16/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

16 prill 2000

EKSKLUZIVE Rrëfen Aldo Bare Ja përse duan kokën time

“Unë quhem Alfred Shkurti, mbroj nderin e familjes sime dhe kërkoj drejtësinë e nëpërkëmbur” Në faqet 2-3 Aldo Bare dalë më 1988, e vetmja foto që disponon policia shqiptare

Dje në Lushnje

Klejdi Bano me të ëmën Dje në Lushnje

Atentat inspektorit të krimeve

Vritet një inspektor krimesh. Persona ende të paidentifikuar i kanë marrë jetën në mbrëmjen e enjtjes inspektorit të krimit, Klejdi Bano, 28 vjeç, nga Tirana. Ngjarja ka ndodhur ditën e premte në darkë, rreth orës 21.20, në lagjen “Gafurr Muça” të Lushnjes, ku persona ende të paidentifikuar kanë qëllur 6 herë mbi trupin 28-vjeçarit, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Bano ka qenë duke u kthyer nga shërbimi në shtëpinë e të fejuarës së tij, aty ku banonte prej 5 muajsh, që nga emërimi i tij në qytetin e Lushnjes. Banorët e lagjes, nuk kanë dëgjuar krismat dhe pas rreth 15 minutash, një kalimtar i rastit... Në faqen 9

Nano i shkruan letër Berishës

“Eja në Forum” Nano i dërgon letër Berishës, e cila është një ftesë për të marrë pjesë në Forumin mbarëshqiptar të partive politike parlamentare. Kjo letër i është dhënë dje të gjithë kryetarëve të partive parlamentare në Shqipëri, të majta dhe të djathta. Këtë propozim, Nano ia ka bërë më parë disa prej drejtuesve të partive kosovare dhe të shqiptarëve të Maqedonisë, ndërsa drejtuesve të partive shqiptare... Në faqen 5

Plaku vret gruan dhe nusen e djalit

“Më mërzitën jetën me sherret e tyre” DURRËS/ Autori një 83-vjeçar Më mërzitët jetën me grindjet tuaja”. Plaku i jep fund sherreve duke i “pajtuar” për gjithmonë gruan e tij dhe atë të djalit me vdekjen. Pas një dreke të zakonshme ka nisur racioni... Në faqen 16