Edmond Koseni, Drejtori i Policisë në Elbasan
Sepse e parkaloi me makinë
6 Qershor: Koseni rreh një oficer të
Kontrollorët e huaj fajtorë për vonesën
MILIONAT E RRUGËVE
Në faqet 2-3
6 Qershor: Koseni rreh një oficer të forcave speciale
. Shefi i një prej grupeve të repartit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në prefekturën e Elbasanit, A. Curri, ka rastisur në rrugën Elbasan-Tiranë, prapa makinës së Edmond Kosenit. Në faqen 5
Meta s'duhet të tërhiqet
EDITORIAL
. Meta s'duhet të tërhiqet. Zhurma e përhershme e politikës shqiptare u sfu-mua tre ditë më parë, kur Kryeministri Meta kërkoi dëbimin e firmave ndërtuese të rrugëve. Toni i tij ishte i qartë dhe i prerë. Nuk linte vend për asnjë ekuivok. Rezultati ishte i menjëhershëm. Firmat e huaja duket se e kuptuan se nuk bëhej fjalë për një show. Menjëherë nisën të punojnë me kapacitet të plotë në të gjitha segmentet e rrugëve nacionale, për të cilat kanë nënshkruar kontratat.
Për gati dhjetë vjet, Shqipëria është kthyer në “ishullin e thesarit” për grabitjen e fondeve publike. Qindra milionë dollarë janë përdorur pa ndërprerë. Por ato kanë humbur sa në gropat e rrugëve, që vijnë dhe shtohen, sa në xhepat e zyrtarëve vendas dhe mashtruesve ndërkombëtarë. Po për dhjetë vjet me radhë opinioni politik shqiptar është ngërthyer në debate folklorike, ku çdo batutë e Berishës kundër Nanos dhe anasjelltas përcillet si bëmat e Mujit dhe Halilit. Ndërkohë gjendja vazhdon të jetë po ajo. Në dimër qytetet pllakosen nga errësira, në verë zhuriten nga mungesa e ujit. Rrugët, bashkë me gropat dhe pluhurin e tyre, vazhdojnë të largojnë investitorët... Vijon në faqen 3