Djali i Mehmetit: Na shkatërroi Nexhmija se nuk i mora mbesën
EKSKLUZIVE/ Skënder Shehu: Familja Hoxha më imponoi ndarjen nga e fejuara ime Silva Turdiu
Në faqet 12-13
Vijon nesër dhe të premten
Skënder Shehu
Skënder Shehu; Në faqet 12-13. Vijon nesër dhe të premten.
Kapet Kateshi miku i politikanëve
4 AKUZA, RREZIKON DENIMIN ME VDEKJE
Të fortin e Elbasanit e "tradhtoi" e ëma
KONGRESI QË MBAN PENG NJË SHTET
editoriali
Ilir Babaram[o?]
Qeverisja shqiptare do zvarritet të paktën deri ditën sa të zhvillohen kongreset i partisë më të madhe të koalicionit. Gjithçka mbetet pezull dhe lojtarët kryesorë politikë, ata që duhet të drejtojnë vendin, janë të detyruar të shpenzojnë kohën, energjinë, influencën për përgatitjen e betejës së madhe: kush do ulet në podiumin që Nano la bosh në PS vjeshtën e vitit të kaluar. Edhe lëvizja më e vogël politike bëhet në funksion të këtij qëllimi. Shkurt, Majko te ministrat e kabinetit të tij shikon vetëm delegatë kongresi, votat të cilëve dhe klanet që përfaqësojnë mund ta zgjedhin kryetar të PS, por mund dhe ta bëjnë që të humbasë dhe ta çojë atë ka aktualisht, duke e larguar për një kohë të gjatë nga një vendimmarrëse të politikës shqiptare. Pra, në rrethet do hidhen të gjitha për të fituar gjithçka. Ca më tepër që statusi i socialistëve parashikon që kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër.
Është krijuar një rreth vicioz, brenda të cilit ai vepron që të mos shtojë kundërshtarët e tij personalë. Për këtë arsye mesazhet fare të qarta që i vijnë nga SHBA për ndryshime duket se veç vendosin mes dy zjarresh. Anullimi i vizitës së Kohenit në Tiranë ishte mesazhi i fundit. Por Majko si rrugën më të mirë ka zgjedhur atë të status quo-së përkohshme. Madje “durimi” i tij shkon dhe përtej ministrave të PS. Majko mendon se në betejën elektorale i duhen dhe partitë e koalicionit. Për këtë arsye toleron gjithë zullumet që i ka shkaktuar me NATO-n, Ministria e Punëve Publike, ish-llogaritarja e PSD. Kërcënimi i ftohtë i Gjinnushit se do prishë koalicionin nëse largohen ministrat e tij, duket se e ka trembur Majkon. Kryeministri i druhet një aleance të Gjinnushit me Nanon.
Në faqen 3
Fotografi e një burri të armatosur me maskë; portret i vogël i një burri.