GRUSHT SHTETI NË NIGERI EKZEKUTOHET PRESIDENTI
AKTUALITET
GRUSHT SHTETI NË NIGERI EKZEKUTOHET PRESIDENTI
Në faqen 6
Kadare: Ja Ballkani nesër
NGA PARISI PARASHIKIMI DHE AUTOPSIA E SHKRIMTARIT
Kadare: Ja Ballkani nesër
“Përse ndodh kjo tragjedi”
Ismail KADARE
Parashikime dhe ëndrra janë bërë për fundin e mijëvjeçarit, megjithatë ajo që ndodh këto ditë në Ballkan me mërinë e saj tejkalon çdo gjë që mund të imagjinohet. Në zemër të Evropës, një popull po zhduket në mënyrë barbare nga fqinj i tij. Dhe kjo shfarosje që të kujton kohët e Xhingiskanit, të Hitlerit dhe të Stalinit po përsëritet sipas gjithë mënyrave shumë të njohura: vrasje, masakra, dëbime. Ajo mbështetet nga një solidaritet jo i pastër që herë është ortodoks, herë sllav, herë komunist, herë të tria në të njëjtën kohë.
Krejt bota po asiston në shpërthimin e një racizmi të ri. Shumë popuj, të cilët kanë vuajtur vetë nga kjo e keqe, të cilët kanë qenë thirrur pa të drejtë “sllavë”, thënë ndryshe “skllavë” nga romakët, po asistojnë në zhvillimin e një procesi revanshi me përmasa që s’kanë ndodhur kurrë më parë. Ky cikël krimi, ky urim i viktimës së djeshme për të marrë rolin e xhelatit, nëse nuk ndalohet me vendosmëri, ose me sakrifica të mëdha, do t’i shkaktojë qytetërimit aktual rrjedhë shumë të mëprehta.
Nuk është e rastit që kjo shfaqje e krimit të genocidit ndodh në Ballkan, në një skenë të ngushtë. Dhe pyetja nëse Ballkani mund të qetësohet, thënë ndryshe të evropianizohet, pyetje që mund të duket sot anakronike, është pikërisht në këto momente thelbësore dhe urgjente. Kuptimi i vetë luftës së Aleancës Atlantike, krahut të armatosur të qytetërimit Perëndimor, është i lidhur saktësisht me këtë pyetje.
Të katër gadishujt e Evropës, tre prej të cilëve janë jugorë, Iberiku, Italiku dhe Ballkani, vijon në faqen 7
Rusia i drejton raketat NATO-s
KËRCËNIMI
Jelcin tremb me Luftë të Tretë Botërore
CIA zbulon armët kimike të Serbisë
Provokim në kufi: Vriten 4 ushtarë UÇK
Arbën Xhaferi nga Shkupi: Përse duruam
Meidani: S’pranojmë ndarje të Kosovës
Mister mbi mbërritjen e Apache në Shqipëri
Anan “bëhet i gjallë” Millosheviç tërhiqet
Masakrat vrasin kosovarin për një makinë
Në faqet 2-3-4-5-6-8-9-11-14
Në faqen 10 të Gazeta Shqiptare
Lexoni njoftime të ndryshme mbi të ardhurit nga KOSOVA