Gazeta Shqiptare
3 prill 1999
Trupa NATO në Shqipëri
Shumë shpejt me mijëra ushtarë
Qeveria bujare dhe e pafuqishme
EDITORIALI
Fatos ÇOÇOLI
Vëllëzërit tanë mbërrijnë në Kukës me një rritëm 4.000 vetë në orë. Deri tani kanë ardhur 125.000 vetë. Do të donim të strehoheshim që të gjithë 2 milionë kosovarët, po të mundnim. Por fatkeqësisht nuk mundim. Kushtet tona janë ato që janë. Një javë më parë, në shpërthimin e luftës media e shtetit italian foli shumë e përkushtuar për pritjen e refugjatëve që vinin nga tmerret e Kosovës në jug të Italisë. Fjala ishte pikërisht për krahinën e Puljes. Aty struktura të mikpritjes së emigrantëve, duke filluar që nga gushti i vitit 1992, janë ngritur dhe njerëzit që merren me ndihmën ndaj të shpërngulurve kanë fituar eksperiencë e aftësi organizuese. Ende pa u formuar turma i refugjatëve, strukturat publike, bashki qytetesh italiane në jug deklaronin se ishin gati të pranonin me mijëra vetë. Një predispozicion për t’u lavdëruar. Një javë më vonë dhe pikërisht më 2 prill, shtypi e TV-të italiane deklarojnë se nuk do të vinë refugjatë në Itali. Shteti italian do të angazhohet vetëm në dhënien e ndihmës ndaj tyre në Shqipëri. Lind pyetja: E si mund Qeveria jonë të deklarojë se do t’i mbajë që të gjithë refugjatët në Shqipëri? Vjon në faqen 4
Kinton, afrohet sulmi nga toka
LDK: Rugova peng i Millosheviç
Thaçi emëron ministrat e Kosovës
Turqia lejon anijen ruse në Adriatik
Robin Kuk: Kosova si aparteidi në Afrikë
KRYEDIPLOMATI ANGLEZ SHKRUAN PËR SHTYPIN SHQIPTAR
Në faqen 4
Robin Kuk
SPECIALE
HISTORIA E GUERRILJEVE QË LUFTONJË NËPËR BOTË
Në faqet 12-13
INICIATIVA E GAZETËS
Për të lehtësuar bashkimin mes të ardhurve nga Kosova dhe të afërmve të tyre në Shqipëri, në faqen 10 mund të lexoni listën me emrat e personave që mund të gjejnë njëri-tjetrin