19/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

19 nëntor 1999

URA VAJGURორE/MASAKRA Pohon ish-shefi i krimeve Napalm mbi 5 policët

URA VAJGURORE/MASAKRA Pohon ish-shefi i krimeve Napalm mbi 5 policët Në faqen 7 Meta: Thank You Clinton Klinton me Metën dje në Stamboll (Foto: Reuters)

Shqipëria po humb tregun “Kosovë”

Reportazh Nga e dërguara jonë në Prizren Alba Malltezi Shqipëria po humb tregun “Kosovë”. Këtë e prek fort e dhimbshëm në shkretëtirën që ka pushtuar doganën e Morinit në Kukës e që kundërshtohet nga ana tjetër, me 12 kilometra rradhë, në doganën e Bllacës në Maqedoni. Andej kamionë me ndihma humanitare, vetura dhe furgonista të kosovarëve, TIR-a të tregtarëve shqiptarë apo të huaj, presin prej ditësh të futen në Kosovë. Të gjithë tashmë, prej mëse dy muajsh, kanë zgjedhur këtë rrugë, edhe pse e gjatë dhe me dy dogana. Nga Kosova kthehemi në Shqipëri pikërisht nga Morini, për të kuptuar pse Tirana, edhe këtë herë, nuk po ia del mbanë të mbajë atë që fitoi me shumë punë e zemërgjerësi gjatë krizës kosovare. Duke u afruar në doganën e Morinit,... Vijon në faqen 9

Flet Angjeli

“Çfarë do na sjellë buxheti i 2000” Në këtë projekt është parashikuar sigurimi i burimeve monetare të nevojshme për të financuar rritjen e pagave dhe pensioneve në masën 8 për qind, duke filluar nga 1 korriku i vitit 2000. Gjithashtu parashikohet një rritje e shpenzimeve... Në faqen 4

Në Johanesburg

Zogu: Vila ime për shtetin shqiptar Leka Zogu ka vendosur që vilën e tij rezidenciale në Johanesburg të Afrikës së Jugut t’ia japë shtetit shqiptar për të ngritur atje një konsullatë”. Kështu është shprehur avokati Vladimir Gërmenji që mbron në gjyq pretendentin e fronit mbretëror ndaj akuzës së “kryengritjes së armatosur” më 3 korrik ’97. Gërmenji duke folur për përgatitjet e Zogut për t’u rikthyer në atdhe,... Në faqen 6

Duka i Burgonjës “strehohet” në Tiranë

Kulturë/ Zbulimi në Galerinë e Arteve Qarkullojnë zëra se piktura ka qenë në konsullatën franceze në Shkodër - rreth 1920-30. Pas largimit të konsullatës, ajo është marrë e ruajtur me fanatizëm të madh në ndonjë familje shkodrane, të cilët kanë dashur të jenë anonimë kur e kanë shitur pikturën në Galerinë e Artit, fill pas çlirimit të vendit. Njëkohësisht ka zëra, të cilët thonë se piktura është gjendur në Pallatin e Brigadave. Ky pallat ka qenë i pajisur me së miri nga italianët (edhe me piktura të sjella nga Italia - sot ato ruhen në Galeri), pasi në të jetonte mëkëmbësi i Mbretit, Jakomoni. Dimë që familja mbretërore italiane quhet Savona nga Piemonte, dhe Duka i Burgonjës ka qenë dhëndër i rrallë. Ai ka qenë i par[a] nga familja Bourbon e Francës, cili merrte për grua një princeshë nga Savojat.... Në faqet 12-13