ISH DREJTORI: "AMC PO SHITET PËR 6 MILIONË DOLLARË"
EKONOMI
Në faqen 5
Fotografi e një telefoni celular.
SIMITIS: KOSOVA NËN SERBI
MAJKO: DO JETË E PAVARUR
FRYHEN AKUJT
Në faqen 3
Tropojë, zbulohet një tunel me armë
ARSENAL PER KONTRABANDE
Ministria: Gjetëm dhe topa alpin
Në faqen 7
REMI
Arian Çani
Kur ish-kryeministri grek Micotaqis shkeli Sh-
të ndodhte së afërmi, madje vështirë të besohet, pas situatës së krijuar dje, se fshatarët greke do të ndërpritet. Tirana zyrtare dhe opozita du-
Fotografi e pjesshme e prerë në skajin e poshtëm të faqes.
Dibër, eksploziv lapidarit që përkujtoi Fatos Nano
Hidhet në erë lapidari partizan. Një ditë pasi Nano dhe krerët e tjerë të politikës kanë nderuar përvjetorin e krijimit të brigadës së Dibrës, një dorë e fshehtë ka shkatërruar me anë të eksplozivit pjesën kryesore të memorialit.
Njëkohësisht kjo ngjarje ka shënuar dhe atentatin e dytë ndaj lapidarëve përkujtimorë të Luftës Nacionalçlirimtare, pas shpërthimit të përmendores së Pesë Heronjve të Vigut, një ditë më parë në Mirditë.
Në faqen 6
REMI
Arian Çani
Kur ish-kryeministri grek Micotaqis shkeli Shqipërinë në vitin ’91, kryetari i PD Sali Berisha nuk do të guxonte për asnjë çast, t’i rikujtonte atij dhe qeverisë greke, një dosje me emrin “Çamëri”. Sepse në atë kohë, Micotaqis erdhi pikërisht për të mbështetur hipjen e Berishës në fron. Ndërsa dje lideri i opozitës shqiptare i ka lëshuar “papritur” Kryeministrit aktual Simitis, kërkesën për rikthimin e kësaj çështjeje në rend të ditës. Në të gjitha frekuencat me atë të Berishës - si për koincidencë - ka qenë dje dhe qëndrimi i Qeverisë shqiptare, ndonëse në një kah tjetër. Majko dhe Meidani përballë Simitis dhe Papandreu, nuk u morën vesh për të ardhmen e Kosovës. Tirana zyrtare ka mbrojtur me forcë filozofinë e vetëvendosjes së popujve në Ballkan, ndërsa Athina ka ngulur këmbë për një Kosovë në Federatë. Kështu dita e djeshme shqiptaro-greke në Tiranë, duket se ka mbaruar e zymtë për të dyja palët.
Përtej faktit të dukshëm dhe thjesht protokollar të firmosjes së dy projekteve - patrullimi i përbashkët në detin mes Sarandës dhe Korfuzit si dhe hapjen e një pikë të re doganore pranë Përmetit - takimi i lartë diplomatik mes dy shteteve fqinjë ka përfunduar dje 0 me 0. Simitis nuk e fshehu mbështetjen e Qeverisë së tij për Beogradin dhe vetë premtoi se do të legalizonte refugjatët shqiptarë në Greqi, ndërsa Majko e Berisha - të dy veç e veç - i kanë tundur Athinës dy karta të fuqishme kombëtare: Kosovën dhe Çamërinë. Në këto kushte legalizimi i refugjatëve ka pak gjasa të ndodhë dje, se fsheh sa greko të ndërpritet. Tirana zyrtare dhe opozita duhen duartrokitur për guximin diplomatik dhe koherencën e treguar në një tryezë ku interlokutori i tyre vazhdon të kërkojë një Kosovë nën Serbi. Deri pak kohë më parë, ishim mësuar të shikonim vetëm pohime dhe përqafime plot komplekse nga ana e pushtetareve shqiptare me tryeza diplomatike me partnerët tanë të huaj. Gjatë dhe pas luftës në Kosovë, forcimit dhe ndërgjegjësimit të faktorit shqiptar në rajon, politika zyrtare dhe jo zyrtare e Shqipërisë meriton përshëndetje. E megjithatë, nuk duhen harruar mbi 300 mijë shqiptarët që jetojnë në Greqi, sistematikisht të rrezikuar nga fshesat e papritura të fqinjit tonë jugor. Nësë dje Qeveria dhe opozita shqiptare nuk u lëkundën aspak nga qëndrimi i tyre për një Kosovë së shpejti të pavarur dhe një rikthim të pronave çame, çështja e emigrantëve shqiptarë në Greqi mbeti edhe kësaj here pa zgjidhje.
Që pas vizitës së Micotaqis gjatë qeverisjes komuniste të Adil Çarçanit në 1991, dje ishte hera e parë që një Kryeministër grek zbriti në Shqipëri. Sigurisht që mes këtyre dy vizitave në këto tetë vjet, disa gjëra kanë ndryshuar në marrëdhëniet mes Tiranës dhe Athinës, por jo ato më thelbësoret: Emigrantët shqiptarë në Greqi dhe minoriteti grek në Shqipëri kanë qenë, të paktën deri para takimit të djeshëm, dy “dosjet” më delikate që të dyja palët ia ngenin njëra-tjetrës sa herë që prishej koha. Dhe nëse tani Athina duket e kënaqur me respektimin e të drejtave të minoritetit, ajo pritet të përdorë dosjen e Kosovës për të keqpërdorur emigrantët shqiptarë.
Bojkoton Kampionatin
Në faqen 7
Bojkoton Kampionatin
NË LAZINA
Në faqen 23