30/06/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 qershor 1999

15-KATESHI ME HUMBJE, POR RROGAT ASTRONOMIKE

SKANDALI Në faqen 2

Mejdani peng në Rinas

GREVISTET BLLOKOJNË AEROPORTIN Në faqen 11

Nano në Vlorë: Vetëm unë ju bëj të pasur

Në faqen 3

NATO shtyp një fëmijë në Kavajë

Vdes 12 vjeçari KAVAJË - Belgët e NATO-s shtypin me makinën e tyre një fëmijë shqiptar 12-vjeçar. Ushtarakët nuk kanë pranuar t’i japin emrat e tyre policisë shqiptare, por në takimin me të janë paraqitur me prokurorin dhe policinë e tyre, duke thënë se do a zgjidhin vetë problemin. “Ata nuk pranuan të na japin pasaportat dhe dokumentet e tjera të tyre, por kanë deklaruar se do të merren vetë belgët e NATO-s me procedimin e ushtarakëve”, thotë për Gazetën shefi i komisariatit të Kavajës. 12-vjeçari Ervis Samema është shtypur të hënën në mesditë nga makina tip kamion i forcave AFOR, me targë 77004 AFOR807, që u përket forcave belge. Me këtë kamion ushtarakët hiqnin plehrat nga qyteti, pasi e pastronin atë. Në rimorkion e makinës, kishin hipur të hënën një grup fëmijësh, duke u argëtuar së udhëtuari nga Kavaja deri në vendin ku derdheshin plehrat me makinën e madhe. Në faqen 19

Përfiton kush strehoi kosovarët

Ja familjet që do shpërblehen nga Banka e Kursimeve Në faqen 20

Miting në Serbi kundër Millosheviç Në faqen 4 Gaxhai masakroi për Altin Dardhën Në faqen 9 Mjekët: Rrojmë me dhuratat e pacientëve Në faqen 10 Ja rregullat e reja për një vizë greke Në faqen 17