27/10/1999
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 tetor 1999

Gjakmarrja: PRO 51.5 përqind e fëmijëve

SONDAZH I EUREKES Ndërsa në 150 fëmijë veriorë, 57,1% e tyre thonë se do marrin vetë gjakun e të afërmve të vrarë — në faqet 12-13

Ministrat e

EMRAT E QEVERISË SË RE Kryesia: Ja kandidatit që refuzuan

Vlorë, rrëmbejnë një 6-vjeçar për 18 milionë

Prindërit të alarmuar Një fëmijë 6-vjeçar është rrëmbyer të dielën dhe pengmarrësit kanë kërkuar die 18 milionë lekë për lirimin e tij. Prindërit, të frikësuar nga letra kërcënuese, nuk kanë bërë denoncim në polici, por komisariati e ka marrë vesh, përmes njoftimeve në televizion dhe ka nisur punën për kapjen e rrëmbyesve. Siç duket, janë shoqëruar në komisariat 5 djem. Gjashtëvjeçari vlonjat Denis Xhelaj, i biri i një tregtari shumice, të dielën pasdite kishte dalë të luante në oborrin përpara pallatit të tij, në lagjen “Dëshmorët”, pranë Xhamisë. I rrethuar nga e motra (dy vjet më e madhe) dhe nga shokët e tjerë,

Që dje ata u bënë (ar)miq

Nanon me Metën dje në "Rogner" (Foto: H. Pustina) Nanon me Metën dje në "Rogner" (Foto: H. Pustina)

Përkthyes me shkrim e këndim

paradoks Edmond TUPJA* Fatkeqësia e shumë shqiptarëve është që dinë ende shkrim e këndim. Kjo u krijon atyre iluzionin që janë intelektualë të mirëfilltë. Ky iluzion iu forcua atyre gjatë viteve të gjata e të rënda të diktaturës komuniste. Asokohe një nga kushtet themelore për t’u bërë shkrimtar, poet a gazetar, përveç besimit politik dhe pastërtisë biografike, ishte të dije shkrime e këndim, kurse dhuntia e pasioni, merreshin të fundit në konsiderata. Rrjedhimisht, për dekada të tëra u shkruan, u botuan, qarkulluan e u lexuan libra e gazeta mediokre në të paktën tetëdhjetë për qind të rasteve. Sigurisht që sistemi komunist u shemb, por reflekset e vjetra mbeten. Madje u përforcuan me... Vijon në faqen 4