19/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 qershor 1999

JA PSE VRAU VETEN MATURANTI BESIMTAR

HISTORIA JA PSE VRAU VETEN MATURANTI BESIMTAR Në faqen 9

Rusët ulin hundën

FIRMOSET MARREVESHJA. JELCIN TURFULLON NGA KREMLINI “Do t’i bindemi urdhërave të NATO-s” FIRMOSET MARREVESHJA. JELCIN TURFULLON NGA KREMLINI Rusët ulin hundën “Do t’i bindemi urdhërave të NATO-s” Në faqen 5

BLLOFI I RADHËS

Arian Çani Një dëshmitar i akuzës arrestohet në flagrancë në sallën e gjyqit. Sepse, sipas ligjit, ai nuk pranon të dëshmojë edhe pasi bën betimin; sepse “fyen” autoritetin e Drejtësisë duke u tallur me gjykatësit që s’kanë frak. Deri këtu gjithçka do të tingëllonte normale. Por kur dëshmitari quhet Perikli Teta, ish-ministër i Rendit, kur ai thirret në gjykatë për të zbardhur skandalin e 14 shtatorit, kur ai arrestohet dhe kur ai lirohet shtatë orë më pas, gjithçka nuk tingëllon më normale. Përtej një akti të zakonshëm të arrestimit në flagrancë, rasti i dëshmitarit, përveç bllofit të radhës, sjell pa dyshim pikëpyetje dhe dyshime. Përse prokurori zgjodhi, sipas ligjit, ta arrestonte në flagrancë, kur ai, po sipas ligjit, mund ta ndiqte penalisht dëshmitarin Teta në gjendje të lirë? Sepse duke arrestuar ish-ministrin e koalicionit të majtë ende në pushtet, mesazhi do të ishte lehtësisht i deshifrueshëm: “Kujdes, kështu mund të ndodhë edhe me ju, dëshmi- Vijon në faqen 6

Perikli Teta i shoqëruar nga një polic brenda në makinën e Burgu[t] (Foto: Hektor Pustina)

Agimi, doktori që mjekoi UÇK-në

Nga Prizreni Carlo Bollino Trembëdhjetë muaj luftë të përjetuara në pandërprerje në front, jo si ushtar, por si mjek. Ai vetëm me një nxënës-infermier të emëruar në fushën e luftës si asistent-kirurg, dhe shtatë të rinj të tjerë, do të bënin gjithçka. Me shenjën e UÇK-së në këmishë, Agim Hazrolli, i porsaspecializuar për urologji, është detyruar nga rrethanat të kryejë pesëqind ndërhyrje të çfarëdolloj tipi, me pak mjete në dispozicion, madje edhe pa anestezi: “Kam kryer gjashtë amputacione këmbësh dhe një dore me ushtarë të vetëdijshëm - na tregon - dhe m’u desh të përdorja një sharrë për dru”. Agim Hazrolli na tregon faqen tjetër të luftës pas rihyrjes në Prishtinë nga spitali i kampit të fshehur deri dy ditë më parë nëpër malet e Kosovës perëndimore. Ndërsa burrat e UÇK-së luftonin, ai qëndronte në prapavijën e frontit për të kuruar të plagosurit dhe duke tentuar të vendoste një pengesë të pakapërcyeshme nga vdekja, që në luftë është gjithmonë e pranishme. Vijon në faqen 4

Teta: Pështëj ata që më liruan

Nëntë orë aventurë Në faqen 7

Arrestohen tre ushtarë të UÇK-së

NË SHKODER Policia brenda dy ditësh arreston tre ushtarë të UÇK-së. Me akuzën armëmbajtje pa leje, tre njerëzit që mbanin vetëem uniformën ushtarake në trup dhe armët pa leje, janë vënë pas hekurave. Paulin Martin Deda, njëri prej të veshurve me uniformën e UÇK-së, ka shkuar të takojë... Në faqen 15

Clinton së shpejti në Shkup

VIZITA Shkupi bëhet i preferuari i amerikanëve në Ballkan. Kryeqyteti i Maqedonisë ka zhvendosur Tiranën, ndoshta qoftë dhe për faktin se në të ndodhen trupat e NATO-s, të cilat po hyjnë në Kosovë. Sipas burimeve maqedonase, pritet që Presidenti amerikan Bill Clinton të jetë të martën... Në faqen 2