11/10/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Gazeta Shqiptare

11 tetor 2000

MASHTRIMI

Mjeshtri i falsifikimeve që tërboi ambasadën e SHBA Arrestohet pas 4 muajsh ndjekje nga agjentët e policisë. Mihal Gjoka kishte siguruar dhe vulën e Departamentit të Shtetit. Kush është njeriu që ka alarmuar gjithë konsullatat në Tiranë Në faqen 3

Përse i duhet Nanos Himara

editoriali Arian Çani Lufta për të glabëruar shumicën e elektoratit në Himarë mes PS dhe PBDNJ po bëhet gjithnjë e më e egër, kryesisht nga ana e socialistëve ku kryetari i tyre Fatos Nano e ashpërsoi edhe më shumë gjuhën politike, duke akuzuar partinë e Melos si një strukturë, siç e konsideroi ai, “me militantë kriminelë”. Kjo retorikë nuk u dëgjua rastësisht dhe papritur, por pas reagimeve diplomatike që mbërritën pak ditë më parë nga Athina. Ministri i Jashtëm grek Papandreu i tërhiqte vëmendjen Tiranës zyrtare të bënte kujdes me Himarën, pasi sipas Athinës, atje kishte pasur parregullsi në votimet e 1 tetorit dhe një prezencë të tepruar policore. Deklarata e Papandreut, e cila u la në hije dhe e Metës në Kryeministri e më pas në të Nanos në parti, është analizuar me urgjencë në një mbledhje të kryesisë socialiste, e cila rezultoi me një vendim të prerë se PS duhet ta fitonte Himarën me çdo kusht. Ndërsa kreu i PBDNJ, Vasil Melo, nga ana e tij, ka preferuar, të paktën deri mbrëmë, të mos u përgjigjet me të njëjtën gjuhë agresive atyre që ai i quan “aleatë në koalicionin qeverisës”. Sportisti i njohur Pirro Dhima, i cili ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit minoritar në Himarë, dërgoi disa autobuzë e një traget me emigrantë nga Greqia, të sponsorizuar nga ai vetë, për votimet e balotazhit këtë të dielë. Kjo duket se ka nxitur edhe më tej “inatin” e PS, e cila bëhet papritur promotore e krijimit të një Komiteti me emrin “Aleanca për Himarën” ku përfshihen të gjitha partitë përveç PBDNJ. Madje edhe PD, e cila bën pjesë në këtë Komitet, mësohet t’i ketë bërë thirrje të vetëve të votojnë për kandidatin socialist... Vijon në faqen 2

DOSSIER

MYSLYM KETA, KOLONELI QË DO VRISTE ENVERIN Në faqen 12-13

A DO HYJE PD NE BALOTAZH?

LIMPREHT TAKON BERISHEN E MUSTAFAJIN Në faqen 4

Historia e dy motrave

“Duhani vrau prindërit tanë” Arlinda dhe Ne v ila Pupi nisën paraditen e së hënës fushatën, por në shtëpi gjetën nënën e vdekur. Vuante nga kanceri, ashtu si edhe i ati. “Gjithë jetën kanë tymosur” Arlinda dhe Nevila Pupi nisën paraditen e së hënës fushatën, por në shtëpi gjetën nënën e vdekur. Vuante nga kanceri, ashtu si edhe i ati. “Gjithë jetën kanë tymosur” Në faqen 11

IOM TE PUNOSH NE ITALI

IOM TE PUNOSH NE ITALI Lista emërore e personave që do të intervistohen Në faqen 18