17/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

17 korrik 1999

"UNE, E EMA E KATESHIT DUA T'JU RREFEJ BIRIN TIM"

REPORTAZH NGA ELBASANI Në faqen 7

Një grek merr peng autobusin shqiptar

Hakmerrët ndaj rrëmbyesit shqiptar PATRA/TERRORIZON 40 SHQIPTARË Në faqen 6

DNI QORR

La Repubblica Pietro VERONESE përpara se të arrish në rrugën drejt shfatrave që përshkron fushën. Shtatë varre [teksti vazhdon jashtë kufirit të imazhit]

DINI QORR

Pietro VERONESE Pasi ka fluturuar në helikopter mbi Kosovë, ministri i Jashtëm Lamberto Dini deklaron: “Kam parë fusha të kultivuara si në Padana dhe pak shtëpi të shkatërruara”. Kjo ndodhte disa javë më parë. Ministri kishte parë keq. Ose ndoshta helikopteri nuk kishte kaluar mbi Celina dhe në zonat bujqësore që shtrihen përreth: Krusha e Male, Bela Crkva, dhe malet larg Goden, trekëndëshi i madh ndërmjet Gjakovës, Orahovacit dhe malit Pashtrik, që shënon kufirin me Shqipërinë. Në çdo tri shtëpi, këtu, dy janë kthyer në një masë karboni. Cati të hapura ndaj diellit, mure të bëra copë nga plumbat e shumtë, skelete automobilash ku gjurmën e flakëve duken qartë. Dhe varre, varre të përbashkëta në katër vende: në atë kodër, pranë atyre shtëpive, dhe më poshtë, përpara se të arrish në rrugën drejt fshatrave që përshkron fushën. Shtatë varre të përbashkët kanë zbuluar deri tani hetuesit e Gjykatës së Hagës, të drejtuar nga të mbijetuarit. Tri ditë më parë këto “fusha të kultivuara si në Padana” kanë kthyer 21 trupa pa jetë, nga të cilët 18 ishin gra dhe fëmijë, dhe fëmijët që ishin shtatë dhe që nuk arrinin moshën 10-vjeçare. Njerëz sapo kishte mbushur 2 vjeç. Të vdekurit që janë ekzaminuar në Celina janë gjithsej, deri tani, 57. Por lista e të zhdukurve nga fshati përbëhet nga më shumë se 80 emra; skuadrat e Gjykatës së Hagës vazhdojnë të gërmojnë. Celina ndodhet në sektorin jugor, që i është besuar brigadës gjermane. Në sektorin perëndimor, atë të italianëve, varret e zbuluara janë të paktën 22, të vdekurit mbi 600; dhe zëdhënësi i brigadës bëri thirrje që të prisnim, të ktheheshim ditën tjetër, sepse Vijon në faqen 24

Berisha e Nano kompromis me të vetët

Lideri PS: Unë Kryetar, Majko Kryeministër Sot Kuvendi i PD. Berisha: Nuk do ketë lista të zeza Berisha përjashton mundësinë e ekzistencës së një liste spastrimesh, në prag të Kuvendit Kombëtar. Ai ka deklaruar se “debatet e fundit në shtyp kanë pasqyruar fytyrën e re të kësaj partie, e cila pranon tërësisht diversitetin e mendimeve...” Në faqen 2 Unë kryetar partie, Majko-Meta në Qeveri, Fatos Nano lëshoi dje idenë për kompromis me rivalët e tij, Kryeministrin dhe zëvendëskryeministrin, duke propozuar “ndarjen e ofiqeve” në ekzekutiv dhe PS. Në faqen 4

Havari: Unë bëj 20 pompa çdo mëngjes

Kryepolici thyen tabutë Në faqen 11