EKSKLUZIVE / THIRRJE E SHKRIMTARIT NGA PARISI
Ismail KADARE
Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo, në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët.
Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund të kuptohet mirë pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohët ku mbaron kufiri i një bëmë dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithnjë në vizionin për jetën, në mënyrën e sjelljes, të të menduarit, të të vepruarit e gjer në gjëra tepër të përditshme, siç janë veshja ose ecja e njeriut.
Mezhjatë, për një njeri të madhë, po të hetojmë me gjakftohtësi historinë e gjatë të popullit shqiptar, vërejmë se ndërsa ka qenë tepër e pranishme në jetën e përditshme, kjo sëmundje nuk është dëmtuar aq sa pritej në atë sferë, ku dëmtimet e saj janë vërtet fatale: midis prijsave shqiptarë, ata që sot quhen “lider”.
Duke mos u ndalur te trillet ose kapardisjet e princave dhe feudaleve shqiptare të mesjetës, të cilat nuk ishin as më të pakta e as më të shumta se ato të sivëllezërve të tyre evropianë e bizantinë, kronika historike nuk jep as dëshmi krenarie boshë, e as ve-
Kadare revoltohet: Kapardisja Shqiptare
prime kapardisësë të prijësit më të shquar të shqiptarëve të këtij Ballkani, Gjergj Kastriotit. Dhe ky kont shqiptar, që u ngrit befas në një lartësi marramendëse, që u rrethua me legjenda për së gjalli, që iu dhanë tituj e cilësime, që do t’i ndërtonte çdo princ i kohës, së fundi që u prit disa herë me triumf në qendrat e Evropës e në Vatikanin e fuqishëm, e ka pasur rrezikun që të binte në dashuri me veten.
As Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, as rilindasit e shquar shqiptarë më pas, qofte prisjat e mendimit, qofte ata të veprimit, nuk dhanë asnjëherë shenja të një krenarie e vetëkënaqësie të tepruar. Dhe kjo vetëmburratje, ky dinjitet i madh ka vetëm një shpjegim: ata ishin të përgjegjshëm për fatin e rëndë të popullit të tyre. Me fjalë të tjera, ata e kishin kuptuar se historia i kishte vënë ata në krye të një populli të rrezikuar e të goditur rëndë, ndaj as mburrjet e as ethet e lavdisë s’mund t’i kishin vend në kokat e tyre.
Shpallësi i pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali, ndonëse vinte në një vend të vogël, nga poste të larta të një perandorie të madhe, nuk u shqua asnjëherë për delirë mendjemadhësie. E po ashtu, pas tij, nuk dha shenja të tilla peshkopi Fan Noli, ndonëse ishte i ndërgjegjshëm se ishte
— Vijon në faqen 24
Aventura e Thaçit, si kapërcëll malet për të hyrë në Kosovë
Në faqen 4
Firmat fshehin fitimet
SONDAZHI
Evazioni fiskal ka marrë një shtrirje të gjerë, ndërsa korrupsioni mbetet pengesë për ecurinë e firmave private. Këto ishin dy nga rezultatet më të rëndësishme të një vrojtimi të kryer nga Qendra Shqiptare për Kërkime Ekonomike, të pasqyruara gjatë një seminari. Sipas këtij vrojtimi, biznesmenët akuzojnë Qeverinë pasi me politikën fiskale tatimore që po ndjek ka krijuar terrenin e favorshëm për rritjen e evazionit fiskal, duke i detyruar ata të fshehin rezultatet e veprimtarisë së tyre.
Në faqen 9
Porti porta e krimeve
“Porti është porta e vërtetë e krimit për qytetin e Durrësit”. Kështu është shprehur për Gazetën Shqiptare prokurori Bar-hosh Bardhi. Duke folur për përpjekjet e fundit të rënda dhe të dëshpëruara të Durrës, prokurori tha dhe për Majkon se para sot të flasë nga për drejtes-inë, të shohë ministrat e vet.
Në faqen 16
Ilaçet s’bëjnë më efekt
GJIROKASTËR
Gjirokastritët i ka zënë halli me ilaçet. Nga ky qytet kanë shansin të shkojnë në Greqi e të blejnë ilaçe për t’i kuruar, por problemi fillon në farmacitë e Gjirokastrës. Ilaçet në Greqi na shërojnë, thonë ata, ndërsa të njëjtat ilaçe, por të blera në Shqipëri nuk na bëjnë derman.
Në faqen 17