POÇI VENDOS PËR 15 MIJË UNIFORMA
Uniformat blu do përfitojnë një vakt ushqimi falas.
Një urdhër i veçantë i Ministrit Poçi, ka vendosur që brenda pak ditësh të nisë trajtimi i ri për të gjithë oficerët dhe policët në shërbim. Në këtë mënyrë njerëzit e rendit do të jenë më të motivuar në detyrën e tyre por njëkohësisht dhe më të lehtësuar nga ana financiare.
Në faqen 6
ATHINA PAZARI I RADHËS
Misha
Qot, Tirana do të presë për një vizitë tashmë të paralajmëruar Kryeministrin e Greqisë fqinje Simitis. Diplomacia shqiptare prej disa vitesh ka stabilizuar marrëdhëniet me Qeverinë Greke të Pasokut, por në këto kontakte ndihet dukshëm se është kapërcyer nga të gjitha forcat politike si në Greqi dhe në Shqipëri karakteri partiak i marrëdhënieve. Kjo i bën ato më të sigurta dhe të kenë vazhdimësi. Gjasa tregojnë se kjo vizitë do të trajtojë si axhendë të saj po ato probleme që kanë shqetësuar marrëdhëniet midis dy vendeve, por edhe politikat e tyre në rajon. Kuptohet që ajo zhvillohet në një moment tejet të ndryshem. Momenti i saj do të jetë nën ndikimin e Samitit të Sarajevos, por edhe zgjidhja e problemit të Kosovës sipas skemës së 5 pikave të NATO-s dhe Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit. Prandaj kjo vizitë nuk mund të mos përfshijë në këtë takim si problemet që lidhen me implementimin e Paktit të Stabilitetit ashtu dhe qëndrimin ndaj problemit të vendosjes në Beograd të demokracisë, por veçanërisht kushtet e veprimit të administratës së Kushnerit. Sidogqoftë klima e kësaj vizite është krejt e
Vijon në faqen 3
Arrestohet Mustafa Leka
Borxhi 12 milionë dollarë
Arrestohet në Tiranë Mustafa Leka, ish-bosi i firmës piramidale “M.Leka”. Në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe në mesditë forcat e specializuara të policisë kriminale në Ministrinë e Rendit kanë arritur të hedhin prangat në duart e fajdexhiut që u ka shqiptarëve të paktën një borxh prej 12 milionë dollarësh. Ai ka qenë person i shpallur në kërkim që prej shumë kohësh më parë, megjithëse është parë shpesh të shëtisë edhe nëpër Tiranë me makinë.
Në faqen 7