22/05/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

22 maj 1999

MEIDANI HYN NE KËSHTJELLËN E APACHE

NE RINAS Në faqen 2

Kakami-Shehu misteri i 230 milionë liretave

Policia nxjerr urdhër arrestin Tregtari: Më kërkoi të tërheq denoncimin dhe më premtoi të më kthejë paratë. Kakami: Unë jam në Tiranë e po pres të më arrestojnë. Në faqen 7

“Rugovës i jap shansin e fundit”

URGJENT TAKIMI MES KRERËVE TË RAMBUJESE “Rugovës i jap shansin e fundit” Thaçi lëshon ultimatumin Në faqen 3

Hani i Hotit trah(et) nga njerëzit

REPORTAZH Hani i Hotit trah(et) nga njerëzit Pika kufitare e Hanit të Hotit është porta ku ndeshet mbretëria e luftës me pjesën tjetër të botës. 34 kilometra që ndajnë Shkodrën me doganën e Malit të Zi, flasin vetë më tepër se çdo rrëfim i njerëzve. Dhjetëra pika karburanti, të mbira anës kësaj rruge, tani janë të shkreta. Në faqen 15

Tanke serbe mes karvaneve

KOSOVARËT Tanke serbe mes karvaneve Kosovarët mish për top për grackën e NATO-s. Serbët janë duke u munduar sërish të mashtrojnë NATO-n me anë të karvaneve me kosovarë. Duke i shoqëruar me dy tre tanke, ata të krijojnë përshtypjen se bëhet fjalë për karvane ushtarake. Në faqen 6

ATA QË DO VIJNË PAS MILLOSHEVIÇIT

The New York Times Nga Steven ERLANGER Lodhja është duke u ndjerë këtu si rezultat i luftës gjithnjë në rritje me NATO-n, duke krijuar përhatje për debate politike dhe duke inkurajuar opozitën që po lind të mendojë rreth asaj sesi Jugosllavia do të duket pas luftës, dhe madje edhe pas largimit nga skena politike e Presidentit Slobodan Millosheviç. Të gjitha këto mbesin vetëm hamendje. Aleatët e Millosheviçit i kanë vënë në shënjestër të gjithë liderit e opozitës si një “kolonë e pestë” dhe “tradhtarë të hapur” dhe i trajtojnë ata si fajtorë në televizionin e shtetit ose në gazetat kryesore. Opozita është e dobët dhe e copëzuar dhe duket se do të mbesë kështu, me një ndarje të madhe ndërmjet atyre që udhëheqin Serbinë, si Partia Demokratike e udhëhequr nga Zoran Gjingjiç, një i favorizuar i Perëndimit, dhe atyre që mbesin nën kërcënimin dhe dyshimet e represionit dhe bombave NATO. Ndërsa Shtetet e Bashkuara duan ta çlirojnë nga Millosheviçi, nuk është e qartë kush do të zëvendësojë atë. Dhe është një çështje e rëndësishme kjo që duhet të vendoset nga serbët, dhe jo jashtë vendit. Udhëheqësit e opozitës janë kështu duke bërë më hile për të përfituar sa më shumë nga periudha pas luftës sikurse bëjnë të ditur konkluzionet e mbledhjeve që bëhët në Beograd pas bombardimeve të rënda në qytete, si Krushevac. Vijon në faqen 8

The New York Times

ATA QË DO ...

I haçt leshon dënimin [?] Në faqen 3