09/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

9 korrik 1999

SHKUPI: TË HEQIM DOGANAT ME SHQIPËRINË

MEIDANI: EDHE VIZAT Në faqen 3

NJË QYTETAR I BLLOKON RRUGËN KRYEMINISTRIT

E RRALLE/ PROTESTOI PER GROPAT Në faqen 4

Zogaj trafik me tendera

SHULI: NDËRHYRI PËR NJË FIRMË TRANSPORTI Në faqen 3

Babai vret vajzën. Bënte prostitutën

Në faqen 19

Policia dorëzohet para Gaxhait

NATO: Nuk punojmë dot me Tiranën

Pas tre javësh amerikanët lënë Rinasin Amerikanët lënë Rinasin, por dhe durimit të NATO-s i ka ardhur fundi. “Ne erdhëm për një mision humanitar, tani që kosovarët po kthehen në shtëpitë e tyre misioni mbaroi”, kështu deklaroi dje zoti Smith, njëri nga ushtarakët amerikanë të misionit Shining Hope - Shpresa Ndriçuese. Por, problemi qëndron më shumë se largimi i ushtarëve amerikanë nga aeroporti shqiptar. Në Rinas së fundi janë pushuar nga puna rreth 30 përkthyes nga 50 të punësuar që kishin lidhur kontrata një-vjeçare me të drejtë ripërtëritjeje, sipas dokumenteve që ata mbanin në duar. Shqipëria duket se ka frikësuar së fundi dhe NATO-n, zyrtarët më të lartë të së cilës ndodhen në prag të largimit nga vendi ynë duke mos bërë dot realitet premtimet për projekte të mëdha në infrastrukturë apo sektorë të tjerë të rëndësishëm për zhvillimin. Në faqen 2

Vetëm kioska e Lush Përpalit nuk është prishur

Kur je deputet i PS Në faqen 14