06/03/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

6 mars 1999

Tre vrasësit e Beratit naziskinë e të droguar

DËSHMI RRENQETHËSE E SHOFERIT TË PLAGOSUR: ME PINË GJAKUN E DORËS

Sëmundja që sjell tragjedi

MESAZH Rexhep Meidani Ngjarja e Beratit, ku tre policë dhe katër qytetarë u vranë nga një bandë kriminelësh, që pastaj u likuidua pas shumësh, është një nga ngjarjet më të rënda që ka njohur vendi në këto vitet e fundit. Shumë familje po qajnë sot të afërmit e tyre që nuk do t’i kemi më midis nesh. Të gjithë jemi të tronditur. Shteti dhe shoqëria janë goditur përsëri. Dua t’u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të policëve të vrarë, shokëve dhe kolegëve të tyre në Berat dhe në gjithë Shqipërinë, duke qenë i bindur se kjo humbje do të shtojë më tej vendosmërinë e tyre në luftë kundër krimit. Ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të shtetasve të pafajshëm që ranë në duart kriminale. Në këtë ditë të zezë, ka vend për të vlerësuar lart guximin dhe trimërinë e trupave të Reneas dhe të policisë së Beratit që arritën të ndalonin vazhdimin e krimit. E di se sot ngrihet kudo pyetja se si do të shpëtojmë nga krimi ordinier apo i organizuar që kërcënon të mbajë peng dhe në ankth shoqërinë tonë. Policía ka në dorë ligjin për të vepruar pa më të voglin hezitim kundër kriminelëve dhe kundër kujto që shkel ligjet dhe rregullat e shtetit. Pjesa më e shëndoshë e policisë shqiptare po e çon përpara këtë sfidë dhe do ta fitojë. Por, dua të përsëris se është e madhe e rëndë publike është çështje e gjithë popullit. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të ndihmojnë policinë, të mbështesin policinë, të rrisin maksimalisht respektin dhe dashurinë për uniformën e policisë. Ngjarja e Beratit nuk mund të mos na shtojë pyetjen se janë këta vrasës në moshe të re që nisen për të vjedhur dhe përfundonjë si kriminelë pa din e pa iman. Sëmundja e të futurit pa skrupuj, e të filluarit shpejt dhe pa mund ka prekur prej vitesh një pjesë të shoqërisë sonë. Kjo sëmundje po infekton edhe adoleshentët. Fundi i kësaj sëmundje është kurdoherë tragjedi dhe vdekje. Këtë pyetje duhet ta bëjmë kudo në familjet tona, në shkollat tona dhe në të gjitha mjediset e tjera. Dua t’u drejtohem veçanërisht prindërve, nënave e baballarëve. Hyni armët nga duart e fëmijëve tuaj! Kujdesuni më shumë për fëmijët tuaj! Mësojini fëmijët tuaj të jetojnë me punë të ndershme dhe thjeshtësi është traditë në familjen shqiptare. Këtë thirrje ua drejtoj edhe mësuesve, edhe të rriturve, ua drejtoj të gjithëve.

Foto dokument Pas shumë hetimesh vendosëm të publikojmë në faqen e parë të “Gazetës Shqiptare” foton e Florenc Polovinës, 31-vjeçarit, i cili bashkë me dy adoleshentë, masakroi në Berat 3 policë, 4 civilë, mori peng dhe gjymtoi Jonadën 8 muajshe. Kjo foto makabre është bërë në morgun e spitalit të Beratit, pak orë para varrosjes së tyre. I kërkojmë falje shumë lexuesve që mund të tronditen prej kësaj pamje dhe të tjerave foto në faqet e brendshme, por ky është realiteti i krimit.

Në polici: Si na drogonte Llerka

Në faqen 19

SPECIALE FORMULA 1

BOTËRORI 50, TË GJITHA SHIFRAT PËR SKUDERITË Në faqet 12-13

Prindërit e banditëve: S’i duam fëmijët, le t’i varrosë komunalia Njeriu i RENEA: Ja kurthi që liroi dy pengjet nënë e bijë Thirrja e Majkos në Berat: Urdhër i prerë, të vriten kriminelët Shoferi shkodran: Orët e mia të tmerrit me tre vrasësit Në faqen 6-7