“TE KORRUPTUARIT NË BURG”
BERISHA: PD DO FITOJE BUJSHEM ZGJEDHJET
Në faqen 2
SHKODER
ZBULOHET PARKINGU I BENZAVE TE VJEDHUR
Në faqen 15
NATO prek 200 varre kosovarësh
Mes tyre dhe gra e fëmijë
UCK KRIJON GARDEN E REPUBLIKES NE PRISHTINE
Në faqen 5
Nano e Fino në dasmën e pronarit të “Glinës”
Ja pse munguan në festën e PS-së
Në faqen 3
Më në fund në Kosovë
Reportazh
Nga Prizreni
Carlo BOLLINO
Na'im Luniku le pas krahëve pikën kufitare shqiptare të Morinës dhe thëket e prek tokën e Kosovës kur kanë kaluar ekzaktësisht 43 ditë nga momenti i largimit me forcë. Ishte përzënë nga ushtarët serbë, së bashku me disa qindra banorë të një lagjeje të Prizrenit, qytetit të tij. Deri sot kishte jetuar në Kukës, në një nga çadrat e shumta të ngritura nga ndihmat ndërkombëtare, që, pavarësisht nga të gjitha përpjekjet e tyre, nuk do të jenë kurrë në gjendje t’u rikthejnë këtyre njerëzve varfërinë e dëshirueshme të shtëpive të tyre.
Naimi është refugjati i parë që i ngjitet kësaj rruge të trishtuar, të cilën e kanë zbritur 450.000 vetë, të shtyrë nga qytet e pushkëve serbe deri në kufirin me Shqipërinë. Udhëton me makinat tona, ushtarët e NATO-s e lënë të kalojë sepse e kemi prezantuar si përkthyes dhe sipas rregullave burokratike ushtarake çdo gazetar ka të drejtë të marrë një vetë. Qindra refugjatë të tjerë kanë mbetur përtej vargut të ushtarëve, në një kor ulërimash, duartrokitjesh, lutjesh.
Serbët kanë lënë Morinën dy ditë më parë, pak para mesnatës dhe kur në kalojmë kufirin i takojmë pak më tutje, të kthyer tur, ndërsa përshkruajnë në këmbë rrugën prej asfaltit që të çon drejt Prizrenit. Janë 26 kilometra me mina, blloqe me çimento, grupe të hapura nga bombat e NATO-s, shtigje të boshatisur dhe ndonjë herë dhe kolona të tjera të ushtrisë jugosllave në një kthim të heshtur. Naimi gjendet kështu ballë për ballë me pjesën armike të popullit të tij, i shikon në se këta ushtarë kanë shumë të urrejtur, por nuk flet. As ata nuk reagojnë. Kufizohen vetëm në shkëmbimin e vështrimit të mbushur plot urrejtje, të një inati kaq të thellë që duket se mund të zgjasë për shekuj.
Duke e parë nga afër, në të vërtetë, kjo ushtri jugosllave nuk duket ajo armata e pamposhtur që propaganda e Beogradit vazhdon të përshkruajë. Shumë nga ata janë ushtarë të rinj të rekrutuar me uniformat e tyre tashmë të prishura, me armët e bëra pis dhe me çantat lara-lara në shpinë. Që kur i takon në fillim të leshojnë një vështrim sfidues, më pas ulin sytë dhe kërkojnë një cigare. Një paketë duhani kishin arritur të kushtonte 15 marka dhe atë tyre u shpërndajnë vetëm një në javë. Nuk duken mjete të rënda ushtarake, dhe disa mjete të mbetura janë kamionë të zakonshëm, tek të cilët janë fiksuar shufra hekuri dhe dy mitralozë. Shfaqen ushtarë të stërholluar. Karrocat në tërheqje janë radhë të gjata me kamionë dhe traktorë të ngarkuar me municione dhe gjëra të tjera, sepse duke u larguar ushtarët marrin me vete dhe filmin e varfër që kanë siguruar gjatë luftës së tyre.
Hymë në Prizren kur ka kaluar ora 14.00. Në periferinë e qytetit duket hoteli “Pumik”, njëherë e një kohë pikë ndalimi për turistët, sot shtab për ushtrinë e mundur. Ushtarët e zonës janë mbledhur këtu, por kanë akoma 48 orë kohë përpara se të largohen përfundimisht nga kjo zonë. Pranë mjeteve ushtarake ndodhen grindara automjete me burra, gra e fëmijë të shtyrë mes dyshimeve dhe plackave. Janë civilët serbë që kërkojnë mbrojtje pranë ushtarëve të tyre, që janë gati të lënë qytetin. Refugjatët e tjerë që në sytyt e një refugjati nuk provokojnë asnjë dhimbje: “nëse nuk kanë bërë asnjë të keqe gabojnë që ikin”, thotë me zë të akullt Naimi.
Ushtarët gjermanë të forcës së paqes “KFOR” kontrollojnë qendrën e qytetit të mbushur plot e përplot nga mijëra shqiptarë që duartrokasin çlirimtarët e tyre. Hedhin lule, shtrëngojnë duart, puthin edhe gazetaret që vijnë nga larg, deri më sot, edhe ata pak që vijnë deri këtu nuk mund të flasin me ta, sepse sikur të shënuar nga serbët e ardhur nga Beogradi që nuk i lejojnë.
Rrugës ushtarët jugosllavë takojnë ushtarët gjermanë që kontrollojnë atë që Beogradi e konsideron si qytetin e tij.
Naimi na çon në shtëpinë e tij. Hyjmë në majë të këmbëve sepse oficerët gjermanë i kanë lënë të këtij kujdes nga minat e mundshme. Shtëpia është bosh, gjithçka që kishte i është grabitur. Një fqinji e përqafon i përlotur, dhe i thotë se familja e tij ka shpëtuar dhe ndodhet në një Maqedoni. Naimi ngre një karrige të rënë përtokë. Instititkioni është grumbullon në një cep copat e xhamit të një dritareje. Jeta për të rifillon kështu.