01/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

1 qershor 2000

Vota për Kryepleqtë: PS fiton 63 për qind

PUBLIKOHEN SHIFRAT/ Testi para zgjedhjeve Në faqen 9

Dritani dëshmonte: Ajo më merr në telefon

ERIETA E VRARË

Ndre Legisi ka përdhosur Drejtësinë!

Dhe fiton ndaj gazetarit Që nga 11 gushti të vitit ’99, Ndre Legisi - në atë kohë funksionar i lartë në Partinë Socialiste - ka përdorur të gjitha format për të dënuar gazetarin tonë të kronikës Artan Hoxha. Dhe fitore në arriti dje me vendimin e një gjyqtari të përzgjedhur nga vetë ai, duke e dënuar gazetarin (pa praninë e këtij të fundit) me 30 mijë lekë të reja. Në shkrimin e botuar në 11 gusht, emri i ish-sekretarit të shtetit për Rendin, figuroi sipas listës së krerëve të SHIR-it “i implikuar në kontrabandë”. Para se të sqaro( j)më gjithçka ka ndodhur që nga 11 gushti i vitit të kaluar dhe si arriti anë- tojë gjyqin në shkallën e parë, duam edhe një herë t’i rikujtojmë krerëve aktualë të partisë që sot ka pushtetin se “rasti Legisi” mund të shërbejë fare mirë për kuptuar fenomenin që ajo vetë e denoncon përditë “Korrupsioni në Drejtësi”. Përballë ndërhyrjeve sistematike të këtij politikani socialist për të ndryshuar prokurorin sepse i dha të drejtë gazetarit si dhe lidhjeve të dyshimta të Legisit me gjykatësin Gjoni, krerët e PS dhe të ekzekutivit e kanë më të lehtë të kuptojnë çfarë do të thotë kur politika i bën presion Drejtësisë. Gazeta e palëkundur dhe e bindur për vërtetësinë e informa-

Alibia në Prokurori pas zhdukjes së Erietës: Gruaja ime ndodhet jashtë shtetit dhe më bën presion nëpërmjet telefonit, duke kërkuar që fëmijët t’i kthej te prindërit e saj

. Në faqet 2-3

NJE DITË NE MUAJ

Paradoks . Edmond TUPJA. Një mbrëmje, kur sapo isha kthyer i lodhur nga puna, mora në telefon nënën për ta pyetur si e kishte kaluar ditën. Ajo më tregoi, ndër të tjera, se i kishte ndodhur me të vërtetë diçka e çuditshme. Ndërsa priste autobusin ose ndonjë furgon për të vajtur deri tek e motra në Tiranë të Re, para saj kishte frenuar butë një veturë, ... Vijon në faqen 13