01/04/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 prill 1999

Klintoni: Kosova protektorat i NATO

Moska: 7 luftanije në Detin Mesdhe NE KUKËS ME QINDRA TË RINJ LËNË FAMILJET DHE RIKTHEHEN PRANË UÇK

DESHMIA

“Mbajta në gji fëmijën e vdekur për dy ditë” Nga Kruma Carlo BOLLINO Nga Kruma Carlo BOLLINO Në odësinë tragjike të shpërngulurve, ajo që zbul uam midis maleve të Krumës është një nga ngjarjet më tragjike. Këtë herë të ardhurit nga Kosova nuk mbërritën me makina, apo në rimorkion e një traktori; këtë herë shqiptarët mbërritën në kufi pas tri ditë marshimi, në këmbë, mes pyjeve dhe gurëve, pa bukë dhe pa ujë, duke tërhequr pas të sëmurë dhe fëmijë të sapolindur, por të vdekur që në pelena. Katërçind gra, pleq e fëmijë të raskapitur prekën Krumën mbasdite vonë dhe të parët shqiptarë që i pritën ishin ata pak policë të kazermës së Qafë Prushit dhe vetëm tre makina. Asnjë organizatë humanitare, asnjë copë bukë. Një mjek i Krumës, qendra më e afërt e banuar, shkoi i vizitojë pas një orë e gjysëm. Quhej Isuf Laçi, ai që mbushi urgjencën e tij plot me të dëshpëruar dhe tregonte tmerrin që pa me sy. Vijon në faqen 5

Tritol shtyllës së Tensionit të Lartë në Pukë Bonino: Refugjatët të qëndrojnë në Shqipëri Që dje Meidani me gjithë kompetencat e Ushtrisë Si e jetuan natën e parë të strehuarit nën çadra

Shorti u kthye 26 Prill

Rregulloria 1. Ruaje këtë kopje të gazetës me numrin tënd të garës 2. Numrat e lojës botohen çdo të martë, të mërkurë, të enjte të premte dhe të diel. 3. Të hënën 26 Prill, shorti i pestë në TV KLAN për një udhëtim për 2 persona në ITALI dhe 2 viza SHENGEN. Gazeta Shqiptare ju dhuron ITALI në… Numri juaj i garës për sot SERIA IF 304029

INICIATIVA E GAZETËS

Për të lehtësuar bashkimin mes të ardhurve nga Kosova dhe të afërmve të tyre në Shqipëri, në faqen 10 mund të lexoni listën me emrat e personave që mund të gjejnë njëri-tjetrin