27/01/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

27 janar 2000

Financat: Dyshime për “Gërvishe Fito”

URDHËRI MINISTRIT: KONTROLL LLOTARIVE Pse s’po fiton askush çmimet e mëdha?! Në faqen 5 REPUBLIKA E SHQIPËRISË Ministria e Financave KABINETI Nr. [e palexueshme] prot. Tiranë, më [e palexueshme] 2000 Lënda: Për kontrollin e veprimtarisë së lotarisë “Gervish për të fituar” Zotit Kujtim BROVINA DREJTOR I PËRGJITHSHËM I TATIM[?] Në faqen 5

Si u dënua me vdekje pronari i dyqanit "Flora"

Ali Bakiu DOSSIER Si u dënua me vdekje pronari i dyqanit "Flora" Nuk pajtohet me metodat e Enver Hoxhës dhe largohet duke dhënë dorëheqjen. Dënohet me vdekje e më pas me 25 vjet burg. Pas 12 vjetësh dënimi lirohet e punon si magazinier Në faqet 12-13

Digjet zyra e vulave të shtetit

Defekt elektrik apo...? Digjet zyra e prodhimit të vulave e Ministrisë së Rendit. Zjarrfikësit dhe ndërhyrja e uniformave blu ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit brenda pak minutash, por, ndërkohë makineria që përgatit vulat për të gjithë vendin është dëmtuar rëndë. Krerët e Ministrisë së Rendit kanë kërkuar kryerjen e hetimeve për shkaqet e rënies së zjarrit në zyrën e rëndësishme dhe të adhuruar nga falsifikatorët. Rreth orës 15.00, në prag të përfundimit të orarit. Në faqen 6

GJUHA

paradoks Edmond TUPJA Gjuha vete ku dhemb dhëmbi, thuhet në mënyrë proverbiale. Për të shmangur këtë dukuri të pakëndshme, historikisht njerëzit (sidomos ata në pushtet) janë rrekur të gjejnë me do kush disa zgjidhje që meritojnë gjithsesi njëfarë vëmendje. Kështu, për shembull, mund të rregullohet dhëmbi, ose, më thjesht, të shkullet, që gjuha të mos të ketë ku të shkojë. Meqenëse njeriu ka dhëmballën vetëm tridhjetë e dy dhëmbë si pasuri të tundshme (apo më mirë të shkullshme) në të vërtetë gojë që natyra i ka dhënë jo vetëm për të... Vijon në faqen 20

(Majtas) Faksimile e urdhërit të ministrit të Financave për kontrollin e “Gervish për të Fituar” (Djathtas) Një prej biletave të lotarisë Faksimile e urdhërit të ministrit të Financave për kontrollin e “Gervish për të Fituar”; një prej biletave të lotarisë.