Vritet vëllai i dytë i Zanit
Breshëri në Vlorë, plagosen tre të tjerë
Në faqen 2
Kirurgjia plastike
Dhe burrat shqiptarë operojnë gjoksët
Në faqen 7
HAKLAJT arratisen
Nga i dërguari ynë në Tropojë
Artan Hoxha
Hije shtetrrethimi në Tropojë për 4 ditë me radhë. Mbi 50 forca speciale nga Tirana kanë prekur kullën e familjes Haklaj në Kërnajë. I ati dhe dy vëllezërit e Fatmirit ikin dhe fshihen aktualisht në mal
Në faqen 3
Farmak Fjalori
paradoks
Edmond TUPJA
Duke shfletuar për sëri të famshmin “Farmak Fjalor, 1981-1983” të gjetur rastësisht para ca kohësh në rrënojat e dyshimta të një kioske fatkeqe, më tërhoqi vëmendjen një kapitull i mësueshëm i quajtur “Parashikime 2000”. Po i paraqis, pra, lexuesit disa rreshta që i çmova atje e që bien erë alkool të jashtëm:
1. Në vitin 2000 vendi i shqiptarëve do të ketë në krye të qeverisë së vet dy rroje të para të pije së mirënjohur greke, uzos së paarritshme “METAkasa”. ME TA marrë vesh këtë, firma greke e kësaj pije, do të shqetësohet se mos shqiptarët kërkojnë t’ia marrin fabrikat duke i thënë: “Janë tonat, ME TApi”; por, që kjo çështje, gjatë zgjidhjes së saj, të ketë sa më pak të META, atë do të vijënë ta rregullojnë italianët që do t’u thonë grekëve: “Meta për voi, meta per noi”, sigurisht pa harruar ta venë theksin tek shkronja “a”. Pastaj, ME TAk si, të dyja palët do të shkojnë të dëgjojnë muzikë nga grupi Heavy METAL, duke ngrënë drekë në formë pikniku, majë qafës së ‘Kërrabës nga do të duket METAlurgjiku METAfizik me META stazat e tij të kuqërremta.
2. Në vitin 2000 vendi i shqiptarëve do të ketë në krye të kulturës së vet dy rrojet e para të pije së mirënjohur italiane “RAMazzoti”. Meqë kultura shqiptare do të jetë në agjërim e sipër, domethënë duke mbajtur RAMazan, firma italiane e kësaj pije, do të jetë tejet e shqetësuar...
Vijon në faqen 4