01/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 korrik 1999

EVROPA NË SHERR PËR QEVERISJEN E KOSOVËS

RIVALITET DIPLOMATIK Në faqen 5

NATO lë Shqipërinë

AFOR/ DEKLARATË E PAPRITUR NATO lë Shqipërinë [Shënime me dorë të palexueshme]

SHIU DHE KAPARDISJA SHTETARE

Çerçiz LOLOÇI Mjaftojnë edhe disa minuta rreshje dhe kryeqyteti ynë Tirana si gjithnjë përmbytet, bal-toset, menderoset nga të katër anët. Në një moment shiu qytetari kryeqytetas medit(on) se qysh nga nëntëdhjeta kanë mbretëruar katër gjenerata deputetësh, tre presidentë, katër kryetarë parlament-ësh, katër-pesë ministra... edhe të Rrugëve, dy kryetarë bashkish, pra një aradhë e gjerë shtetarësh (me tërë infrastrukturën në shërbim të tyre) të kapardisur me tak-sat e tij dhe gjendja ka ndryshuar shumë pak. Pa hyrë në konfliktet e stërllasta (e ka Bashkia, e ka Ministria, e ka fajin opozita, e ka përgjegjësinë pozita, e shkruetan të kuqtë e bënë të bardhët), tipike për një mendësi anadollako-bu-rokratike, Tirana ka pasur mjaft fonde të destinuara për rrugët e për ringjall-jen e saj, por që kanë shkuar vazhdi-misht në ca udhë të tjera të pakapshme nga strukturat përgjegjëse, kuptohet jo nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Rasti më flagrant me ministrin e parafundit të Transport(eve) e njëheri sekretar nënkryetarin e socialdemokratëve të denoncuar nga Kryeministri Majko (çuditërisht mund të jetë zhdukur dosja), flet më mirë me tezës se këtu, në këtë vend adhetar e të kerrusur mund të vjedhësh sa herë dhe s’mund të ndëshkohesh. Ka qenë për Kryeministri Majko që ka hedhur bombën e korrupsionit në drejtësi, por alarmi i tij (edhe i sinqertë) u zbut në largimin politik të disa deputetëve (nuk ka ende një gjyqtar të dënuar për përvetësim shumash të mëdha) dhe nuk shqetësoi asnjë nga vullneti politik që nëpërmjet të dhënave polit-ike për këtë pushtet të rëndësishëm.

“Nano është i pafytyrë”

Shkruan Ilir Meta “ Nano është i pafytyrë” Ilir Meta Fjalimi dhe akuzat e Fatos Nanos në Vlorë, konfirmuan edhe një herë pafytyrësinë e radhës së ish-kryeministrit shqiptar. Me akuzat tij absurde ndaj Qeverisë aktuale shqiptare, ai la të kuptohet se ne paskemi qenë bashkëpunëtorë të Sali Berishës. Sot, unë dua të përgjigjem dhe të sqaroj të gjithë opinionin publik shqiptar si dhe elektoratin e PS-së për gjithçka më Fatos Nano përpiqet me kot të shtrembërojë. Në e kemi takuar Berishën në Tiranë në mënyrë të hapur dhe publike dhe jo në Trieste apo në ndonjë vend tjetër për të shitur rezultatin e zgjedhjeve të marsit të vitit 1992. Dua të kujtoj sot se nga Fatos Nano që u lut Sali Berishës për të shkuar së bashku në Konferencën e Donatorëve në Korrik të 1997-ës, kur ende nuk ishin tharë plagët e shqiptarëve që u masakruan gjatë krizës së atij viti, të provokuar nga Berisha. Sipas logjikës së Nanos, ai paska pasur të drejtën ta bëjë këtë në korrik të ’97-ës, ndërsa ne nuk paskemi pasur të drejtë ta takonim Berishën në nëntor të ’98-ës, kur vendi kishte shumë nevojë për një çensionim të menjëhershëm të situatës, e cila do t’i shërbente jashtëzakon-isht diskutimit që po bëhej çështjes kosovare. Dua t’i kujtoj zotit Nano se ai nuk mbroti dot zyrën e Krye-tarit të Qeverisë së Shqipërisë, ndërsa ne përball-luam dhe u përballëm me krizën më të rëndë që ka njohur Shqipëria, duke strehuar 500 mijë refugjatë kosovarë, por edhe duke ruajtur stabilitetin e Shqipërisë dhe garantuar suksesin e NATO-s në këtë krizë. Nëse dikush mendon se kjo Qeveri ka gabuar në mbështetjen e hapur që i dha NATO-s, vendeve të saj dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të zgjidhur krizën në Kosovë, por që nuk guxon ta thotë hapur këtë, duhet të kuptojë se kjo ishte politika më e drejtë që garantojë suksesin e zgjidhjes së krizës dhe të ardhmen për Shqipërinë e shqiptarët kudo që janë. Dua të sqaroj njëherë e mirë se politika e Fatos Nanos, “Ballkani i ballkanasve” tashmë ka vdekur njëherë e përgjithmonë. Ballkani është i NATO-s dhe i Bashkimit Europian.

Të ardhurit në Tiranë kampionët e krimit

Në 6 muaj, 60 për qind të vrasjeve Të ardhurit rrisin numrin e krimeve në Kryeqytet. Ndërsa janë vendosur në metropolin e ri për t’i shpëtuar konflikteve të tjera në rrethet e tyre, këta banorë të rinj të Tiranës nuk kanë bërë gjë tjetër veçse kanë ndryshuar vendin e larjes së së sapove. Sipas gjuhës së shifrave, rreth 60 për qind e krimeve të regjistruara këtë gjashtëmujor të parë të vitit mbajnë markën e të shpërngulurve nga të katër cepat e vendit dhe që janë vendosur së fundi në periferi të Tiranës. Ekspertët e policisë sqarojnë se lëvizja e lirë e popullsisë i sjell këto probleme në të gjitha vendet e botës. Në faqen 7 [Fotografi e një burri pranë pajisjeve të vëzhgimit]

[Fotografi e një burri]