8 mars shorti i tretë
Rregullorja
1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës
2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte dhe të premte
3. Të hënën 8 Mars, shorti i tretë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN.
• Më tepër informacion në faqet e brendshme të gazetës.
Gazeta Shqiptare ju dhuron ITALINË
Numri juaj i garës për sot
SERBIA EF
SERBET S'NDALIN PROVOKIMET. SULMOHET POSTA SHQIPTARE E HASIT. MINOJNE KUFIRIN SHQIPTAR