ROME-TIRANE
Na sulmuan sovranitetin
Pas vizitës së Amatos në Tiranë, shtypi italian shpalli një marrëveshje të çuditshme: Policia italiane do të mund të sekues trojë skafet njësoj si policia shqiptare... Shpërthejnë polemikat... Meidani: Mjaft me shpifje ndaj shqiptarëve
Pas vizitës së Amatos në Tiranë, shtypi italian shpalli një marrëveshje të çuditshme: Policia italiane do të mund të sekuestrojë skafet njësoj si policia shqiptare... Shpërthejnë polemikat... Meidani: Mjaft me shpifje ndaj shqiptarëve
Në faqet 2-3
Bashkëfajtorë dhe të fituar
editoriali
Arian Çani
Sa herë që fjala Otranto rikthehet në skenën shqiptaro-italiane, një zhurmë e madhe dëgjohet sistematikisht nga të dyja anët e brigjeve tona, por sidomos nga bregu tjetër. Incidenti i fundit në Adriatik, ku mbetën të vrarë dy ushtarë italianë të Guardias di Financa nga një skafist shqiptarë, ka provokuar edhe një herë shkëmbime akuzash, përsëritje diplomatikë të ekzagjeruara dhe një fushatë mediatike të shfrenuar e të papërgjegjshme nga ana e kolegëve tanë perëndimorë. Pardje, pas vizitës së Kryeministrit Amato në Tiranë, shtypi dhe TV-të italiane kanë “bërë kërdinë”. Dhe kemi mirë parasysh gazetat e TV-të më me zë të fqinjit tonë si “Corriere della Sera”, La Repubblica”, “Il Giorno”, “TG1”, “Canale 5”, të cilat, çuditërisht në uniformitet, s’kanë bërë tjetër veçse kanë gabuar dhe kanë keq rradhë. I janë referuar klishe-së së tyre tradicionale: “Shqipëria, vendi ku problemet nuk kanë të sosur”. Çfarë nuk kanë sajuar për t’i thënë mijëra lexuesve të tyre se “Shqipëria po kërcënon Italinë...”, se “një skafist me emrin Toto nga Vlora deklaron se skafistët kanë një bazë ushtarake me raketa të drejtuara nga Puglia...”, se “në kohën e Berishës trafiku i klandestinëve nuk ka funksionuar...”, se “Meta kërcënon opozitën italiane se duhet të ketë kujdes pasi po përdor në pushtet do të keni punë me ne...”, e kështu nuk mbarojnë komentet sa naivë aq dhe qesharake. (Kolegët tanë që jetojnë dhe informojnë në një botë më moderne se kjo jona, na bëjnë edhe kësaj here të mendojmë se nuk jemi të vetëm kur gabojmë). Natyrisht që një fushatë e tillë mediatike, me informacioni dhe konkluzionet që u dhanë, nuk korrespondonin aspak me ç’ka u tha realisht gjatë takimit Meta-Amato, ka arsyet e veta dhe të kuptueshme. Gazetarët italianë, të cilët...
Vijon në faqen 3
"Paratë e librave i humba në kazinotë e Francës"
PORTRET/ Besnik Mustafaj tregon aventurat
Në faqen 4