Në Afrikën e Jugut, zbulohet skupi në botën e kafshëve
Në faqet 12-13
Tritol shtëpisë së Nebarjit
Kulla në qeli, lirohet i biri
ATENTAT PAS ARRESTIMIT, SOT PADRINO NE GJYKATE
Në faqen 7
Elbasan, lind një fëmijë monstër
Ka lindur një fëmijë monstër. Foshnja që ka ardhur në jetë në maternitetin e Elbasanit ka shtuar numrin e çudive që burojnë nga qyteti i metalurgëve.
Në fakt kur na e thanë si lajm nuk e kemi besuar dhe menjëherë kërkuam fotografi. Foshnja që erdhi në jetë në 1.30 të mëngjesit të djeshëm ka habitur grupin e mjekëve që e prisnin. Resmi Balla dhe drejtoria e maternitetit të Elbasanit, Shpresa Dylgjëri kanë qenë duke kryer ritualin e përhershëm. I vetmi hall i tyre atë mëngjes të herët kanë qenë shqetësimet e Flutura Muratit, një vajzë 19 vjeçare që atë ditë kishte mbërritur nga fshati Mengël. Vajza nuk kishte bërë ekografinë e barrës së parë dhe ishte e merakosur nëse do të lindte djalë apo vajzë. Gjithçka tjetër kishte lidhje me disa probleme të brendshme, por që për mjekët ishin diçka që u ndodhte edhe shumë pacientëve që vinin në këtë maternitet të Elbasanit.
Vijon në faqen 11
Foto Ekskluzive
Foshnja e lindur në fshatin Mengël të Elbasanit, dje në spitalin Pediatrik të Tiranës
(Foto: Hektor Pustina)
Foshnja e lindur në fshatin Mengël të Elbasanit, dje në spitalin Pediatrik të Tiranës (Foto: Hektor Pustina)