DESHMOJNE VIKTIMAT
ISH-SHEFI i SHIK-ut
Ja si më masakroi KOSENI
Prova të reja ndaj Drejtorit të Elbasanit. Flasin njerëzit që provuan mbi kurriz dhunën e kryepolicit. Një raport i të “Drejtave të Njeriut” në Tiranë hedh dritë mbi shkeljet flagrante
— Në faqet 2-3-4
Gazmend Noga
Taulant Dedja
Irakli Koçollari, ish shefi i SHIK-ut
editoriali
DEMET E NJE MITI
Arian Çani
Edmond Koseni është 33 vjeç, thonë se është një djalë trim. Thonë se është kurajoz, i vendosur, e që nuk i dridhet qerpiku. Edmondi është me iniciativë, madje me më shumë se duhet. Thonë se është i fuqishëm fizikisht. Zoti Koseni, është Drejtor i Policisë së Elbasanit që prej muajit mars 1998 dhe shumëkush thotë se rendi në këtë provincë, madje deri në rrethinat e largëta të saj, është qetësuar jo pak. Kryepolici i kësaj zone ka një mbështetje të fuqishme - kështu thonë kolegët e tij të Tiranës - nga Ministri i Rendit Spartak Poçi. Analizat zyrtare të Ministrisë thonë se Koseni ka realizuar shpërthallimin e dy bandave më të njohura të Elbasanit, asaj të “Kateshit” e të “Mandelës”. Koseni është propozuar rreth tre muaj më parë nga Ministri Poçi në një detyrë më të lartë në Tiranë, por ai e refuzoi këtë. Fryma e krijuar prej më shumë se një viti se që pas mbërritjes së Kosenit në zonën e Shqipërisë së mesme ka rënë qetësia, duket se e ka shndërruar këtë funksionar të lartë lokal në një mit policor.
Por ky “mit” me emrin Koseni denoncohet sot, jo nga një, por nga disa persona të njohur e publike, ndaj të cilëve, vetë ai, i veshur me pushtet, ka ushtruar dhunë fizike. Gazeta sjell sot prova të reja, të cilat denoncojnë dhunën e Kryepolicit “mit” dhe ndaj të paraburgosurve (të ndaluar apo të dyshuar, por ende pa gjykuar). Gazeta i rikujton prokurorit të Kosenit se për të kuptuar shkallën e demokracisë së një shteti, mjafton të shohësh se ç’ndodh në dhomat e paraburgimit.