30/09/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

30 shtator 2000

XHORXH BUSH: JA SI E NJOH SHQIPËRINË

EKSKLUZIVE/ FLET ISH-PRESIDENTI Në faqen 12-13

Ollbrajt, mesazh sekret Berishës e Nanos

LAJMI I ORES SE FUNDIT Tepër i rezervuar është mbajtur mesazhi i numrit 1 të Departamentit të Shtetit amerikan, Madelaine Ollbrajt, dërguar kreut të PD Sali Berisha,

Qëlloni në mish po sulmuan shtetin

URDHËR GARDËS “Qëlloni në mish po sulmuan shtetin” Rreth 1300 forca të zgjedhura që ruajnë Presidencën. Kryeministrinë e Parlamentin tashmë kanë marrë me shkrim nga komandantët e tyre “viston” për të qëlluar, nëse dikush tenton të prekë “vendin”, që ka për detyrë të ruaj. Ndërkohë po dje Ministria e Rendit Publik ka konfirmuar zyrtarisht mbërritjen në Tiranë të “skuadroneve të trazirave”, paralajmëruar një ditë më përpara nga Gazeta Në faqet 2-3

e Nanos

Tepër por njëkohësisht dhe liderit socialist Fatos Nano. Deri dje në orët e vona të mbrëmjes, burime nga të dyja selitë nuk kanë preferuar të komentojnë asgjë rreth tekstit të përbashkët që, nëpërmjet përfaqësisë amerikane në Tiranë, ka mbërritur në zyrat e Berishës dhe Nanos. Ndonëse gjithçka është ruajtur me kujdes nga të dyja palët, burime të treta konfirmojnë për Gazetën se Ollbrajt, në mesazhin e saj, i kërkon Berishës dhe Nanos t’u bëjnë thirrje, secili militantëve përkatës, të tregohen të përmbajtur, të mos provokojnë në asnjë moment çrregullime si dhe të ndikojnë në ruajtjen e qetësisë, rendit publik dhe institucioneve. Gjithnjë sipas burimeve, Ollbrajt në mesazhin dërguar Berishës e Nanos mbrëmë rreth orës 20.30 minuta, duket se i është referuar edhe një herë deklaratës së një dite më parë nga Departamenti i Shtetit që ajo drejton, se të gjitha palët duhet të respektojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Në tekstin e letrës që Sekretarja e Shtetit ka dërguar në zyrat e krerëve të PD e PS, ka dhe detaje të tjera shumë të rëndësishme në favor të zhvillimit normal, të qetë dhe demokratik të zgjedhjeve në Shqipëri, detaje, të cilat ka shumë gjasa, të zbar[d]hen në orët e ardhshme. Mesazhi i Ollbrajt për Berishën dhe Nanon vetëm pak orë para votës, provon edhe një herë preokupimin dhe seriozitetin me të cilin, SHBA po ndjek zhvillimet, jo vetëm në Shqipëri por edhe në rajon.

Fushata mbaroi, nesër VOTA

Beteja e mitingjeve PS e PD i dhanë fund fushatës dje në të njëjtin shesh të kryeqytetit. Brima, akuza e postera të grisur Në faqen 4-5

Nga sulmi i armatosur ndaj kryeministrisë në 14 shtator 1998