20/07/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

20 korrik 1999

KREU I BANKËS BOTËRORE: "RREGULLONI SHTËPINË TUAJ"

ULFENSON KRITIKON NË TIRANË Në faqen 5

'43-'44, KUR SHQIPTARËT VRITESHIN ME NJERI-TJETRIN

DOSSIER Në faqet 12-13

U ulëm në Hënë si sot 30 vjet më parë

Speciale Ndodh rallë herë në histori, që dy superfuqi, të ndryshme në jetesë e ideale, të bëjnë diçka të përbashkët. E është akoma më e rrallë të ndodhi një gjë e tillë, kur dy superfuqitë ishin SHBA e CCCP. Në faqen 11

Merr peng vjehrrën

"Po s'më dhe vajzën, nuk ta kthej mamanë" "Po nuk më dhe vajzën, do të marr peng nënën tënde". Dhe kështu ka bërë dhëndëri kosovar merr peng vjehrrën 63-vjeçare. Mbas sherrit me të shoqen në Athinë, kërkon të marrë vajzën 4-vjeçare e të shkojë me të në Prishtinë, por ngjarja nuk ka shkuar fare lehtë. I denoncuar për dokumenta të parregullta, ai kthehet nga policia greke në tokën shqiptare Në faqen 19

DIPLOMATË, MJAFT ME "YES-MEN"

Opinion Aleksandër MEKSI Regjimi komunist mbijetoi për gjysmën shekulli në Shqipëri sepse të huajt u ndanë në blloqe ose ishin të dizinteresuar për Shqipërinë dhe fatin e shqiptarëve (mbase të interesuar për jo miqtë tanë), ose ja ua lanë për hise të huajve komunistë. Me fillimin e proceseve të “perestrojkës” e “glasnostit” rezultati i vetëdëgjegjësimit të BS për dështimin e komunizmit dhe sidomos me rënien e murit të Berlinit, rajoni ynë, pra dhe Shqipëria (më shumë për pasojë), u përfshi përfundimisht në zonën e interesave politike dhe ekonomike të Perëndimit. Me këtë rast u përcaktuan synimet që duhet të arriheshin në këto vende: shteti ligjor, ekonomia e tregut të lirë e të drejtat e njeriut, por për fat të keq jo dhe aq rregullat e lojës, ndëshkimet dhe shkëputjet dhe rrugët e mënjanimit të elementëve turbullues e pengues dhe të personave përgjegjës për diktaturën gjakatare të de- Vijon në faqen 4

Grabitët polici me 130 milionë

Punonte kambist me paratë e vjehrrit Të dielën në të njëjtin vend, ekzekutohet dhe vëllai i Tan Oqes Grabitje 130 milionëshe në Tiranë. Një punonjës policie është goditur nga dy persona të pamaskuar me leva në kokë në mëngjesin e të dielës në momentin që po transportonte çantën me miliona të vjehrrit të tij kambist. Pasi kanë rrëmbyer shumën marramendëse, grabitësit janë zhdukur ndërkohë që viktima e tyre ka arritur të shpëtojë nga plaga e marrë. Kanë kryer grabitjen më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë pa përdorur asnjë armë dhe pa rrezikuar aspak jetën. Në faqen 7