Të bëhet amnisti fiskale. Kjo do të thotë që të bëhet një ligj nëpërmjet të cilit të legalizohen paratë e pista. Synimi i këtij ligji është që këto para, të cilat janë të fshehura, të përdoren për investime. Kështu këto firma do të kenë mundësi të marrin kredi, të bëjnë investime serioze, të marrin pjesë në tendera dhe të hapin banka
Në faqen 3
POR NGOPE N DERRAT?
editoriali
Ilir Babaramo
Kontrabandistët mund të marrin frymë të çliruar. Bashkë me ta dhe gjithë trafikantët e tjerë, që nga ata të drogës deri tek ata të prostitucionit. Vetë kushtetuta kërkon të procedohet dhe hartimin e një ligji që të legalizojë të gjitha paratë e përfituara “burrimit”. Madje, Meidani ka propozuar që të gjitha këto burime financiare të përdoren ’në investime serioze, për të marrë pjesën tendera, për të hapur banka etj’. Në një konferencë me temën “Integrimi euroatlantik i Shqipërisë”, Meidani ka bërë propozimin e bujshëm që ka lënë gojëhapur këdo që e ka dëgjuar. Dy vjet pasi ka këmbëngulur për forcimin e OJQ-ve, Meidani ka ndryshuar pistë dhe si një nga rrugët kryesore të zhvillimit të Shqipërisë ka propozuar që shteti t’i njohë ligjërisht paratë e pista trafikantëve, të cilat, sipas Presidentit, duhet të lejohen që të investohen. “Amnisti fiskale” e ka quajtur ai idenë e hedhur në kuadrin e Paktit të Stabilitetit. Ky pakt u hartua nga SHBA dhe vendet e Bashkimit Evropian.
Vijon në faqen 3