24/11/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

24 nëntor 1999

Festoi për Nanon bie shefi policisë

SHKARKOHET HASAN AHMETAJ "Do rrëfej sekretet e ministrit Poçi" Festoi për Nanon bie shefi policisë Në faqen 7

MUR ËSHTË : AIDS SIDA, shqiptarët e pasur kurohen fshehtas në Itali Në faqen 8

Pas 2 ditësh Shqipëria rrezikon të mbetet pa gazeta

Shqipëria mbas dy ditësh rrezikon të mbetet pa gazeta. Shtypshkronja “Demokracia” në të cilën shtypen disa nga gazetat më të rëndësishme përfshirë edhe “Gazeta Shqiptare” ka paralajmëruar ndërprerjen e aktivitetit të saj për shkak të borxheve të mëdha. “Gazetat nuk paguajnë të gjithë faturën - ka deklaruar për “Gazeta Shqiptare” drejtori Fejzi Bozgo - duke akumuluar kështu një borxh prej 200 mijë dollarë dhe nëse brenda 48 orësh nuk mbledhim së paku 80 mijë dollarë jemi të detyruar ta mbyllim.” Bozgo ka thënë se në arkë nuk ka lekë as për të paguar pagat e 15 punonjësve të tij: “Kemi në arkë vetëm 50 mijë lekë dhe kur këta punonjës të mësojnë se do të mbesin pa paga, atëherë të shihni se çfarë zhurme do të bëjnë. Nuk kemi më letër, lastra, filma dhe materialin kimik për procesin e shtypjes së gazetës - shpjegon drejtori - nuk kemi para për t’i paguar TVSH-në Shtetit dhe as për shpenzimet telefonike. Në këto kushte nuk jemi në gjendje të vazhdojmë aktivitetin. Kur i telefonoj botuesve të gazetave të ndryshme duke i’u kërkuar të paguajnë borxhet, ata nuk gjenden, nuk përgjigjen dhe unë nuk di më se kujt t’i drejtohem. Dhe kështu kam vendosur: Do të pezulloj punën.” Në shtypshkronjën “Demokracia”, veç “Gazeta Shqiptare” shtypen edhe “Koha Jonë”, “Albania”, “Republika”, “Rilindja Demokratike”, “Sport Ekspres”, “Ekonomia”, si dhe disa gazeta periodike. “Kjo është një situatë që po përsëritet prej shumë kohësh”, vazhdon Bozgo, nga fillimi i këtij viti kemi ulur tarifat tona dhe prandaj botuesit nuk kanë asnjë justifikim për të mos paguar”. Midis punonjësve të shtypshkronjës shumë ankohen se disa gazeta, megjithëse nuk paguajnë terësisht faturat e tyre i mbajnë tirazhet shumë më të larta se shitjet efektive, vetëm për arsye “prestigji”. Një prestigj që rrezikon të falimentojë të gjithë sektorin. Botuesit, nga ana e tyre, ankohen se çmimet e letrës janë shumë më të larta e po kështu edhe taksat që u vihen gazetave dhe është për këtë arsye që nuk janë në gjendje të paguajnë shpenzimet e tjera të shtypshkronjës. Mbase ka ardhur momenti që autoritetet e qeverisë, më në fund, të ndërhyjnë për të gjetur një zgjidhje.

Ekzekutohet "mbreti" i baterive

Ish-truproja e Nanos kishte ekskluzivitetin e “Varfa” Ekzekutohet "mbreti" i baterive Biznesmeni qëllohet pranë shtëpisë Në faqen 7

Tre përkthimet e fjalës politikan

PARADOKS Edmond TUPJA Një ditë, tek përktheja ja në frëngjisht një fjalim, që dikush, i cili merret me politikë, duhet të mbante diku jashtë shtetit, hasa në fjalën e Vijon në faqen 9