04/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

4 korrik 1999

“MAK ALBANIA” MASHTRON ME TVSH, S'PAGUAN TAKSAT

SKANDAL/ ZBULOHEN DOKUMENTET Në faqen 3

KAPET APARATURA QË MBUSH KARTAT TELEFONIKE

ZBARDHET MISTERI Në faqen 8

Doganiерët: Na hëngrën mafia

DURRËS/ PROTESTA E TË SHKARKUARVE “Kush pagoi 6 mijë USD mbajti vendin e punës” Doganiерët: Na hëngrën mafia Në faqen 16

LE TË BOJKOTOJMË AMC-në

Në kohë të vështira këto për ata që kanë në përdorim një celular shqiptar. Nuk funksionojnë prej shumë muajsh, më parë thuhej se faji ishte i luftës dhe numri i madh i të huajve që kanë ardhur në Shqipëri, të cilët të gjithë zotërojnë nga një celular. Por tani lufta ka mbaruar, të huajt gradualisht po largohen, por celularët e AMC-së vazhdojnë të mos funksionojnë. Ata që i përdorin e dinë shumë mirë: telefoni është e pamundur në çdo farëlloj ore të ditës dhe të natës, kur trafiku telefonik duhet të ishte më pak i ngarkuar. Formon numrin, dërgon sinjalin dhe ... asgjë: lidhja është e pamundur, rrjeti nuk funksionon, sistemi është i bllokuar. Ndodh kështu një, dy, dhjetë, njëqind herë. Ai aparat elektronik i mallkuar që e ke paguar jo më pak se 500 dollarë dhe që duhet të përgjigjet sjell fjalën e fundit të komunikacionit, në Shqipëri transformohet në një mjet të panevojshëm e të kushtueshëm. Por problemi nuk është vetëm ky. Kush është në Shqipëri ose në Zvicër dhe provon t’i telefonojë të shoqit, mikut ose një të afërmi që ka telefonin celular, dëgjon në mënyrë të pashmangshme t’i përgjigjet një sekretari telefonike e AMC-së, e cila thotë se personi që kërkoni nuk është në gjendje t’i përgjigjet. Kur shërbimi nuk funksionon, për të marrë me celular nuk funksionon as kur të telefonojnë. Kush është abonuar tek AMC-ja ka paguar një shërbim që AMC-ja nuk ta ofron: ka marrë paratë por nuk ofron shërbimin. Ky është mashtrim. Motivi është i thjeshtë: AMC-ja ka shtuar abonime më shumë në raport me kapacitetin teknik të rrjetit të saj telefonik. Është njësoj sikur në një teatër që ka vetëm njëqind vende të shiste një mijë bileta: është e qartë se 900 persona do të mbesin jashtë. Dhe çfarë bëjnë pasi kanë paguar biletën dhe zbulojnë se janë mashtruar? Protestojnë. Por në Shqipëri nuk proteston ndokush, sepse po përgatitemi të hyjmë në Europë por nuk kemi mësuar akoma të njohim të drejtat dhe detyrimet tona. Ndërkohë AMC-ja vazhdon të na mashtrojë dhe vazhdon të shesë abonime, pavarësisht se e di që rrjeti i saj nuk i përballon: merr paratë, shumë para, por nuk ofron shërbimin. Ku shkojnë të gjitha këto para? Teknikët e AMC-së thonë se po investojnë për të dërguar rrjetin e celularëve në Kukës; edhe qytetarët e Kukësit kanë të drejtë të kenë një telefon celular, por nuk do të ishte më urgjente ky investim kur në Kukës ishin 150 mijë refugjatë? Pastaj a ka kuptim të hapësh një teatër të ri, ndërsa ai që ka paguar një biletë mbetet jashtë nga i pari? Tarifat e AMC-së janë më të lartat në Europë. Në Shqipëri vazhdojnë të paguhet blerja e një karte (100.000 lekë të reja) e cila në të gjithë këtë tendencë të tjera projekt tarifas, vazhdohet të paguhet një abonim mujor (3.500 lekë të reja), i cili në të gjithë vendet e tjera është gratis dhe vazhdohet të paguhet tarifa tepër të larta kur flitet me të. Si shpjerojnë telefonat nuk funksionojnë. Kjo e kalon çdo kufi durimi. Ndoshta motivi i këtij mashtrimi është privatizimi. Pas disa muajsh një pjesë e aksioneve të AMC-së do t’u shiten të huajve: por është gjë e keqe që në prag të këtij takimi që do të përmirësojë shërbimin e saj (dhe kështu do të shtojë vlerën) AMC-ja po e shkatërron (duke ulur kështu vlerën e shitjes). NE, që i kemi në përdorim telefonat celularë, jemi të lodhur nga mashtrimet që na bëhen. Ndaj në këtë pikë propozojmë gjëra: Po, grevën e telefonave. Le të shuajmë telefonat tanë celularë, le t’i lëmë në shtëpi, në makinë ose të mbyllur nëpër çanta. Le t’i shuajmë këto makina të vogla të urrejtura e të kota në këtë vend, dhe në këtë mënyrë AMC-ja do të kuptojë se asnjë nuk e përdor rrjetin e saj dhe ajo nuk do të mund të fitojë më. Le të bëjmë të dëgjohet zëri ynë prej abonentësh të trufruar që nuk flasin. Ne, që jemi ndërmjet atyre 900 spektatorëve të teatrit me biletat në duar që kemi mbetur jashtë nga shfaqja, t’fjojmë edhe 100 të tjerët që kanë arritur të hyjnë apo të dalin nëpër rrugë. Le ta lëmë AMC-në vetëm në skenën e saj elektronike, pa dëgjuar të bëjë as edhe një telefon. Dhe në rast se nuk është tej mase e domosdoshme, anulojmë kontratat tona telefonike: duke kursyer para dhe nervat. Të kesh një celular që nuk funksionon është më keq sesa të mos kesh fare.

Ç’e duam Gjendjen Civile, martohemi në Kishë

Moda e re e shqiptarëve Në faqen 11

Ç’na gjeti nëne, ç’na gjeti...

Përsiatje/ Shpëtim Nazarko Në faqen 4