PASHLUFTA/ RINIS PAZARI ME MILIONA
Në Kosovë malli shkëmbehet me lekë
Bolet e naftës çajnë Kukësin
Në faqen 6
Teodor Laço bën muajin e mjaltit
Me nusen e tij të re në Dardhë të Korçës
Në faqen 4
PRESIDENTI XHELOZ
Arian Çani
Presidenti i Shqipërisë tha dje se Qeveria duhet të kalojë nga politika në ekzekutivë. Me fjalë të tjera, Meidani “i tërheq edhe një herë veshin” Kryeministrit shqiptar, duke lënë të kuptohet se nuk është dhe aq i kënaqur nga qeverisja e deritanishme në vend. Presidenti ynë i nderuar i tha këtë fjalë para gazetarëve të tij të preferuar të medias elektronike. Aq më mirë për Presidentin. Sepse po ta lëshonte këtë direktivë edhe para gazetarëve të shtypit, ajo do të përkthehej siç kemi ndjerë ta bëjmë sot.
1) Presidenti shqiptar kritikon dhe i tërheq vëmendjen Kryeministrit pikërisht një ditë pas mbështetjes së fuqishme që kryediplomati amerikan në Tiranë, i dha Kryeministrit Pandeli Majko.
2) Presidenti ynë i nderuar jep orientime për një qeverisje ndryshe, pikërisht pak ditë pasi gazeta e socialistëve “ZP” publikoi vetëm fotot e Klinton me Majkon në Shkup dhe jo të Klinton me Meidanin.
3) Kreu i shtetit kritikoi dhe Qeverinë për t’i rikujtuar edhe një herë në opinion të interesuar për politikën e këtij vendi, se është Meidani dhe duhet të jetë ai, “agai” i parë i Shqipërisë.
4) Pavarësisht nga qëndrimi i ekuilibruar i përfaqësuesve të SHBA në Tiranë, në nivele më të paskushtueshme diplomatike, Meidani do të dëshironte aq shumë të ishte ai dhe jo Majko, i zgjedhuri dhe i preferuari i tyre.
Ja sepse Presidenti i Shqipërisë, Rexhep Meidani u shpreh dje i pakënaqur ndaj qeverisjes së deritanishme dhe e orientoi atë të ndryshonte strategjinë.
Saranda ose mrekullia e një tregu të lirë
Në faqet 12-13
Ministri Rama hap pavionin e Enver Hoxhës te Piramida
Në vazhdën e Reformës
Ministri Rama dhe bashkëpunëtorët e tij kanë vendosur të ringjallin një nga qendrat e kulturës të konsideruara si “të vdekura” tashmë. Bëhet fjalë për Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, apo Piramidën, siç njihet nga të gjithë. Drejtori i emëruar prej pak kohësh, piktori Edi Muka, ka mjaf[t] ide origjinale për kthimin e kësaj qendre në zemrën e aktiviteteve kulturore në kryeqytet dhe një nga këto ide është dhe hapja e pavionit me sendet e Enver Hoxhës.
Në faqen 21
e ngrohjes për zonat nen 10000
Vajgur 1%
Dru 74%
Gaz 3%
E Elektrike 22%