18/09/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

18 shtator 1999

Terror në Maternitet

KERCENOJNE 6 NJEREZ TE SHIK-UT Gruas së shefit i kërkuan para në dorë Terror në Maternitet Në faqen 6

META (NUK) SHET AKSIONE

Arian Çani Kur Majko shpalli para dy ditësh kandidaturën e tij për postin e kryetarit të partisë, ai la të kuptohej se e bëri këtë i detyruar nga veprimet dhe fushata e egër që nisi rivali i tij Fatos Nano. Mbrëmë të gjithë folën për një kompromis të arritur mes Kryeministrit dhe zëvendësit të tij, Ilir Meta. Me fjalë më të thjeshta, në rastin e parë të tillë, Meta do t’i dhuronte Majkos votat e tij. Por kjo mbetet vetëm në nivelin e hipotezave, pasi vetë Ilir Meta nuk ka dalë ende - dhe kjo për të tretën ditë rresht - të deklarojë mbështetjen e tij për kandidatin Majko. Teor-kundërshtari i tij Majko po shkon drejt Kongresit pa e patur as ai vetë shumë të qartë nëse do mund të përfitojë edhe votat e FRESH-it, pra të Metës. Sepse Meta vazhdon të heshtë dhe ky akt i munguar, mundet papritur t’i lejë Majkos një shije të hidhur në momentin e fundit. Kryeministri nisi me furi të sulmojë ish-kryetarin e partisë duke i kujtuar atij 14 shtatorin dhe Kretën. Nano e akuzoi këtë të fundit se ka bashkëpunuar me Berishën për ta rrëzuar nga karrigia e Kryeqeveritarit. Në këtë histori deklaratash elektorale e akuzash të ndërsjellta brenda partisë, i vetmi që lëshon ende mister dhe mjegull është Ilir Meta. ari Ilir Meta nuk ka dalë ende-kjo për të tretën ditë rresht-të deklarojë mbështetjen e tij për kandidatin Majko. Teorikisht dhe sidomos në Partinë Socialiste ku komplekset janë shumë të pakta, fushata detyrën të deklarosh hapur se mbështet këtë apo atë kandidat. Ja sepse edhe deri mbrëmë vonë, në korridoret e Qeverisë dhe PS, shumë mendonin, madje disa ishin të bindur që Meta do të tërhiqet në momentin e fundit. Dhe kësaj here jo prej kandidimit për postin e kryetarit, por nga mbështetja për Majkon. Kështu ndërsa gara elektorale në kampin e njerëzve që sot drejtojnë ekzekutivin, duket ende e paqartë dhe e mjegullt, Nano po vazhdon “të ngrejë murin e tij” me një fushatë intensive nëpër Shqipëri. Nga Fieri në Burrel, Bulqizë e Peshkopi, Fatos Nano është duke e ngritur këtë mur pa bërë shumë përpjekje për të kërkuar aleanca e kompromise. Ndërsa se ka bashkëpunuar në derë ishin për ta rrëzuar nga karrigia e Krye qeveritarit. Në këtë histori deklaratash elektorale e akuzash të ndërsjella është Ilir Meta. Strategjia e zëvendësit të Majkos duket e menduar mirë dhe ka shumë të ngjarë që Meta të bëjë një lojë të dyfishtë duke i dhënë imazhin por jo fjalën - dy kundërshtarëve të shpresojnë mbështetjen e tij në momentin e fundit, pra në sallën e Kongresit. Në Partinë Socialiste, Ilir Meta konsiderohet si njëri prej liderëve më përkrahje të konsiderueshme dhe jo vetëm nga anëtarët e tij të FRESH-it. Këtë e dinë shumë mirë Nano e Majko, të cilët nuk do t’i thoshin me siguri JO, votave që do mund të përfitonin prej tij. Por ka shumë gjasa që Meta me një përvojë shumë vjeçare në parti e socialiste, të mos vazhdojë më të punojë në favor të njërit apo tjetrit kandidat. Para pak ditësh, FRESH-i ka kërkuar Metës të kandidojë. Meta nuk tha PO, por Meta nuk tha as JO. Meta nuk i ka shitur ende aksionet.

Nën shembullin e Gramshit

NO WEAPONS Nën shembullin e Gramshit Në faqen 20 Dje në Gramsh gjatë demonstrimit për çarmatim (Foto: H.Pustina)

DOSSIER

RREFIMI I KOÇO TASHKOS: "JU BERA PESHOESH ENVERIN" RREFIMI I KOÇO TASHKOS: "JU BERA PESHOESH ENVERIN" Në faqet 12-13

Kame zbulon të fshehtat

Publimedia ju fton te "Darka e të Marrëve" Në faqen 3